Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar shkarkimin e një punonjës burgu në qytetin e Durrësit. Punonjësi i burgut, i cili u shkarkua është Kreshnik Dervishi, ndaj të cilit ka pasur një denoncim për dhunë në familje.
Mësohet se në lidhje me këtë rast,ministri Manjani ka kërkuar që Kreshnik Dervishi të vihet para drejtesise, pasi persona të tillë nuk mund ti shërbejnë publikut kur nuk i shërbejnë familjes.