Pas arrestimit të dy personave nën akuzën e shpërndarjes së narkotikëve, ku njëri prej tyre ishte punonjës i policisë së burgjeve, ka reaguar Ministri drejtësisë Manjani, i cili ka shkarkuar këtë të fundit nga detyra.
Elton Lala, 30 vjeçar, punonte si gardian në paraburgimin e 313, në rrugën Jordan Misja.
“Ky punonjës duhet të vihet sa më parë përpara drejtësisë”, ka deklaruar ministri Manjani.
Ai u arrestua më herët gjatë ditës me një bashkëpunëtor duke shpërndarë kanabis në zonën e Farkës, në dalje të kryeqytetit.