Ndërsa pak ditë para betimit Presidenti Meta dorëzoi mandatin, Kuvend i kërkon KQZ që të zëvendësojë mandatin e tij.
Në listën e LSI, pason Ylli Manjani dhe Ardit Çela
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Ylli Manjani ka refuzuar shkresërisht mandatin e deputetit.
“Nuk mendoj të bëj politikë në një parlament të vdekur”, është shprehur Manjani.
E në këto kushte pritet që mandati t’i kalojë kandidatit Ardit Cela i pesti në listën shumëemërore. /b.d