• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manjani me avokatët penalistë: Reformë të thellë Kodit

by A R
18/03/2016 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ripërsëriti edhe sot qëndrimin e tij se Kodi penal duhet rishkruar nga fillimi. Ai kërkoi dhe reformë të procedurës penale.

Gjatë Konferencës së tretë Kombëtare të së drejtës Penale të organizuar nga  Shoqata Avokateve Penaliste te Shqiperise, SHAPSH  Ministri Manjani tha se drejtësia penale ka shumë probleme. “Më duhet të konstatojë sëbashku me ju, si pjesë e këtij sistemit që drejtësia penale ka probleme. Ka defekte dhe kjo jo për shkak vetëm të njerëzve, por të një sërë procedurave dhe vetë kodit penal”, tha Manjani.

Salla e gjyqit dhe avokatët duhet të jenë në shërbim të qytetarëve, vijoi Manjani. “Ministri Drejtësisë nuk jep drejtësi, jep shërbime. Ai i ofron qytetarëve mundësi për të qenë pranë drejtësisë, por nuk merr vendime gjyqësore. Sistemi penitenciar sot ka kakofoni mendimesh. Kështu një person për të cilin ka prova të cilat e gozhdojnë atë, atëherë ai duhet dënuar dhe mbajtur në qeli, ndërkohë për dikë që këto provat nuk gozhdojnë dikë, atëherë nuk duhen mbipopulluar paraburgimet. Sot ne dënojmë me kohë të ndryshme burgimi persona që kanë kryer vepra të ngjashme penale. Shikoni këtu ç’bëhet me armëmbajtjen pa leje. Gjyqtarët vlerësojnë sipas rastit dhe japin vendime të ndryshme. Jam dakord për të forcuar dënimet, por në krahun tjetër kemi jetën e qytetarët. Prandaj them se duhet një reformë e gjerë në kodin penal, duhet rishkruar dhe duhet që rishkrimi I këtyre ligjeve të kenë sens logjik e të kuptohet qartë nga të gjithë qytetarët, e jo më juristët. Duhet që ligjet të kuptohen dhe të interpretohen nga të gjithë njësojë, si nga qytetarit ashtu dhe nga gjykatësi, duke përfshirë të gjitha hallkat”, tha Manjani.

Ai tha se nëse një person arrestohet për armëmbajtje pa leje duhet çuar menjëherë në gjykatë dhe jo të zvarriten çështjet. “Duhet rishikim edhe të procedurës penale. Nuk duhen mbajtur njerëzit pa fund në dhomat paraburgimit, ku ka mbipopullim dhe kosto të larta. Qytetari që kapet me armë në duar, flagrancë, atëherë një orë e më parë në gjyq dhe menjëherë në vendim, në të kundërt mos të policia gjykatë e të mbaj në burg njerëz, kur gjykata nuk vendos”, tha Manjani.

Ministri Drejtësisë tha se Gjykatat dhe avokatët duhet të kenë parasysh dhe rastet e veçanta, si gratë e fëmijët, apo një rast specifik, që mund të trajtohet edhe nga shërbimi provës, apo dënime të tjera alternative. Drejtësia Penale: Më duhet të konstatojë sëbashku me ju se drejtësia penale ka probleme. Nuk është aty ku duhet. Sot në sistemin penitenciar shqiptarë ka probleme, jo vetëm nga njerëzit, por në tërësi ka defekte. Vetëm tek çështja e armëmbajtjes pa leje ka kakaofoni.

Next Post

Dortmund-Liverpool luajnë në çerekfinale të Europa Ligës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

November 7, 2026
SHBA ultimatum partnerëve: Ndërprisni tregtinë me Nikaraguan, Rubio: Diktaturë e egër -

Rubio forcon kontrollin mbi Departamentin e Shtetit: Sjellja joetike do të çojë në shkarkim

November 7, 2026
Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

November 7, 2026
Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

November 7, 2026
Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

November 7, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Bankat do të përdorin kolateralin e qytetarëve për kredi

November 7, 2026
Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

November 7, 2026
“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

November 7, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Politika në fazën më populiste të saj

November 7, 2026
Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In