• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manjani: Jam i bindur, KE do të hapë negociatat me Shqipërinë

by Java News
18/10/2016 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur i bindur se Komisioni Europian do të hapë dritën jeshile për çeljen e negociatave për Shqipërinë në raportin e 9 nëntorit.
Në një konferencë për mediat për punën një vjeçare në krye të ministrisë së Drejtësisë, Manjani tha se Reforma në Drejtësi ishte një nga kërkesat kryesore nga Brukseli, e cila u miratua dhe tani pritet zbatimi i saj.

“Për pak ditë shpresoj që edhe KE t’i japë mundësi Shqipërisë për celjen e negociatave, pritet një rekomandim pozitiv, pasi detyra kryesore ishte reforma në drejtësi.

Shqipëria i ka kryer detyrat dhe me shumë gjasa rekomandimi do të jepet nga KE për Shqipërinë.

Jetojmë në një moment kur edhe BE ka problemet e veta të brendshme.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese ishte përgjigja më e mirë për skeptikët. Shqipëria dhe garanci maksimale, që reforma, jo vetëm u bë, por tashmë është garanci themelore.

Nuk përjashtohen që mund të ketë pasur edhe gabime në ndryshimet kushtetuese, por e rëndësishme është që u miratua dhe të zbatohet.

Jam i bindur që do të marrim rekomandim pozitiv për celjen e negociatave, kushtet pastaj janë cështje tjetër“tha ai.

Përsa i përket ligjit të pronave, ministri vlerësoi opinionin e Komisionit të Venecias.

“Vlerësimi i Komisionit të Venecias për ligjin e pronave, i kënaqshëm. Në vitin e fundit është bërë një punë voluminoze.

34 ish-pronarë sot kanë mbyllur dosjet njëherë për t’u kompensuar, do të vazhdojë puna me të njëjtin ritëm dhe kemi rënë dakord që në 10 vitet e ardhshme kjo punë të mbyllet.

Theksin e kemi vendosur te kthimi fizik, aty ku prona është e lirë. Ligji i pronave rregullon edhe klimën e biznesin.

Komisioni i Venecias na ka mbështetur, shpresojmë që edhe Gjykata Kushtetuese të bëjë ratifikimin.

Gjykimi Kushtueses ishte dhe mbetet vlerë e shtuar, ata që u ankuan bënë shumë mirë.

Gjithçka është shteruar në mënyrë të plotë, pasi me vendimin e Venecias mori një zgjidhje përfundimtare“.

Përsa i përket ankesave për çështjet gjyqësore, Manjani tha se nuk mundet që të ndërhyjë në punën e gjyqësorit dhe se e vetmja gjë që mund të bëjë janë procedimet.

ma.me

Next Post
I penduari italian: ‘Ndrangheta korruptoi qeverinë e Berishës për tenderin 18 mln euro

I penduari italian: ‘Ndrangheta korruptoi qeverinë e Berishës për tenderin 18 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In