• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I penduari italian: ‘Ndrangheta korruptoi qeverinë e Berishës për tenderin 18 mln euro

by Java News
18/10/2016 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi mafioz italian ‘Ndrangheta ka korruptuar dy zyrtarë shqiptarë në vitin 2011 për të marrë tenderin e një autostrade me vlerë 18 milionë euro. I penduari i drejtësisë italiane ka rrëfyer si si u vunë në kontakt me zyrtarët shqiptarë. Premtimi për ryshfetin 10 përqind të shumës si dhe ndërmjetësimi i policit që i kishte marrë 10 mijë euro boss-it të mafias për t’u lidhur me zyrtarët që do të jepnin tenderin.

“Grupi mafioz italian ‘Ndrangheta nuk kishte qëllim të bënte biznes vetëm në Modena, Parma apo Mantova por edhe të shtrihej jashtë vendit”. Është kjo dëshmia që ka dhënë i penduari i hetimeve “Aemilia”, Pino Giglio, i cili u dënua me 12 vjet e 6 muaj burg.

Giglio, biznesmen 49 vjeç, është dyfish i lidhur me familjen Bianchini di San Felice. Është dëshmuar tashmë se shoqëria xhironte para të pista ku më pas u tërhoq edhe Michele Bolognino.

“Giglio dhe Bianchini ishin të gatshëm të pasurohen edhe me një biznes të rëndësishëm në Shqipëri”, vijon dëshmia që ka dhënë biznesmeni gjatë hetimeve të cilat ende nuk janë përmbyllur. Duket që grupi mafioz ‘Ndrangheta ishte gati të hidhej në biznesin shqiptar.

Pikërisht në Shqipëri Giglio dhe një tjetër person i quajtur Paquale Rilo krijuan një shoqëri, ‘Italcantier’, së bashku me një shqiptar të quajtur Refat Muzhaqi. Së bashku ishin gati të futeshin në një biznes fitimpurës duke i paguar ryshfet dy zyrtarëve të qeverisë siç dëshmon italiani Giglio.

E kur të nënshkruhej kontrata do të likuidoheshin me 10% të vlerës totale. Duke qënë se flitet për kantierë me vlerë rreth 18 milionë euro është e qartë që edhe shifra do të ishte edhë më e madhe.

Në aferën shqiptare përfshihet edhe Augusto Bianchini i cili është pyetur për lidhjet e tij për ndërtimin e një autostrade afër kryeqytetit shqiptar Tiranës.

I pyetur Giglio thotë se bëhet fjalë për një aferë të vitit 2011 dhe se ishin projekte që ishin bërë së bashku me Bianchinin. Sipërmarrësi e dinte mundësinë e pasurimit e dinte dhe përfshirjen e Rillo por nuk u tërhoq nga ku plan dhe as nga projekti në autostradën Salerno-Reggio Calabria, dëshmon Giglio.

Ai është shprehur se ai dinte si të lëvizte për të bërë një punë të tillë. Edhe vetë Binachini si një biznesmen që e njeh mirë këtë fushë, pasi projektoi planet shtroi disa pyetje teknike për të parë nëse kjo punë do të ishte fitimprurëse. Donte të dinte si ishte situata morfologjike e tokës. Për këtë arsye grupi i Giglio udhëtoi drejt Shqipërisë.

Në atë kohë në avionët që udhëtonin nga Bolonja dhe Milano drejt Shqipërisë ishte gjithmonë një polic, i cili sipas Giglio ishte gjithmonë në kontakt me shqiptarët dhe kishte thënë se është paguar me 5% të vlerës së kontratës.

Sa i përket kantierit të ndërtimit në austostradën pranë Tiranës vetëm Bianchini kish mjetet e duhura për ta përdorur dhe për këtë arsye ‘Ndrangheta mendoi për të. Por mesa duket ky biznes nuk u konkretizua asnjëherë edhe pse pati ankesa nga pala shqiptare. Marrëveshja mesa duket nuk u arrit pasi pati zënka mes Riillo dhe policit i cili i detyrohej 10 mijë euro.

Shqiptarja/d.i.

ndr-copy

2-copy

 

Next Post
Aktorja ​Matilda Makoçi rikthehet në skenë, por për një ekspozitë

Aktorja ​Matilda Makoçi rikthehet në skenë, por për një ekspozitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin dhe kulturën, çfarë parashikon ligji i ri?

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In