• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manjani: Gjyqtarët e korruptuar? Nuk kam asnjë listë me emra nga ambasada e SHBA

by A R
18/03/2016 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një intervistë për gazetaren Klodiana Lala të News 24 shpreh bindjen se palët politike do ta gjejnë vullnetin për të miratuar ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi.

Sipas tij, nëse miratohen ndryshimet kushtetuese përmbyllet edhe reforma brenda këtij viti. Manjani është treguar kritik nga Gjykatës së Krimeve të Rënda lidhur me vendimin për lirimin e Domart Konjarit, i dënuar nga autoritetet franceze për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, gjithashtu i dyshuar si i përfshirë në 8 vrasje.

Komisioni i Venecias e ka thënë fjalën, topi mbetet në duart e politikës shqiptare. A do ta gjejë politika konsensusin për reformën në drejtësi?
Nuk kam asnjë arsye të mendoj të kundërtën. Unë jam shpresëplotë që ne do kemi dakordësi për të miratuar ndryshimet kushtetuese në të gjithë hapësirën konsensuale. Dokumenti është i plotë, brumi mbi të cilin mund të gatuhet një draft i pranueshëm dhe konsensual është i plotë. Nuk ka asnjë pengesë që të bëhet i mundur fillimi i kësaj reforme duke u miratuar ndryshimet kushtetuese.

A mendoni se duhen bërë ndërhyrje të tjera në draft?
Mund t’ju them se si ministër jap gjithë kontributin tim sa herë ftohem dhe çmohet nga ana e komisionit të posaçëm. Kur të jem jurist mund të jap ndonjë kontriburt më shumë.

Mazhoranca ka kundërshtuar ndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit. Cili është mendim juaj?
Nuk e di pse fryhet kjo situatë, rëndësi ka reforma. Kjo është shumë e rëndësishme. Sidomos në kushtet kur Venecia e ka paraqitur qartë.

Ministria e Drejtësisë ka konstatuar shkelje për 12 prokurorë dhe keni nisur edhe procedimin disiplinor. A keni gjetur mbështetjen e kryeprokurorit për këtë?
Çdo vit Ministri i Drejtësisë bën një raport analitik për shkak të detyrës që ka me shërbimin e prokurorisë. Ajo që unë dua të theksoj është se ka disa tema që duhet ti shohim pak më mirë edhe në kontekstin e reformës në drejtësi. Kam qenë dhe mbetem kritik me shërbimin e akuzës penale. Në burgje më shumë se gjysma e personave janë të padënuar. Koha e paraburgimit është e gjatë, kjo tregon jo efiçencë në hetimin penal. Të gjejmë zgjidhje, janë të shumanshme.

Edhe në kuadër të reformës në drejtësi ne të vendosim dy parime. Të vendosim gjykime të drejtpërdrejta dhe gjykime të pandërprera i diskutuar shumë por pak i zbatuar. Gjykimet e drejtpërdrejta, nëse personi kapet me armë pa leje, të dalë direkt në gjyq, s’ka pse të zgjatet. Kur kapesh në flagrancë, duke i dhënë makinës në gjendje të dehur. Unë mbështes këto lloj procedurash që njerëzve mos t’u zgjatet agonia. Nuk është vetëm çështje kostosh por të drejtash njeriu. Është kosto e çështjes së funksionimit të shtetit. Japim kështu edhe kulturën e ndëshkueshmërisë. Sigurisht nuk është gjithçka burgu. Ne kemi promovuar edhe shërbimin e provës, po nuk është e thënë dreqi e mori që për një person që nuk ka rrezikshmëri ta izolosh në burg dhe ta çosh në universitetin e kriminelëve.

Ne po shkojmë në disa ekstremitete. Vendimi i gjykatës së Francës i duket i tepër gjykatësve tanë. Ajo që ka ndodhur në gjykatën e krimeve të rënda, kur diskutohet një vendim i gjykatës franceze është e papranueshme. Po shkojmë në disa ekstremitete. Që nuk njohim as gjykata me të vlerësuara. Ekstremitete lokale, mbahen në burg persona që mund të mbahen në shërbim prove.

Unë nuk po rri, përpiqem dhe bëj gjithçka kam në dorë. Nuk është gjithçka e thjeshtë. Ministri i Drejtësisë nuk jep drejtësi, është shërbëtori i drejtësisë. Jam menaxher i shërbimeve ligjore. Mund të jem dakord me shumë qytetarë të Republikës së Shqipërisë që ndihen të fyer nga drejtësia, por çfarë ndodh: Nuk kam autoritet që ta ndryshoj vendimin e gjykatës. Dhe për hir të çështjeve e parimeve të së drejtës mos e pastë kurrë këtë të drejtë. I vetmi instrument që të ndryshojë vendimin e gjykatës është një gjykatë më e lartë.

Përmbajtjen e vendimin megjithëse mund të jem i bindur se është i padrejtë nuk e ndryshoj dot. Përgjegjësia e Gjykatës, çfarë ka në dorë ministri. Bën verifikimin e kërkesës. Si ishte paraqitja në sallën e gjyqit, oraret. Ministri nuk i hyn dot, nuk e çojmë dot gjykatësin në procedim disiplinor. Ministri nuk fut njeri në burg, autoriteti është gjykata. Kjo është ajo që na e vështirëson pak situatën dhe mënyrën e komunikimit me qytetarët. Ne bëjmë maksimumin. Ajo që kam sot në tryezën e punës, për 340 gjykatës duhet të kem mi 700 inspektorë që ti çoj në sallën e gjyqit. I falënderoj gjithë qytetarët që i shkruajnë MD por na mirëkuptoni se nuk mund të ndryshojmë vendimet e gjykatës.

Duhet të flasim për gjyqtarët e korruptuar. A keni patur bashkëpunim me ambasadën?
MD ka të drejtën ekskluzive për të kërkuar procedim disiplinor për çdo gjyqtar që cenon figurën e një zyrtari të shtetit. Kam shprehur gatishmërinë që të çel procedurë disiplinore për çdo gjykatës që ka të dhëna. Nuk kam listë me emra nga ambasada. Lista spekulim mediatik. Kam shprehur gatishmërinë time që në bazë të ligjit të interpretoj me pozitivitet që çdo kujt që i refuzohet viza për shkak të partneritetit me SHBA të mos diskutoj më fare por ta çoj për procedim disiplinor. Është gatishmëri publike. Pjesa tjetër spekulim mediatik.

KLD në mbledhjen e fundit pati një vendim unison për kreun aktual me 8 vota pro dhe aq kundër rivalit të tij. A keni një mendim se KLD është shndërruar një garnizon ushtarak?
Unë jam anëtar i KLD-së, nuk kam koment për votimin në fjalë. Jam vendime që merren në kushtet e konfidencialitetit. Ka patur një proces të rregullt, një rezultat këtu mbaron kjo histori.

Ju propozuat shtimin e trupës në Gjykatën Administrative të Apelit. Problemi më i madh është infrastruktura, a keni patur kontakte me KLD-në dhe Presidentin se ku do të punojnë këta gjykatës që janë shtuar?
Gjykata Administrative u krijua për të vepruar shpejt. Në atë fillim pati sukses se gjyqet po bëheshin shpejt por me kalimin e kohës kur transferoi çështjet e punës etj., kjo Gjykatë u mbingarkua, kjo e solli  në një sistem të bllokuar. Ka ende çështje të 2014-ës që nuk shqyrtohen dot. Ndër masat e mia të para ishte të propozoja shtimin e dy trupave gjykuese u bë, u miratuan dhe dekretuan. Kemi një trupë të shtuar. Ka edhe një godinë të re të përkohshme pranë ish Ministrisë së Mjedisit. Qëllimi im ka qenë të zhbllokohet kjo gjykatë. Ka edhe vështirësi. Asgjë nuk zgjidhet shpejt e kuptoj që gjërat duhet të ishin bërë dje por nga ne do marrë kohën e nevojshme. Kemi vështirësi me burimet njerëzore edhe tek gjykatat e Shkallës së Parë.

Besoni që do përmbyllet brenda këtij viti?
Kemi dy projekte të mëdha ndryshimet kushtetuese që duhen miratuar një orë e më parë, duke i dhënë rëndësinë e nevojshme atyre dhe ne do ta bëjmë sa më shpejt. Janë edhe 40 ligje të rëndësishme që duhen riparë, ribërë dhe rishikuar. Pjesa pas ndryshimeve kushtetuese duhet të mbyllet para këtij viti. Që në fillim këtë kam theksuar, çfarë sistemi do bëjmë për njerëzit që t’ua bëjmë jetën më të thjeshtë. Kjo është situata ku jemi. Ka shumë pak rëndësi, kush do jetë kryeprokuror apo gjykatës, i intereson salla e gjyqit marrëdhënia me avokatin do një copë letër, një panoramë që të fillojnë të kuptojnë çfarë është e lejuar dhe çfarë jo. Mbetem i fokusuar tek kjo temë.

Next Post

Gjykimi i Sheshelj, Haga përpjekje për të zgjidhur gabimin e vet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetët e PD do ngujohen në Parlament? Gazetari zbulon skenarët e mundshëm nga protesta e opozitës

March 11, 2026
“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

“Ahmetaj”, kur apartamenti 300 milionësh flet më shumë se avokatia e Gazment Bardhit

March 11, 2026
Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In