• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manja: Vettingu? Opozita nuk votoi sepse ka interesa politike

by A R
01/09/2016 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Anëtari i Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi, Ulsi Manja ka deklaruar se megjithëse gjyqtarët që japin dorëheqjen nuk do ti nënshtrohen vettingut, ata mund të hetohen nga organet e drejtësisë nëse kanë shkelur ligjin.

Manja për Report TV, theksoi se vettingu është një proces hetimi administrativ. “Gjyqtarët që japin dorëheqjen nuk i nënshtrohen vettingut, por kjo nuk është një lloj amnistie.

Vettingu është një proces hetimi administrativ. Dorëheqja duhet të depozitohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e vettingut. Mund të ketë shumë arsye për dhënie dorëheqje.

Gjyqtarët që nuk i nënshtrohen vettingut, mund të hetohen më pas nga organet e drejtësisë”, deklaroi Manja.

Manja theksoi se PD do e cojë ligjin e vettingut në kushtetuese. Sipas tij, PD e ka bërë të qartë këtë në Komisionin e Reformës, pasi deklaroi se do ankimojë ligjin.

Ankimimin në Kushtetuese i Vettigut, Manja e sheh si strategji politike të PD.

“PD do e çojë ligjin në kushtetuese, e tha qartë në komision. Në morëm në konsideratë një pjesë të amendamenteve. Dërgimi në kushtetuese është pjesë e strategjisë politike të PD.

Vetëm një vendim për pezullimin e ligjin e ndalon vënien në punë. Nëse nuk ka vendim, ankimimi nuk e pezullon zbatimin e ligjit. Pretendimet e opozitës janë antikushtetuese”, deklaroi Manja.

Sipas deputetit socialist mosvotimi i vettingut nga opozita ishte një vendim politik. Ai synonte shtyrjen në kohë të zbatimit të reformës në drejtësi.

“Bojkoti i opozitës ishte politik. Opozita bashkoi votat me 22 korrik, atë natë mbaroi loja politike. 7 projektligjet i hapin rrugë zbatimit të reformës.

Opozita nuk votoi sepse ka interesa politike dhe do të shtyjë në kohë miratimin e reformës. Thelbi i reformës në drejtësi është vettingu.

Opozita synonte bllokimin e ligjit për të shtyrë zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.  Ligji i vettingut është tërësisht procedural. 90% e tij është e zbërthyer në aneksin kushtetues.

Ligji edhe mund të mos ishte miratuar, pasi aneksi kushtetues është i qartë se si mund të bëhet rivlerësimi i gjyqtarëve. Por ne vendosëm që të banimin ligjin e vettingut”, deklaroi Manja.

Deputeti i PS deklaroi gjithashtu se me miratimin e ligjit nis menjëherë zbatimi i tij. Çdo gjyqtar e prokuror i nënshtrohet vettingut pa asnjë përjashtim dhe procesi do të monitorohet nga ndërkombëtarët.

Procesit mund ti nënshtrohen edhe gjyqtarët që janë shkëputur 3 vitet e fundit nga sistemi. Nëse kalojnë testin mund t’i bashkohen sërish drejtësisë.

“Ata që do të bëjnë vettingun do vëzhgohen nga OMN, do kenë akses në çdo database. Me hyrjnen në fuqi të ligjit, çdo gjyqtar e prokuror i nënshtrohet vettingut pa asnjë përjashtim.

Këtij procesi mund ti nënshtrohen edhe ish-gjyqtarët që janë shkëputur 3 vitet e fundit nga sistemi. Këta i nënshtrohen vettingut me kërkesën e tyre dhe nëse kalojnë procesin mund të bëhen pjesë e sistemin.

Brenda 30 ditëve plotësohet formulari i pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Është detyrim. ILKPDI brenda 180 ditë verifikon deklaratën e pasurisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, deklaroi Ulsi Manja.

Next Post
Para se të humbni virgjërinë, lexoni këtë!

Para se të humbni virgjërinë, lexoni këtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com