• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Manipulimi i provave nga eksperti, skandal me një aksident në Elbasan

by Java News
27/12/2016 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “STOP” sjell një rast absurd sesi mund të manipulohen provat e një aksidenti. Luan Qatipi, një qytetar nga Elbasani tregon se në 1 shtator 2016, ka bërë një aksident me makinë. Pas veprimeve të para prokuroria nisi hetimet, por në mënyrë të dyshimtë, prokurori i çështjes Binas Nina mbylli çështjen. Dokumentat e siguruara nga “STOP” nxjerrin në pah një sërë parregullësish. Eksperti i parë, nxorri fajtor shoferin e automjetit tip “Ford Fokus”, por prokurori mori për bazë konkluzionin e një tjetër eksperti të pajtuar nga shoferi fajtor. Në morinë e parregullësive rezulton edhe se automjeti “Ford Fokus”, nuk kishte patur as siguracion dhe as kolaudim, në kohën e aksidentit. Shkeljet i argumenton edhe eksperti i pavarur Fatmir Hasho.

“Unë vija nga drejtimi i rrugës kryesore ndërkohë mjeti tip “Ford” me targa AA 898 GP më pret rrugën. Terreni ishte i lagësht dhe nuk u mundësua frenimi i mirë i makinës. Deri tani u bënë gati pesë muaj, që asgjë nuk është zbardhur nga ky aksident. Janë bërë disa shkelje, të cilat duken haptazi në dokument”, thotë qytetari.

Menjëherë pas aksidentit çështja mbërrin në prokurorinë e Elbasanit ku i caktohet prokurorit Binas Nina.

“Ekpertiza e parë që doli, fajin më të madh e kishte shoferi tjetër. Personi që unë bëra aksidentin është ankimuar për të bërë ekspertimin e dytë”.

Ekspertiza e dytë kë nxjerr fajtor?

Ekspertiza e dytë është munduar mua të më nxjerrë fajtor me padrejtësinë më të madhe, ku ka thënë jo shpejtësia, e ka quajtur kryqëzim atë vend, ndërkohë që aty nuk është i tillë është degëzim dhe e ka quajtur rrugë me dy përparësi. Rruga ku unë po lëvizja është rrugë kryesore, ndërsa tjetra është rrugë tretësore. Kështu e njeh edhe Bashkia, ku unë kam marrë skicën e plotë dhe sesi Bashkia e njeh këtë rrugë ku është bërë aksidenti.”
Eksperti – Çfarë është kjo?

Gazetari – Po çfarë është kjo pra? Na e shpjego se nuk e kuptojmë.

Eksperti – Ka ngelur aty.

Gazetari – Si?

Eksperti – Ka ngelur te kompjuteri.

Gazetari – Si ka ngelur? E ka kaluar…

Eksperti – Edhe prej kësaj tani ai që është pa faj.

Gazetari – Kush? Olsioni?

Eksperti – Këtu nuk diskutohet Olsioni.

Gazetari – Rruga që ecte automjeti “Audi A4” ka qenë parësore.

Eksperti – Si është parësore?

Gazetari – Parësore, kemi pyet Policinë Rrugore. Ne e kemi marrë nga bashkia dhe Policia Rrugore.

Eksperti – Me shkresë?

Gazetari – Me shkresë, e kam këtu. I ke emërtuar të dyja rrugët me të njejtin emërtim.

Eksperti – Po e pra, me të njejtën rëndësi. Të të njejtës shkallë rëndësie.

Gazetari – Që do të thotë?

Eksperti – Të barabarta. Nuk ka kryesore, dytësore.

Eksperti 2 – Kjo rrugë është rrugë dytësorë ndërsa kjo është kryesore. Ky kur del nga dytësorja për të hyrë këtu, do shikojë, do i japi përparësi këtyre që janë drejt.

Eksperti – Kur i afrohesh kryqëzimit, duhet të kesh kujdes. Po në qytet tani…

Gazetari – Po nuk është kryqëzim aty.

Eksperti – Ore, fjala kryqëzim nuk do të thotë që është kryqi i Jisu Krishtit. Kur trajektoret e mjeteve ndërpriten, përparësi do t’i japësh krahut të djathtë.

Eksperti 2 – Atje s’ka kryqëzim fare njëherë dhe nuk vihet në… Atje ku s’ka kryqëzim, nuk vihet ky neni i kryqëzimit. Ky nen vihet atëherë kur ka kryqëzim dhe aty të jap përparësi që je në të djathtë dhe atë ta jap kur mbërrijmë të dy njëherësh në kryqëzim.”
fatmir-hasho
Ndërkohë eksperti i pavarur Fatmir Hasho jep argumentin e tij për këtë rrugë, në të cilët thotë se nëse je në rrugën më të ngushtë, përparësi ka mjet që është në rrugën kryesore. “Duke e parë dhe duke e njohur edhe në realitet nuk kemi të bëjmë fare me fjalën kryqëzim, pasi kryqëzimi ka të paktën katër drejtime. Nuk kemi të bëjmë me degë kryqëzimi, por në opinionin tim kemi një drejtim në formë “V”- je. Parimi i krahut të djathtë është determinant në çdo krah. Në rastin konkret meqënëse nuk ka pasur asnjëlloj sinjalistike është detyrimisht për të rregulluar trafikun në këtë zonë një gjë shumë e mirë mund të ishte një rrethrrotullim, ku në hyrje dhe në dalje të tij të vendosen edhe tabelat që kemi të bëjmë me rrethrrotullim”, thekson Hasho.

Next Post
Shkarkimi i Kokëdhimës, Xhaçka: Fliste me gjuhën e opozitës, nuk mund ta lejonim brenda PS

Shkarkimi i Kokëdhimës, Xhaçka: Fliste me gjuhën e opozitës, nuk mund ta lejonim brenda PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

October 21, 2026
Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

October 21, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

October 21, 2026
Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

October 21, 2026
“I shkova tek varri dhe i thashë…”, Mark Marku tregon porosinë e Nënë Terezës për Bill Clinton

Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

October 21, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Kina kërcënon Britaninë me hakmarrje tregtare nëse rrit tarifat për automjetet elektrike

October 21, 2026
Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

October 21, 2026
Valë e re sulmesh në Ukrainë, dy të vdekur në Kharkiv! Dëme të shumta në Kiev e Poltava

Valë e re sulmesh në Ukrainë, dy të vdekur në Kharkiv! Dëme të shumta në Kiev e Poltava

October 21, 2026
Moti për sot, reshje shiu në të gjithë vendin, në veriperëndim priten shtrëngata

Moti për sot, reshje shiu në të gjithë vendin, në veriperëndim priten shtrëngata

October 21, 2026
“Të thirrën për Teatrin?”, Hervin Çuli flet pasi u mor në pyetje nga SPAK: Kam kryer një krim tjetër…

Djalli u kthye!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In