• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Manifestimi i opozitës, 97 të arrestuar e 10 të lënduar

by Java News
29/11/2015 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

-Për zhvillimet e djeshme pas manifestimit të opozitës në Prishtinë, Policia e Kosovës në or♪7t e vona të mbrëmjes së djeshme dha një deklaratë shtesë, ndërkohë që Gjykata Themelore në Prishtinë bëri të ditur se themeluesit të VV, Albin Kurti, pas arrestimiti i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Policia e Kosovës mbrëmë deklaroi se ka vazhduar me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, monitorimin e situatës në vazhdimësi dhe kthimin e sajë në një situatë normale, të qetë dhe stabile.

Deri më tani numri i personave të shoqëruar në stacione policore ka arritur në 97 persona, prej tyre 11 janë ndaluar për 48 orë me dyshimet për përfshirje në vepra penale, 53 janë dërguar në procedurë të shpejtë për përfshirje në raste të kundërvajtjes, 26 janë liruar në procedurë të rregullt, si dhe 7 të mitur janë liruar.

Numri i personave të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga ana e protestuesve ka arritur në 10, kurse 2 zyrtarë policorë të janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore e disa të tjerë që kanë pësuar lëndime sipërfaqësore, por nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Po ashtu si pjesë e vazhdimit të detyrave policore, në koordinim edhe me prokurorin kompetent, në objektin e selisë së Vetëvendosjes, nga njësiti i Teknikës Kriminalistike të Policisë së Kosovës, është realizuar edhe këqyrja e vendit të ngjarjes, ku në cilësi të provave materiale janë konfiskuar:

2 copë gaz maska ushtarake,1 sprej (OC) i vogël, 2 shufra metalike, 2 mjete të destinuara për gjuajtje të sferave me llastika, 4 qese me pluhur të dyshimtë, 2 qese me sfera xhami, 1 gaz lotsjellës, 3 radiolidhje mototrolla, 1 shishe me sasi ½ e litrës me plumba gome – 26 copë, 1 fishek zjarre me barot, 3 boca gazi lotsjellës të zbrazëta,

1 qese najloni me 7 copa gaz lotsjellës, 1 qese me sfera me ngjyrë,1 çantë me tre shishe plastike me sasi ½ e litrës të mbushura me benzinë, 1 shishe plastike prej 1,5 litra me benzinë,1 sprej i vogël OC (djegës), 1 sprej i madh OC (djegës), 2 qese me armatura të salduar (në formë iriqi) për shpuarje të gomave të veturave, 5 shishe në sasi prej 1,5 litra të mbushura me ngjyrë pink,13 copë maska të zeza (fantomka) për mbulim të fytyrës.

Policia e Kosovës dekaroi poashtu se, bazuar në planifikimet e saja vazhdon me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, ndërsa publikoi edhe disa fotografi të mjeteve të dyshuara të përfshira në listën e konfiskimeve si prova materiale.

Ndërsa, nga Prokurora e Shtetit gjatë ditës së djeshme njoftohej se, “Departamenti për Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ka filluar hetimet kundër deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale: Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, nga neni 365 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Përdorimi i armës, nga neni 375 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, nga neni 409, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Sipas raportimeve të orëve të vona të natës së kaluar, Albin Kurti është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, në rrethinën e Podujevës.

Ndërsa, koncerti i 28 Nëntorit, i cili ishte në axhendën e festimeve të komunës i planifikuar të mbahej mbrëmë në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë është anuluar. Këtë e bëri të ditur komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje “pas terrorit të ushtruar ndaj aktivistëve, deputetëve dhe simpatizantëve” të saj.

“Ka rreth 100 të arrestuar, dhe numri i të lënduarve rëndë është i madh”, shprehej mbrëmë Lëvizja Vetëvendosje, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në selinë e saj, ku ndër të arrestuarit është lideri i parë që nga themelimi i kësaj lëvizje, Albin Kurti.

Në manifestimin e opozitës dje pasdite në Prishtinë deputeteti Kurti mori pjesë dhe foli përkundër fletë arrestit për të dhe një deputeteje, Albulena Haxhiut, si dhe një deputeti tjetër Faton Topallit – të VV, derisa me të njëjtin fletë arrest vetëm një deputete Donika Kada Bujupi e AAK ishte e arrestuar.

Për të katër deputetët opozitarë ishin shpallur fletë arreste pas hedhjes së gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës e jashtë tyre, në kundërshtim të katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë, mes të cilave ajo për asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe kundër marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Në manifestimin e sotëm të thirrur nga opozita e bashkuar, sipas organizatorëve kishte 35 mijë qyetetarë.

Policia e Kosovës deklaroi sonte se, “ka poseduar informacione lidhur me pjesëmarrjen e personit të kërkuar me fletë arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, mirëpo bazuar në vlerësimet e situatës, dhe me qëllim të mos eskalimit të situatës gjatë manifestimit nuk ka ndërmarrë veprime për ndalimin e tij” por që këto veprime do të ndërmerren nga Policia ashtu siç parashihet me fletë arrest”.

“Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja ka pasur të angazhuar zyrtarë policorë të mjaftueshëm për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjen e qetë të manifestimit, i cili ka filluar rreth orës 14:00 dhe, falë edhe pjekurisë dhe kulturës së lartë të qytetarëve, manifestimi ka përfunduar rreth orës 14:50 në mënyrë të qetë pa incidente”, theksonte deklarata e Policisë së Kosovës.

Next Post

Zbardhen përgjimet telefonike, si e trafikonin drogën Sonila dhe Aurora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

10 vjet Reforma e Drejtësisë: 8 pyetje nga një përvojë personale

July 30, 2026
“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

July 30, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

July 30, 2026
Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

July 30, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

July 30, 2026
Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

July 30, 2026
Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

July 30, 2026
VIDEO / Sistemimi i plazhit të Vlorës, Rama: Hapësirë e lirë dhe çadrat falas

Plazhi dhe sëmundjet reumatizmale, kush përfiton dhe kush duhet të bëjë kujdes

July 30, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet: Shqipëria mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

VIDEO / Rama ndan pamjet: Shqipëria mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

July 30, 2026
SHBA bombardon ashpër Iranin pas tentativës për sulm ndaj trupave amerikane

SHBA bombardon ashpër Iranin pas tentativës për sulm ndaj trupave amerikane

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com