• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Manifesti i protestës

by Java News
03/07/2026 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vitjon Nina

Një dokument anonim po ndryshon fokusin e “Revolucionit të Flamingove”: nga kërkesa për rrëzimin e qeverisë te beteja për territorin, pronën dhe ligjet.

Një dokument i shpërndarë dorë më dorë gjatë protestave të etiketuara si “Revolucioni i Flamingove” po tërheq vëmendjen si një përpjekje për t’i dhënë një drejtim tjetër lëvizjes protestuese, duke e zhvendosur debatin nga kërkesat politike të menjëhershme, drejt një platforme që fokusohet te territori, prona dhe menaxhimi i pasurive publike.

I titulluar “Deklarata Kombëtare për Mbrojtjen e Territorit dhe Pronës”, dokumenti qarkullon pa autorësi të identifikuar. I vetmi shpjegim që e shoqëron është se është “hartuar nga një grup juristësh”. Nuk ka logo organizative, firma apo përgjegjësi publike mbi përmbajtjen e tij.

Megjithatë, përmbajtja e manifestit e veçon qartë nga dokumentet e deritanishme që kanë shoqëruar protestën.

Ndryshe nga letra e publikuar pak ditë më parë nga Grupi Koordinues i protestave, e cila përmbante pesë kërkesa dhe vendoste në qendër dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe Qeverisë, ky manifest nuk formulon asnjë kërkesë për largimin e ekzekutivit.

Përkundrazi, ai argumenton se përqendrimi vetëm te ndryshimi i emrave në pushtet është një kurth politik, nëse mbetet i paprekur sistemi ligjor që, sipas autorëve, ka mundësuar tjetërsimin e territorit dhe të pronës publike.

“Kauza është toka, jo emri”, thuhet në një nga pjesët qendrore të dokumentit.

Manifesti ndërton tezën se Shqipëria nuk ndodhet përballë një krize të zakonshme politike, por përballë një procesi të pakthyeshëm të humbjes së kontrollit mbi asetet strategjike të vendit.

Në këtë logjikë, territori paraqitet si çështje e sigurisë kombëtare. Dokumenti rendit bregdetin, portet, ishujt, tokën bujqësore dhe burimet ujore si elemente që, sipas autorëve, nuk mund të trajtohen vetëm si pasuri ekonomike, por si pjesë e sovranitetit të shtetit.

Një pjesë e madhe e manifestit i kushtohet analizës së kuadrit ligjor të viteve të fundit.

Autorët kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Investimet Strategjike, ligjit për Zonat e Mbrojtura, të ashtuquajturës “Paketa e Maleve” dhe projektligjit për tokat bujqësore, duke argumentuar se këto akte kanë krijuar bazën ligjore për transferimin e pronave publike drejt interesave private.

Kjo është një pikë që përputhet edhe me kërkesat e Grupit Koordinues.

Në dokument ngrihen gjithashtu pretendime për bllokimin e mijëra dosjeve të pronësisë, ndërsa kërkohet mbyllja përfundimtare e procesit të pronave, krijimi i një regjistri publik digjital të territorit, publikimi i të gjitha kontratave të investimeve strategjike, auditimi i vendimeve të institucioneve përgjegjëse për territorin, si dhe decentralizimi i vendimmarrjes.

Një kapitull i veçantë i kushtohet edhe medias, ku autorët argumentojnë se konfliktet e interesit në pronësinë mediatike kanë ndikuar në mungesën e debatit publik mbi zhvillimet territoriale. Për këtë arsye kërkohet transparencë mbi interesat ekonomike të pronarëve të mediave dhe lidhjet e tyre me sektorin e ndërtimit, turizmit apo statuset e investitorëve strategjikë.

Dokumenti nuk është shoqëruar me një prezantim publik dhe deri tani nuk është marrë zyrtarisht në autorësi nga asnjë grupim.

Albanian Post kontaktoi Grupin Koordinues të protestave për të pyetur nëse ka lidhje me hartimin ose shpërndarjen e këtij manifesti, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka marrë një përgjigje.

Shfaqja e këtij dokumenti vjen në një moment kur protestat kanë hyrë në një fazë më të tensionuar. Ditët e fundit janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë, ndërsa retorika politike është ashpërsuar.

Në këtë kontekst, manifesti duket se përfaqëson një përpjekje për ta orientuar protestën drejt një platforme më të strukturuar, ku theksi nuk vihet te ndryshimi i Qeverisë si objektiv në vetvete, por te ndryshimi i arkitekturës ligjore dhe institucionale që, sipas autorëve, ka bërë të mundur mënyrën aktuale të administrimit të territorit.

Mbetet për t’u parë nëse kjo platformë do të mbetet një dokument anonim që qarkullon mes protestuesve, apo do të shndërrohet në boshtin politik të fazës së ardhshme të “Revolucionit të Flamingove”.

Next Post
Vala e të nxehtit ekstrem godet Europën/ Spanja, Franca dhe Zvicra më të prekurat, Mesdheu rrezikohet nga zjarret

Vala e të nxehtit ekstrem godet Europën/ Spanja, Franca dhe Zvicra më të prekurat, Mesdheu rrezikohet nga zjarret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Sekuestrim rekord në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3,3 tonë kokainë, 3 të arrestuar! U gjenden armë dhe pajisje gjurmuese

VIDEO/ Sekuestrim rekord në Spanjë dhe Portugali, kapen mbi 3,3 tonë kokainë, 3 të arrestuar! U gjenden armë dhe pajisje gjurmuese

August 19, 2026
Përplasja e skafeve në Koman, 4 të plagosur transportohen me helikopter në spitalin e Shkodrës, një drejt Tiranës! Ja si paraqitet gjendja e tyre

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të plagosur transportohen me helikopter në spitalin e Shkodrës, një drejt Tiranës! Ja si paraqitet gjendja e tyre

August 19, 2026
U bë i njohur në ndeshjen me Argjentinën në Botëror, përleshen 2 gratë e trajnerit të Egjiptit! Vetë përfundon në spital, njëra kërkon divorcin

U bë i njohur në ndeshjen me Argjentinën në Botëror, përleshen 2 gratë e trajnerit të Egjiptit! Vetë përfundon në spital, njëra kërkon divorcin

August 19, 2026
DETAJET/ Shqiptari arrestohet me 93 kg kokainë të fshehura në garazh! Vlera 10 mln euro, pjesë e një rrjeti narkotrafiku! Ja si u diktua

DETAJET/ Shqiptari arrestohet me 93 kg kokainë të fshehura në garazh! Vlera 10 mln euro, pjesë e një rrjeti narkotrafiku! Ja si u diktua

August 19, 2026
Trabzonspor pa ‘frena’ në merkato, pas Salah dëshiron të transferojë edhe Karim Benzema!

Trabzonspor pa ‘frena’ në merkato, pas Salah dëshiron të transferojë edhe Karim Benzema!

August 19, 2026
Franca është kthyer në “furrë pjekjeje”, 1243 vdekje të tjera nga vapa ekstreme! Korriku, muaji më i nxehtë dhe më i thatë në histori

Franca është kthyer në “furrë pjekjeje”, 1243 vdekje të tjera nga vapa ekstreme! Korriku, muaji më i nxehtë dhe më i thatë në histori

August 19, 2026
Histori si në filma, i dënuari më i vjetër në SHBA vdes në moshën 101 vjeç! I shpëtoi ekzekutimit 8 herë dhe bëri 70 vite burg

Histori si në filma, i dënuari më i vjetër në SHBA vdes në moshën 101 vjeç! I shpëtoi ekzekutimit 8 herë dhe bëri 70 vite burg

August 19, 2026
Sabotimi i “North Stream”, Kroacia arreston zhytësin ukrainas të dyshuar si autorin e shpërthimit katastrofik!

Sabotimi i “North Stream”, Kroacia arreston zhytësin ukrainas të dyshuar si autorin e shpërthimit katastrofik!

August 19, 2026
Suedia në alarm nga shpërthimi i epidemisë së fruthit, shumica e të prekurve nën 18 vjeç! Shkak festivali muzikor

Suedia në alarm nga shpërthimi i epidemisë së fruthit, shumica e të prekurve nën 18 vjeç! Shkak festivali muzikor

August 19, 2026
Interi bën goditjen e merkatos, arrijnë akordin për 35 mln euro me Liverpool për mesfushorin!

Interi bën goditjen e merkatos, arrijnë akordin për 35 mln euro me Liverpool për mesfushorin!

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com