• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vala e të nxehtit ekstrem godet Europën/ Spanja, Franca dhe Zvicra më të prekurat, Mesdheu rrezikohet nga zjarret

by E S
03/07/2026 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flakët kanë përfshirë pyje, zona bujqësore dhe bregdetin e Mesdheut, ndërsa Spanja, Franca dhe Zvicra po përballen me pasojat e valës ekstreme të të nxehtit që ka goditur Evropën.

Në Spanjë, një zjarr i fuqishëm shpërtheu në zonën pyjore të Cuntis, ku temperaturat e larta dhe thatësira e zgjatur favorizuan përhapjen e shpejtë të flakëve. Autoritetet kanë paralajmëruar rrezik shumë të lartë për zjarre në pjesën më të madhe të vendit, duke theksuar se kushtet ekstreme pritet të vijojnë edhe gjatë korrikut.

Sipas shkencëtarëve, kjo valë e të nxehtit do të kishte qenë pothuajse e pamundur pa ndikimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Ata vlerësojnë se temperaturat rekord të natës janë bërë rreth 100 herë më të larta krahasuar me dy dekada më parë.

Situata mbetet alarmante edhe në Francë, ku mbi 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar për të bërë të mundur shuarjen e vatrave të zjarrit në bregdetin mesdhetar. Një nga zjarret më të mëdha u regjistrua në Pouzols-Minervois, ku ekipet e emergjencës punuan gjatë gjithë natës për të frenuar përhapjen e tij.

Në Roquemaure, pranë Avignonit, avionët zjarrfikës hodhën ujë mbi zonat e prekura, ndërsa dy vatra në periferi të Marsejës u vunë nën kontroll. Megjithatë, një tjetër zjarr në zonën Aude vijon të mbetet aktiv.

Një vatër tjetër pranë portit të Canet-en-Roussillon detyroi evakuimin e mbi 2 mijë pushuesve nga kampingjet përreth. Flakët përfshinë edhe disa mjete lundruese të ankoruara, ndërsa tymi i dendur mbuloi zonën.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se tre zjarret kryesore kanë djegur mbi 1 mijë e 200 hektarë tokë.

Ndërkohë, gjatë kësaj vale të të nxehtit numri i viktimave ka qenë i konsiderueshëm. Franca, Holanda dhe Belgjika kanë raportuar mijëra vdekje të tjera gjatë valës së fortë të të nxehtit në fund të qershorit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se shifrat janë ende paraprake.

Të premten, Institucioni i Shëndetit Publik të Francës tha se kishte pasur “një rritje prej 29.1 përqind, që korrespondon me 2,025 vdekje më shumë krahasuar me javën e kaluar”, ndërsa vuri në dukje se shifra ishte ndoshta “një nënvlerësim”.

Në Belgjikë u raportuan rreth 1,200 viktima të tjera, kryesisht të moshuar, ndërsa Holanda regjistroi 480 viktima, kryesisht mbi moshën 80 vjeç.

Ekspertët e konsiderojnë këtë valë të të nxehtit si një nga më të rëndat e regjistruara ndonjëherë në Evropë. Përveç ndikimit të rëndë në shëndetin e njerëzve, temperaturat ekstreme shkaktuan edhe probleme në furnizimin me energji dhe mbingarkuan sistemet shëndetësore.

Next Post
“Do jetë gati në fillim të gushtit”, ministri Karakaçi inspekton punimet për rrugën e re në hyrje të Ksamilit

“Do jetë gati në fillim të gushtit”, ministri Karakaçi inspekton punimet për rrugën e re në hyrje të Ksamilit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
“E dua këtë vend”- Richard Grenell pushime në bregdetin shqiptar, shfaqet mes Vlorës e Radhimës: Perfekt për të mbyllur verën, me ujëra shëruese!

“E dua këtë vend”- Richard Grenell pushime në bregdetin shqiptar, shfaqet mes Vlorës e Radhimës: Perfekt për të mbyllur verën, me ujëra shëruese!

August 19, 2026
E bujshme nga Argjentina: Barcelona ofron 100 mln euro për Lautaro Martinez, dridhet Interi!

E bujshme nga Argjentina: Barcelona ofron 100 mln euro për Lautaro Martinez, dridhet Interi!

August 19, 2026
Një muaj pas përfundimit të Botërorit, presidenti i Federatës së Argjentinës shpërthen në akuza: Donin të na shkatërronin…

Një muaj pas përfundimit të Botërorit, presidenti i Federatës së Argjentinës shpërthen në akuza: Donin të na shkatërronin…

August 19, 2026
Triller në SHBA, tharja e liqenit të Nevadës nxjerr në sipërfaqe skelete njerëzore!

Triller në SHBA, tharja e liqenit të Nevadës nxjerr në sipërfaqe skelete njerëzore!

August 19, 2026
Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë

Harta e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Ende 5 vatra aktive, 130 forca në terren për shuarjen e flakëve, s’ka rrezik për banesat!

August 19, 2026
Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në qeli 6 truprojat e arrestuar të lokalit!

Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në qeli 6 truprojat e arrestuar të lokalit!

August 19, 2026
Asllani është i tepër tek Interi, ja si paraqitet situata me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

Asllani është i tepër tek Interi, ja si paraqitet situata me mesfushorin e Kombëtares shqiptare

August 19, 2026
Shembet ndërtesa në Kinë, të paktën 3 persona të vdekur, shkak shpërthimi i gazit!

Shembet ndërtesa në Kinë, të paktën 3 persona të vdekur, shkak shpërthimi i gazit!

August 19, 2026
Dita e 81-të e protestës para Kryeministrisë, i kërkohet delegacionit të BE-së në Shqipëri që të dërgojnë vëzhgues të pavarur!

Dita e 81-të e protestës para Kryeministrisë, i kërkohet delegacionit të BE-së në Shqipëri që të dërgojnë vëzhgues të pavarur!

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com