Ylli i Southamptonit, Sadio Mane do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Liverpooli, në prag të kompletimit të tij te gjiganti anglez.
Goal raporton se Southamptoni ka pranuar ofertën e Liverpoolit prej 30 milionë funtave (36 milionë euro) për 24 vjeçarin, transmeton Koha.net.
Nëse kompletohet transferimi i tij pa ndonjë problem, atëherë Mane do të bëhej përforcimi i katërt i Liverpoolit, pas Marko Grujiqit, Joel Matipit dhe Loris Kariusit.
Transferimi i tij do të ishte i treti më i shtrenjti në histori të klubit, pas Andi Carrollit (35 milionë funta) dhe Christian Bentekes (32.5 milionë funtave). (b.an)