Mandati i Sorina Kotit? Deputetja e “Foltores” përftoi qindra mijëra lekë nga prokurimet publike?!

Deputetja e Partisë Demokratike e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Sorina Koti ishte për herë të parë sot në selinë blu si pjesë e Komisionit të Përkohshëm të  Rithemelimit bashkë me deputetët Flamur Noka, Luçiano Boçi, Edmond Spaho, Tritan Shehu dhe Luan Baçi.

Prania surprizë e saj në “Foltoren” e Korçës ishte edhe dalja e saj e parë ku shprehu mbështetjen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe më pas edhe me pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Por me fillimin e mandatit të saj në shtator të këtij viti as Koti me profesion pedagoge pranë Universitetit të Korçës nuk i ka shpëtuar shkeljeve dhe përfitimeve të ndaluara me marrjen e detyrës së deputetit.

Sipas të dhënave të siguruara nga “BalkanËeb” rezulton se shoqëria KOTTI shpk, në pronesi 100% të babait, Vangjush Koti, për periudhën 2013 – 2022, ka përfituar 287 procedura prokurimi, me vlere 17.582.446 leke ose 144.118 euro, nderkohë, për të njëjtën periudhë nga Thesari ka përfituar 471 transaksione, me vlerë 29.938.055 lekë ose 245.394 euro.

Për periudhën shtator 2021 e në vijim, në kundërshtim me Kodin e Etikës së Deputetit, për të cilin humb mandatin neni 17/1/b “Gjatë ushtrimit të mandatit, deputetit nuk i lejohet: të kryejë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojë pasuri të këtyre” dhe neni 17/6 “Nëse aksionet ose pjesët e kapitalit regjistrohen në emër të një të afërmit, që do të thotë bashkëshortit/bashkëjetuesit, femijët e rritur, prindërit e deputetit, ato konsiderohen të njëjtë sikur të ishin të regjistruar në emër të vetë deputetit dhe të drejtat për pronën e të afërmve kufizohen në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë deputetit”, ka përfituar 15 transaksione, me vlerë  825.424 lekë ose 6.767 euro. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.