• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati i Sinajt, në seancën e parë plenare. Bardhi: Për herë të parë, në një mendje për mocionin

by A R
17/01/2025 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh këtë të premte për të vijuar diskutimet në lidhje me mandatin e deputetit socialist.

Si PD-ja dhe PS-ja dolën me dy raporte të ndryshme, por që rekomandojnë që projektvendimi i Këshillit për dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë të mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj të kalojë në seancë plenare për votim.

“Për të gjitha sa më lart kërkojmë që mocioni të përfshihet në rendin e ditës së seancës plenare sa më të parë dhe dërgimin menjëherë të çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, tha Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.

“Në këto kushte shumica në këtë këshill rekomandon që t’i kalojë në seancë plenare për votim projektvendimi për dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë të mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, u shpreh Klotilda Bushka nga PS.

Sipas Bardhit, konkluzionet e të dyja raporteve në Këshill për herë të parë janë të njëjta.

“Unë po flas për raportin e Këshillit që ndodh për herë të parë që ne biem në një mendje, edhe mazhoranca edhe opozita, që mocioni është kushtetues dhe përmbush të gjitha kriteret”, tha Bardhi.

Për këtë arsye, pas diskutimeve mes palëve, kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali vendosi që raportet të votohen në seancën e parë plenare të sesionit të ri.

Deputetët e opozitës akuzojnë Sinajn se ka përfituar nëpërmjet nëntë kompanive të tij të ardhura nga buxheti i shtetit në shumën e rreth tre milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë mijë lekëve, në kundërshtim me kushtetutën. Ndërkohë Sinaj ka mohuar çdo akuzë.

Next Post
Arrestimin e Berishës kërkonin ta shpallnin të paligjshëm, zbardhet vendimi i Kushtetueses mbi padinë e 1/5 së deputetëve

Ankimimi për "arrestin e shtëpisë", Gjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën për Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ulen çmimet e naftës në tregjet botërore, sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

Ulen çmimet e naftës në tregjet botërore, sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

July 27, 2026
Kosovë, 10 ditë nga seanca konstituive e Kuvendit, Konjufca: Ka gatishmëri për bashkëpunim me LDK-në!

Kosovë, 10 ditë nga seanca konstituive e Kuvendit, Konjufca: Ka gatishmëri për bashkëpunim me LDK-në!

July 27, 2026
Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

July 27, 2026
“Irani kërkon të destabilizojë Shqipërinë”, Çupi: Rama reagoi në momentin e duhur

“Irani kërkon të destabilizojë Shqipërinë”, Çupi: Rama reagoi në momentin e duhur

July 27, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Trump përballet me pengesë ligjore, gjykata lë në fuqi bllokimin e reformës për votuesit

July 27, 2026
Tensionet në rajon, Hoxha reagon ndaj Vuçiçit: Mos ringjallni ndasitë e së kaluarës!

Tensionet në rajon, Hoxha reagon ndaj Vuçiçit: Mos ringjallni ndasitë e së kaluarës!

July 27, 2026
Shehaj rrëmbeu dokumentin dhe u largua me vrap nga Kuvendi, Rama: Vesi del me shpirtin, i takon prokurorisë t’i tregojë vendin!

Shehaj rrëmbeu dokumentin dhe u largua me vrap nga Kuvendi, Rama: Vesi del me shpirtin, i takon prokurorisë t’i tregojë vendin!

July 27, 2026
Shkrepësja e revolucionit të tetorit? Pse PD dhe opozita e re bëri potere për paktin ushtarak me SHBA!

Shkrepësja e revolucionit të tetorit? Pse PD dhe opozita e re bëri potere për paktin ushtarak me SHBA!

July 27, 2026
Ja çfarë përmban kredia 302 milionë USD nga SHBA për Shqipërinë, zbardhen detajet e marrëveshjes

Ja çfarë përmban kredia 302 milionë USD nga SHBA për Shqipërinë, zbardhen detajet e marrëveshjes

July 27, 2026
Lufta me zjarret/ Rama premton pagë ekstra për trupat e Ministrisë së Mbrojtjes: Flotës do t’i shtohen avionë zjarrfikës

Lufta me zjarret/ Rama premton pagë ekstra për trupat e Ministrisë së Mbrojtjes: Flotës do t’i shtohen avionë zjarrfikës

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In