• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Mandati i dytë/ Premtimi i Veliajt: Do bëjmë 17 shkolla, Piramidën dhe Unazën

by Java News
15/04/2019 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimi i 17 shkollave të reja dhe dhënia fund e mësimit me dy turne përbëjnë objektivin kryesor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mandatin e dytë. I ftuar në emisionin “Debati” në “Channel One”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se vitet e para këtij mandati që po mbaron u përqendruan te rikthimi i kryeqytetit në normalitet, ndërsa mandati i dytë do ti kushtohet kryesisht zgjidhjes së problematikave dhe projekteve të mëdha, siç është edhe ai për ndërtimin e 17 shkollave të reja.

“Ne garën e kemi me veten, nuk merremi me vitet e kaluara. Kemi bërë një pjesë të parë të ndeshje sa më shumë rendiment por si kemi bërë të gjithë golat. Është akti i dytë i një opere, i një shfaqje. Një shfaqje në aktin e parë kishte fazën e emergjencës. Ishin katër vitet e emergjencës, emergjencë shpirtërore , mentaliteti.

Faza e emergjencës ishte sjella e Tiranës në binarë, duke nisur nga më të vegjlit. Çdo familje kështu e ka. Kaloi faza e emergjencës. Kemi hyre tek problematika pak luksi për Tiranën. Në mandatin e  dytë kemi një ambicie shumë të madhe, sapo kemi hyrë tek zgjidhja përfundimtare e  shkollave me dy turne. 17 shkolla të reja të mesme dhe 9-vjecare. Jemi pothuajse në finish të këtij projekti të madh”, tha Veliaj.

Por përveç shkollave, kryebashkiaku renditi dhe një sërë projektesh të tjera që përveçse do krijojnë më shumë mundësi punësimi, do të sjellin dhe më shumë zhvillim për qytetin. Të tilla ai përmendi, transformimin e Piramidës në një qendër multifunksonale të teknologjisë, Bulevardin e Ri, Kopshtin Zoologjik, Unazën e Madhe dhe Terminalin Multimodal.

“Piramida po ashtu, e cila është pallati i pionierëve për kompjutera, ku 5 mijë fëmijë do mësojnë elektronikë. Sot kombet që ecin përpara janë ato kombe që dinë, jo ato që kanë. Nëse ne do fitojmë betejën tonë me varfërinë, prapambetjen, do ta fitojmë nëse bëhemi në komb që di.

Duam të përfundojmë Bulevardin e ri të Tiranës. Këtë javë do vijojmë me lirimin e territorit për të shkuar te lumi, atje do shkojmë me një shesh ceremonial Nënë Tereza. Fillojmë terminalin e ri të autobusëve te kthesa e Kamzës.

Kopshti zoologjik për fëmijët, bashkim të kopshtit botanik me zoologjik. Pallatet i ka bërë komuna e Farkës ndaj ajo nuk votohet më. Për momentin kemi vendosur të përdorim atë hapësirë se liqeni tërheq një pjesë të popullsisë.

Kjo na jep mundësi të zhvillojmë atje një eksperiencë. Duam të vazhdojmë me një terminal tjetër që do jetë në Farkë, tani kanë filluar punimet. Bulevard të ri në Kashar, do ecim me Unazën e Tiranës, do vazhdojmë me pjesën lindore Farkë Tufinë ku gjurma është liruar dhe sigurisht me pjesën e Astirit”, tha Veliaj.

 

Next Post
Politika si shfaqje dhe shfaqja si politikë!

Raporti “Priebe” apo hileja e radhës e Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

“Po e ndihmojnë protestën me asistencë ligjore”, Këlliçi: Kemi bërë çfarë na është dhënë mundësia

November 5, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha dhe Rama janë njësoj? Kryetari i PD: Mashtrim i madh sa mali i Dajtit!

November 5, 2026
Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

Franca përfshihet në protesta të dhunshme, sindikatat: 1.6 milionë persona morën pjesë

November 5, 2026
“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

“E godita me 3 herë me çekiç në kokë, humbi syrin”, gjykata liron burrin që masakroi gruan në Shkodër

November 5, 2026
“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

“Opozita e dobët”- Martin Leka: Problemi i PD është vetë Sali Berisha! Kryeministrin e shajnë çdo ditë me libër shtëpie poshtë zyrës dhe…

November 5, 2026
Nga pr/ligji për sigurimet shoqërore tek projektet, vendimet e Këshillit të Ministrave

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes evropiane për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

Masakër në Turqi, të paktën 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In