• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti “Priebe” apo hileja e radhës e Bashës

by Alfred Peza
15/04/2019 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Në përpjekjet për të gjetur me çdo çmim një deriçkë qorre, që do ti mundësonte opozitës shqiptare të rikthehej brenda sistemit nëpërmjet oborrit të pasëm të politikës, Kryetari i PD ka ardhur me një propozim tipik hileqar. Duke dashur të krahasojë të pakrahasueshmet, Lulzim Basha tregoi edhe në këtë rast se opozita shqiptare është gati që të bëjë gjithçka, vetëm e vetëm që zbatimi i reformës në drejtësi, të shtyhet për “në kalendat greke”. Propozimi është bërë gjatë një aktiviteti në Slloveni, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme e Ballkanin, ku ai u shpreh se në kushtet aktuale politike, edhe Shqipërisë i duhet një Raport “Priebe”.

“Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti “Priebe”, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Komisioni Europian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”, tha Basha.

Çështë raporti “Priebe”

Reinhard Priebe është një ekspert i njohur gjerman, që udhëhoqi një grup të posaçëm të dërguar nga Komisioni Europian në Maqedoni, që përgatitën rekomandimet në lidhje me skandalin e madh të përgjimeve në kohën e kryeministrit Gruevski, të realizuara në mënyrë të paligjshme nga shërbimi sekret vendas kundër 20 mijë kundërshtarëve të qeverisë. Ky grup qëndroi për disa ditë në Shkup ku hartuan një raport që u publikua më 8 qershor 2015. Nëpërmjet tij u adresuan problemet rreth çështjeve që kishin të bënin me sundimin e ligjit. Sipas mediave “në raportin e ekspertëve juridik të BE, si më problematike për aferën e përgjimeve doli puna e Drejtorisë së Zbulimit e Kundërzbulimit”. Bëhej fjalë për 606 555 audio incizime jo ligjore, ku viktima ishin opozitarë me qeverinë, drejtues të partive politike, prokurorë, gjyqtarë, gazetarë, botues, biznesmenë, diplomatë të huaj në Shkup, etj.

Grupi i ekspertëve më në krye Priebe, përgatitën rekomandimet në lidhje me përgjimet e publikuara në 2015 nga lideri i opozitës së atëhershme dhe Kryeministri i sotëm, Zoran Zaev. Konkluzionet e Raportit “Priebe” shërbyen si lënda bazë për arritjen e marrëveshjes mes partive politike në Maqedoni, të njohur si “Marrëveshja e Përzhinës”. Superskandali dhe marrëveshja që e shoqëroi atë çoi më pas, në humbjen e pushtetit nga Kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski. Për ti shpëtuar arrestimit, Gruevski u largua nga vendi nëpërmjet territorit të Shqipërisë, për të kërkuar strehim politik në Hungari.

Priebe ka hartuar edhe një raport tjetër rreth dy vite më pas për Maqedoninë, në themel të së cilës ishin thellimi i rekomandimeve të raportit të parë, për reformimin e thellë të sistemit të drejtësisë; gjykatat, prokuroria, hapja e rrugës për Prokurorinë Speciale Publike që të hetonte e të vinte para përgjegjësisë ligjore fajtorët. Pjesë e saj, ishte edhe procesi i reformimit të institucioneve të sigurisë kombëtare ku një pjesë e shërbimeve sekrete u reformuan nga e para.

Një hile e re opozitare

Siç shihet raporti “Priebe” për zhvillimet politike në Shkup, ka të bëjë me një shkak dhe kontekst rrënjësisht të ndryshëm, nga ai i zhvillimeve aktuale politike në Tiranë. Shqipëria, me ndihmën e SHBA dhe BE e kanë tejkaluar me kohë fazën kur mund të kishte nevojë për një raport “Priebe” që do të rekomandonte pak vite më parë, as më pak e as më shumë por të gjitha ato hapa që janë miratuar tashmë nga Parlamenti i Shqipërisë që në vitin 2017, si pjesë e paketës së madhe të Reformës në Drejtësi.

Shqipëria sot është në një fazë krejt tjetër të ecurisë së kësaj reforme, ku pas ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), po vijon ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Ka filluar procedura për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm të Përhershëm të Vendit. Po punohet për plotësimin dhe funksionimin normal të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetutese. Në këto kushte, ky proces ka dalë nga faza kur ishte në dorë të klasës politike dhe ndodhet në duart e ekspertë tanë dhe ata të SHBA e BE, që po ndezin motorrat e makinës së sistemit të drejtësisë së re në Shqipëri.

Shqipëria ka qenë përpara Maqedonisë në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë aq sa Brukseli, Uashingtoni e Berlini,- ndryshe nga sa ëndërron z. Basha për të na kthyer mbrapsht,- janë shprehur se mund të shërbejmë si model për tu ndjekur nga vendet e tjera të rajonit që kanë nevojë për reformim. Kjo është arësyeja se përse Shqipëria dhe Maqedonia tashmë janë sëbashku në përpjekjet për marjen e datës së çeljes së negociatave për anëtarësimin në BE. Ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova janë më mbrapa se ne në këtë drejtim. Ndërkohë që Sarajeva zyrtare ka probleme të tjera, shumë më të thella e të një natyre krejt tjetër, nga Maqedonia e deridjeshme e raportit “Priebe”.

Në këto kushte, dikush duhet ti thotë z. Basha se as djegia e mandateve, as dalja nga sistemi parlamentar, as mosfutja në zgjedhjet e 30 qershorit dhe as shpikja e radhës për një komision ekspertësh dhe një raport “Priebe”, nuk mund tia sigurojë dot opozitës sonë pushtetin e ëndërruar në tavolinë. Reformën në drejtësi në Shqipëri, nuk mund ta ndali dot më jo vetëm opozita jonë, por as Edi Rama vetë! (Alpenews)

 

Next Post
10 vite anëtarë në NATO, Rama: Dielli i shqiptarëve lind nga Perëndimi

Kryeministri Rama i pikëlluar për djegjen e katedrales 'Notre Dame'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

(VIDEO) Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij në Tiranë

(VIDEO) Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij në Tiranë

November 6, 2026
“Qasje e re dhe sistem modern kontrolli”- Kryeinspektori Sula: Reformë në sistemin e inspektimit, prioritet parandalimi i shkeljeve dhe zbatimi i ligjit

“Qasje e re dhe sistem modern kontrolli”- Kryeinspektori Sula: Reformë në sistemin e inspektimit, prioritet parandalimi i shkeljeve dhe zbatimi i ligjit

November 6, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

Wall Street pëson rënien më të madhe, Trump fajëson demokratët: Për shkak të tyre humbën edhe kursimet tuaja të pensionit!

November 6, 2026
Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK!

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK!

November 6, 2026
“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”- Motrat Kylie dhe Kendall Jenner trondisin rrjetin me puthjen në buzë: Nuk është gjithçka…

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”- Motrat Kylie dhe Kendall Jenner trondisin rrjetin me puthjen në buzë: Nuk është gjithçka…

November 6, 2026
Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

November 6, 2026
Spanja kapi mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone, në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare! Detajet e operacionit

Spanja kapi mbi 10 tonë kokainë në dy kapanone, në qendër të hetimeve një organizatë kriminale shqiptare! Detajet e operacionit

November 6, 2026
Hapet në Shangai Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e Importit (CIIE)

Hapet në Shangai Ekspozita e 9-të Ndërkombëtare e Importit (CIIE)

November 6, 2026
Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë: IKMT shemb 9 objekte për hapjen e rrugës së investimit

Zgjerimi i segmentit Elbasan-Përrenjas-Qafë Thanë: IKMT shemb 9 objekte për hapjen e rrugës së investimit

November 6, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In