• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Mandarinat e Ramës dhe zv.kryeministri i Kinës

by S M
17/04/2017 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e tij në rrjetet sociale, me një postim “ekologjik”. Një foto me disa mandarina shoqëronin lajmin se eksporti i agrumeve shqiptare u rrit mbi 400% në dy vitet e fundit. Padyshim një lajm i mirë. Por nëse interesohesh të dish se si ka nisur java e punës e kreut të qeverisë shqiptare, mëson se sot ai ka pasur një mëngjes pune me zv.kryeministrin e parë të Kinës Zhang Gaoli. Numri dy i qeverisë kineze ndodhet në Shqipëri nga dita e djeshme, me një delegacion imponent biznesi dhe me pesë anëtarë të qeverisë së tij.

Gaoli është një nga figurat kryesore të financave dhe ekonomisë në qeverinë kineze. Ai është gjithashtu një ndër shtatë anëtarët e përhershëm të Politbyrosë së Partisë Komuniste kineze, strukturës së vetme politike që drejton vendin më të madh të botës. Siç shihet, delegacioni nga Pekini nuk ka shumë nevojë për përshkrime të tjera. Mjafton të thuhet që për nga pesha dhe  niveli diplomatik dypalësh, është vizita më e rëndësishme i 51 vjetëve të fundit, kur vendin tonë e vizitonte kryeministri kinez i kohës, Çu En Lai. Pa harruar që Kina ka tashmë 150 ndërmarrje biznesi në vendin tonë dhe që mes dy shteteve ka një histori të gjatë marrëdhëniesh, dikur shumë të ngushta e miqësore.

Po t’i rreshtosh këto fakte nga njëra anë dhe po t’i vendosësh përballë heshtjes thuajse totale që shoqëroi ardhjen e delegacionit kinez në Tiranë, nuk ke sesi të mos habitesh. Shqipëria e ditës së dielë ishte e gjitha e fokusuar në larushinë e lajmeve të sheqerosura me Pashkë, si dhe me të tjera evenimente shumë më pak të rëndësishme. Nishani uron Pashkët, Rama shkruan në Facebook për Pashkët, Janullatos pret për Pashkët, pa harruar lloj-lloj gosipi me artistë e balerina, që e gjen çdo ditë nëpër portale.

Heshti shteti për vizitën e delegacionit nga Pekini, heshtën edhe mediat klaustrofobe të Tiranës. Dhe kjo ndodh së pari, sepse tek ne vazhdon të mbizotërojë kultura e kompleksit ndaj “komunizmit”, e cila përfshin edhe shtetin më të madh komunisto-kapitalist të botës. Dhe së dyti, sepse vasaliteti naiv, hipokrit dhe ekstrem ndaj çdo gjëje që cilësohet si “perëndimore”, na bën ta shohim me syze paragjykuese edhe vendin ku Kancelarja Merkel ka zhvilluar, siç mund të verifikohet lehtë, nëntë vizita zyrtare gjatë karrierës së saj në krye të shtetit gjerman.

Tiranën e kanë vizituar sot dy ministra me peshë të Bashkimit Europian, ministri i jashtëm gjerman dhe ai holandez. Rezonanca e këtyre takimeve ka qenë, siç pritej, e madhe, pasi të tilla ishin dhe mesazhet që ata hodhën për aktualitetin politik shqiptar. Nuk ka dhe s’mund të ketë asnjë arsye të shëndoshë, që të krijojë ndonjë përplasje mes këtyre vizitave diplomatike dhe misionit ekonomik të nivelit të lartë nga Pekini.

Themi kështu sepse ndërsa dy miqtë nga Europa patën të gjithë mbulimin e imagjinueshëm mediatik, duhej mund për të gjetur një lajm që fliste për delegacionin kinez. Dhe këtu nuk kemi të bejmë vetëm me miopi gazetash e portalesh. Në asnjë mënyrë jo! Sepse vizita e Gaoli në Tiranë u mbajt në nivel të ulët komunikimi nga vetë shteti shqiptar. Ndërkohë që kur vjen një zyrtar i një niveli mesatar nga Uashingtoni a Brukseli, vihet në rresht e gjithë vitrina e qeverisë dhe shtetit për ta pritur a për të pozuar në kamera me të.

Më në fund duhet të mësojmë t’i japim gjithkujt vendin që i takon. Ndryshe s’do na marrin seriozisht as në Perëndim, aty ku themi se duam të shkojmë. Shqipëria nuk mund të hajë gjithë ditën e natën vetëm politikë dhe parlament. Dhe në Tiranë erdhi dy ditët e fundit një delegacion shumë i rëndësishëm i fokusuar tek ekonomia, i cili duhej të ishte trajtuar me shumë më tepër kujdes nga ana protokollare, politike e mediatike. Sepse për dreq, nuk kemi sesi ta shpjegojmë dot që teksa i hedhim sytë tek miqtë e partnerët për të zgjidhur krizën e zgjedhjeve dhe të çadrës, të mos bëjmë kujdes sa duhet, kur vjen fjala tek ekonomia, investimet dhe xhepat tanë.

Next Post
Deklaratat e Bashës për çmimin e energjisë, Rama: Oh ç’gënjeshtar!

Deklaratat e Bashës për çmimin e energjisë, Rama: Oh ç’gënjeshtar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky zbarkon në SHBA, të gjitha sytë te takimi i shumëpritur me Trump!

Zelensky zbarkon në SHBA, të gjitha sytë te takimi i shumëpritur me Trump!

July 28, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

“E di çfarë e pret në Europë”, Hoxha zbulon ‘hallin’ e Ervin Matës pas vendimit në Brazil

July 28, 2026
Aksident tragjik në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

Aksident tragjik në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

July 28, 2026
Shkeljet në tenderë, GJKKO shpall dënimin për 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

Shkeljet në tenderë, GJKKO shpall dënimin për 6 zyrtarët e bashkisë Divjakë

July 28, 2026
Thellohet kriza Trump-Netanyahu, presidenti amerikan kritikon sërish kryeministrin izraelit për Iranin

Thellohet kriza Trump-Netanyahu, presidenti amerikan kritikon sërish kryeministrin izraelit për Iranin

July 28, 2026
Pas 8 muajsh pritje, avokatët ndërkombëtarë takojnë Veliajn: Po përgatitet dosja për Strasburgun, do apelojmë vendimin për Ols Dadon

Pas 8 muajsh pritje, avokatët ndërkombëtarë takojnë Veliajn: Po përgatitet dosja për Strasburgun, do apelojmë vendimin për Ols Dadon

July 28, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për gjykimin e shkurtuar

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për gjykimin e shkurtuar

July 28, 2026
Kristian Prenga fton Anthony Joshuan në Shqipëri

Kristian Prenga fton Anthony Joshuan në Shqipëri

July 28, 2026
I pandehur nga SPAK/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat për korrupsion në zgjedhje, zbardhet dëshmia

I pandehur nga SPAK/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat për korrupsion në zgjedhje, zbardhet dëshmia

July 28, 2026
BKH sekuestron dokumente për dosjen “Veliaj” në Bashkinë e Tiranës

BKH sekuestron dokumente për dosjen “Veliaj” në Bashkinë e Tiranës

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In