• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Sistemi shëndetësor e kaloi sprovën e parë, epidemia nuk ka kaluar 50% e rasteve aktive në Tiranë

by Ardit Rada
27/05/2020 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tiranë, 27 Maj – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se sistemi shëndetësor e kaloi sprovën e parë. E ftuar në emisionin “Real Story”, Manastirliu tha se ka pasur një organizim të mirëfilltë për të përballuar epideminë.

“12 javët që kaluan kanë qenë një sprovë e sistemit shëndetësor, por edhe e të gjithë investimeve të qeverisë shqiptarë në këto 7 vite. Kemi pasur një organizim të mirëfilltë duke filluar që nga njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, qendrat shëndetësore me mjëkët e familjes që po monitorojnë rastet aktive me simptoma të lehta ose asimptomatikë por edhe në spitalet në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Manastirliu gjatë bisedës në studio me gazetarin Sokol Balla, tha se epidemia nuk ka kaluar, dhe rastet do të vazhdojnë të shfaqen pavarësisht se kemi një situatë epidemiologjike që mund të konsiderohet e qëndrueshme.

“Dy ditët e fundit ka patur rritje të numrit të rasteve. 72 orët janë shoqëruar me dy humbje jete, që tregon se rreziku potencialisht është këtu. Të dhënat tregojnë që ne do përballemi me raste të reja. 50% e rasteve aktive pozitive janë në Tiranë. Kemi rreth 8 vatra aktive në kryeqytet, kryesisht vatra familjare”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se relaksimi i masave nuk do të thotë relaksim të sjelljes, dhe se duhet të vazhdohet të ruhet higjiena personale dhe distancimi fizik.

/e.rr

Next Post
63 ditë me COVID-19/ Deputeti Alimadhi ende i sëmurë: Jam akoma me oksigjen, 30% e mushkërive nuk funksionojnë mirë

63 ditë me COVID-19/ Deputeti Alimadhi ende i sëmurë: Jam akoma me oksigjen, 30% e mushkërive nuk funksionojnë mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In