• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu siguron: “Vaksina anti-Covid është siguruar për 800 mijë qytetarë”

by Java News
16/01/2021 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se deri tani qeveria ka siguruar vaksinën për 800,000 qytetarë, pra 1,6 milion doza, nëpërmjet kontratës së drejtpërdrejtë me Pfizer dhe mekanizmit COVAX.

Në konferencën me Komitetin Teknik, Manastirliut tha se brenda Janarit, sipas kontratës me Pfizer, mbërrijnë mbi 10 mijë dozat e para të parashikuara.

“Brenda Janarit, sipas kontratës që kemi me Pfizer, mbërrijnë mbi 10 mijë dozat e para të parashikuara, më pas vijojnë sipas kalendarit të përcaktuar. Ndërkohë javën që vjen, presim një njoftim nga COVAX për kohën e mbërritjes së dozave të para. Qeveria shqiptare ka siguruar deri tani vaksinën anticovid për rreth 800 mijë qytetarë (1,6 mln doza) nëpërmjet kontratës së drejtpërdrejtë me kompaninë Pfizer dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX, ndërkohë që jemi në negociata të tjera për të patur akoma më shumë sasi të vaksinës”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se do të kemi vaksinim të kombinuar për grupet e riskut, sipas planit kombëtar të vaksinimit antiCOVID.

“Procesi i vaksinimit po vijon normalisht. Deri tani janë vaksinuar 369 personel shëndetësor i spitaleve COVID e epidemiologë dhe do të vijohet me një kalendar të kombinuar më të moshuarit e shtëpive të përkujdesit social dhe më pas vaksinimi për të moshuarit +75 vjeç dhe kështu me të gjitha grupet, siç janë përcaktuar në planin tonë të vaksinimit”, nënvizoi Manasirliu.

MASAT KUFIZUESE

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendim që të vijojnë të mbeten në fuqi masat e kufizimit të lëvizjes së popullatës, që do të vijojë të jetë nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Gjithashtu do të vijojë të mbetet kufizimi për pezullimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Vendimi tjetër që Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë, është mbi mësimin në universitete, i cili do të jetë online deri në një urdhër të dytë. Në lidhje më fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar, ato mbeten të pezulluara deri në datën 1 Shkurt dhe më pas do të kemi një rivlerësim të këtij vendimi”, tha Manastirliu.

SKANDALI NE COVID2

“Çdo denoncim me fakte na jep ne mundësinë për të pastruar dhe larguar këta çibanë nga sistemi ynë shëndetësor. Unë inkurajoj çdo qytetar apo gazetar investigues, që të denoncojnë dhe t’i shkojnë deri në fund indicieve më të vogla. I siguroj se do të kenë mbështetjen tonë të pakursyer. Kushdo që abuzon me qytetarët do të marrë dënimin që meriton. Unë kam ngritur një grup pune nga Ministria e Shëndetësisë, që do të kryejë një investigim të plotë dhe verifikim të cdo akuze në Covid-2″, tha Manastirliu.

Gjatë konferencës për mediat, Manastirliu bëri edhe një pasqyrë të situatës epidemiologjike në vend, ku vihet re një rritje e incidencës dy javore. Nga 217 raste/100 mijë banorë, incidenca në datat 2-15 Janar është 260 raste/100 mijë banorë. Është rritur edhe numri I bashkive të prekura, nga 44 në 50 bashki, ku janë identifikuar raste të prekura.

Përsa i përket numrave të pacientëve të shtruara në spitalet tona Covid, ka një rritje të qëndrueshme të rasteve. Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino u shpreh se ka një rritje të të prekurve ndërmjet moshave të reja 15-25 vjeç, duke argumentuar edhe vendimin për të vijuar me universitetet online.

Lidhur me variantin e ri të COVID19, Bino tha se nuk është identifikuar asnjë rast i tillë në Shqipëri.  Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, i bëri apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë rregullat e vendosura nga autoritetet shëndetësore.

Next Post
Joe Biden merr dozën e dytë të vaksinës anti-COVID para kamerave

Vaksinimi ndaj COVID-19/ Biden urdhëron shtimin e prodhimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com