• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Për herë të parë në Shqipëri, ndalet trendi rritës i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare

by A R
28/09/2018 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një aktiviteti ndërgjegjësues, në kuadër të Ditës Botërore të Zemrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ftoi qytetarët të kryejnë Kontrollin Mjekësor Bazë, për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve kardiovaskulare. Ekspertët konfirmojnë se rritja e aksesit në shërbime shëndetësore siguroi ndaljen e trendit rritës të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës

“Për herë të parë në Shqipëri, ky vit shënon ndaljen e trendit rritës të vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare”. Gjatë një aktiviteti për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, në kuadër të Ditës Botërore të Zemrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu, vuri theksin te rëndësia e kryerjes së kontrollit mjekësor bazë, për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e pasojave fatale për jetën nga sëmundjet kardiovaskulare.

“Fakti që rreth 20% e personave që kanë kryer vitin e fundit kontrollin mjekësor bazë rezultojnë me risk të lartë dhe 34% me risk të moderuar është një tregues akoma më i madh për rëndësinë që ka ky program kombëtar për shëndetin e popullatës”, tha Manastirliu.

“Rreth 8 mijë pacientë kanë përfituar falas ekzaminimet dhe ndërhyrjet në zemër me metoda të avancuara, falë financimit të shtetit si në sektorin publik ashtu edhe atë jo publik”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal edhe te sigurimi i urgjencës kardiake me metoda të avancuara 24/7 dhe paketat shëndetësore falas.

“Rreth 8 mijë pacientë kanë përfituar falas ekzaminimet dhe ndërhyrjet në zemër me metoda të avancuara, falë financimit të shtetit si në sektorin publik ashtu edhe atë jo public, ndërkohë që ne po punojmë për zgjerimin e shërbimit të hemodinamikës. Pas Tiranës dhe Shkodrës, shumë shpejt do të hapim shërbimin e ri të kardiologjisë invasive edhe në spitalin e Fierit”, tha Manastirliu.

Duke u ndalur edhe te financimi I barnave me rimbursim, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se vetëm për rimbursimin e barnave kardiovaskulare, financojmë çdo vit 18 milion euro, nëpërmjet listës së rimbursimit.

Duke konfirmuar ndaljen e trendit rritës të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare, si rezultat I rritjes së aksesit në shërbimet shëndetësore, ekspertët e pranishëm në aktivitet vunë theksin te rëndësia e stilit të jetesës për parandalimin e këtyre sëmundjeve.

Mesazhi i këtij viti në Ditën Botërore të Zemrës është “T’i premtoni Zemrës tuaj, të ushqeheni shëndetshëm, të jeni më aktivë dhe ti thoni Jo duhanit”. Sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkaku kryesor i vdekjeve, jo vetëm në Shqipëri por kudo në Botë.

Next Post

Horoskopi ditor, e shtunë 29 shtator 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

August 31, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

“Më presin republikanët në Teksas”, Berisha zbulon detaje nga vizita në SHBA

August 31, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident në Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

August 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 1 Shtator 2026

August 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha: Çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e BE-së!

August 31, 2026
“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

August 31, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

August 31, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Sikur të isha socialist

August 31, 2026
INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

August 31, 2026
Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com