• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Orientojmë buxhetin sipas nevojave për shërbim shëndetësor afër vendbanimit

by Java News
12/12/2018 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) publikojnë rezultatet e Studimit të dytë Demografik dhe Shëndetësor Shqiptar 2017-2018.

“Studimi demografik dhe Shëndetësor 2017-2018 konfirmon trendin pozitiv të rritjes së aksesit në shërbime shëndetësore afër vendbanimit të qytetarëve. Të dhënat e gjeneruara prej tij na ndihmojnë ne që buxhetin për shëndetësinë ta orientojmë vetëm sipas nevojave reale, për të bërë investime efikase, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit shëndetësor”, tha Ministrja Manastirliu.

Duke u ndalur në investimet në shëndetësi, Manastirliu u shpreh se buxheti është rritur me 43.3% në 5 vitet e fundit.

“Sot spitalet rajonale kanë rritur aktivitetin e tyre spitalor me mesatarisht 20% më shumë pacient të shtruar dhe të trajtuar. Çdo të thotë kjo shifër? Janë pacientë që deri dje shpenzonin kohë dhe para për të udhëtuar drejt Tiranës për shërbime që sot i marrin afër vendbanimit. Ndaj ne do investojmë në sistemin shëndetësor 3 miliardë e 150 milionë lek në vitin 2019, ose 20% se viti 2018, pikërisht për të rritur cilësinë e shërbimit aty ku qytetarët kanë nevojë”, tha Manastirliu.

Studimi Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri (ADHS) 2017-2018 ka gjeneruar të dhëna mjaft të vlefshme demografike dhe shëndetësore. Gjetjet reflektojnë trend pozitiv në aksesin në shërbimet shëndetësore si:

–          88% e grave që kanë lindur fëmijë gjatë 5 viteve të fundit kanë marrë shërbime shëndetësore gjatë shtatzënisë nga personel i kualifikuar shëndetësor.

–          78% e grave kanë kryer më shumë se katër vizita shëndetësore gjatë shtatzënisë.

–          Rreth 99% e lindjeve janë realizuar në maternitete dhe në 100% të rasteve këto lindje kanë qenë të asistuara nga personel shëndetësor i kualifikuar.

–          Njohuritë mbi planifikimin familjar janë pothuajse universale në Shqipëri, ku rreth 97% e individëve të intervistuar ishin në dijeni të të paktën një metode kontraceptive.

–          Ka një përmirësim të dukshëm të ushqyerjes së fëmijëve 0-5 vjeç në krahasim me studimin e parë të 2008-09. Aktualisht, vetëm 11% e fëmijëve janë stunted (të shkurtër për moshën), 2% janë ëasted (të dobët për gjatësinë e tyre), 16% janë mbi peshë dhe vetëm 2% janë nën peshë.

“Këto të dhëna padyshim reflektojnë rritjen e aksesit në shërbime shëndetësore por ne jemi të vetëdijshëm se më shumë duhet bërë. Ndaj me buxhetin 2019 investojmë për rijetësimin e 5 Materniteteve Lezhë, Berat, Kukës, Mat dhe Pogradec sepse për ne, kujdesi për nënën dhe fëmijën vjen i pari”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal edhe te rritja e pagave për stafin mjekësor.

“Vetëm në 2 vite po rrisim me 17% pagat për asetin tonë më të çmuar, mjekët dhe infermierët. A janë mjaftueshëm? Ne e dimë se kemi ende shumë për të bërë por jam këtu për t’i siguruar që mbështetja për ta do të vijojë me rritje page dhe incentiva financiare edhe në vitet në vijim”, tha Manastirliu.

Studimi Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri ofron të dhëna për modelet demografike, lindshmërinë, planifikimin familjar, shëndetin e nënës dhe fëmijës, njohuritë mbi HIV dhe AIDS, ushqyerjen, fuqizimin e gruas, faktorët e riskut të lidhur me stilin e jetesës dhe Sëmundjet Jo të Transmetueshme. Studimi kontribuon në pasurimin e bazës së të dhënave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me tregues të rëndësishëm demografikë dhe shendetësorë, që i vlejnë hartimit të politikave të drejta në shërbim të shëndetit dhe mirëqënies së qytetarëve.

Studimi u zbatua nga Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), nën drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe me mbështetjen teknike dhe financiare të Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran (SDC), Qeverisë Shqiptare, Fondit  të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) dhe Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Gruas (UN Women).

a.çupaj

Next Post
Kur bashkohen kampionët e botës në një ‘darkë legjendash’

Kur bashkohen kampionët e botës në një 'darkë legjendash'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë, riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Kalivaç, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter!

Lezhë, riaktivizohen vatrat e zjarrit në fshatin Kalivaç, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter!

September 8, 2026
Vjedhje spektakolare në Berat, ‘skifterët’ grabisin kasafortat me 200 milionë lekë të dy biznesmenëve, Policia nis hetimet!

Vjedhje spektakolare në Berat, ‘skifterët’ grabisin kasafortat me 200 milionë lekë të dy biznesmenëve, Policia nis hetimet!

September 8, 2026
Sherr dhe përleshje mes dy grupeve në një ‘beach bar’ në Lungomaren e Vlorës, Policia në kërkim të një prej autorëve!

Sherr dhe përleshje mes dy grupeve në një ‘beach bar’ në Lungomaren e Vlorës, Policia në kërkim të një prej autorëve!

September 8, 2026
E quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës përjashton Bardhin për 15 ditë nga Kuvendi

Debate te Konferenca e Kryetarëve, Bardhi përplaset me Peleshin për magjistratët: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjyqtarët janë pa paga!

September 8, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Luftë me zjarret në 5 qarqe të vendit, nga Dajti në Tërbun! Ministria e Mbrojtjes: 43 vatra në 24 orë, 11 janë ende active! S’ka rrezik për banorët

September 8, 2026
Eduard Kuçi mohoi dhunën, Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat

Eduard Kuçi mohoi dhunën, Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat

September 8, 2026
Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

Kriza politike në Kosovë, reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit!

September 8, 2026
Një grup protestuesish mblidhen te Kryesia e Kuvendit dhe i paraprijnë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve dhe seancës parlamentare

Një grup protestuesish mblidhen te Kryesia e Kuvendit dhe i paraprijnë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve dhe seancës parlamentare

September 8, 2026
Seferi sfidon Rey Manaj, duel në distancë për “Këpucën e Artë” në Turqi (VIDEO)

Seferi sfidon Rey Manaj, duel në distancë për “Këpucën e Artë” në Turqi (VIDEO)

September 8, 2026
Konflikti për pagat e magjistratëve, Administrata e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës hyn në bojkot, bllokohen shërbimet! (VIDEO)

Konflikti për pagat e magjistratëve, Administrata e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës hyn në bojkot, bllokohen shërbimet! (VIDEO)

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com