• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Nis investimi për realizimin e transplantit të parë të palcës së kuqe në QSUT

by Java News
15/11/2019 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale financon 24 milionë euro në vit për sëmundjet tumorale, duke e rritur me gati 3 herë financimin për këto sëmundje, krahasuar me 6 vite më parë. Në fjalën e saj në Kongresin e Shoqatës Shqiptare të Hematologjisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se brenda vitit që vjen do të realizohet transplanti i parë i palcës së kuqe në Shqipëri.

“Ka nisur investimi në QSUT, së shpejti investojmë dhe për pajisjet e nevojsme për të realizuar transplantin e parë të palcës së kuqe në Shqipëri brenda vitit 2020, si njëri ndër mjekimet më të mira për pacientët me sëmundje malinje të gjakut”, tha Manastirliu.

Pas rasteve të para që do të realizohen në QSUT, Manastirliu u shpreh se me përfundimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme, do të realizohet edhe transplanti i veshkave në shërbimin publik.

Duke përmendur disa nga investimet strategjike që qeveria shqiptare po bën në sistemin shëndetësor publik, Manastirliu tha se janë rritur investimet në shëndetësi dhe janë trefishuar financimet për sëmundjet tumoriale.

“Janë 24 milion euro në vit që Ministria e Shëndetësisë financon për sëmundjet tumorale, duke e rritur me gati 3 herë financimin për këto sëmundje, krahasuar me 6 vite më parë. 11 milion euro financohen për barna të sëmundjeve të gjakut nga skema e rimbursimit dhe ajo e spitaleve dhe janë 38 barna të rimbursueshme që trajtojnë sëmundjet malinje të gjakut”, tha Manastirliu.

Kongresi i Shoqatës Shqiptare të Hematologjisë po zhvillon punimet në Tiranë nga datat 15-16 Nëntor, me pjesëmarrjen e hematologëve nga rajoni, disa vende të Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /e.s/

Next Post
“Zgjerimi s’i ndalon ndikimet e huaja! S’kemi dyshime për Ballkanin”, Franca zbut qëndrimin

“Zgjerimi s'i ndalon ndikimet e huaja! S'kemi dyshime për Ballkanin”, Franca zbut qëndrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
“Sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën”, Ndreca-Bylykbashit: Me këtë qëndrim po i rëndon pozitën zotit Berisha

“Dado nuk plotëson kriteret ligjore”, avokati i Veliajt: Izolimi i kryebashkiakut një akt i paligjshëm

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In