• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu, në Kombinat: Nga qendra shëndetësore përfitojnë 90 mijë banorë

by A R
30/09/2019 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra shëndetësore e Kombinatit, një prej qendrave më të mëdha në Tiranë, po rehabilitohet me standardet më të larta për t’i shërbyer me cilësi 90 mijë banorëve të kësaj zone, shprehet ministria përgjegjëse.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet në qendrën shëndetësore të Kombinatit, ku deklaroi se shërbimi do të ofrohet 24 orë në 7 ditë të javës.

“Pas rehabilitimit, kjo qendër do të kthehet në qendër shëndetësore me shërbime 24-orëshe për urgjencat, për të shmangur ecejaket në QSUT për shërbime që fare mirë mund të ofrohet nga mjekët specialistë në këtë qendër”, tha Ministrja Manastirliu.
Qendra e Kombinatit do të jetë gjithashtu një nga pesë pikat në Tiranë, ku do të bëhet vlerësimi i personave me aftësi të kufizuar.

“Brenda vitit do të pilotojmë në Tiranë një sistem të ri vlerësimi bio-psiko-social për sa i përket personave të cilët trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar. Kemi vlerësuar që do të jenë 5 pika në Tiranë të cilat do të ofrojnë këtë vlerësim, nëpërmjet mjekëve specialistë, punonjësve socialë dhe psikologëve. Ne kemi vendosur që këto njësi të reja të vlerësimit t’i përfshijmë brenda qendrave shëndetësore, duke qenë se aksesi i qytetarëve është shumë i shpejtë dhe do të ulim burokracitë”, -tha Manastirliu.

Ministrja u ndal te programi i rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, duke theksuar se në Tiranë janë 9 qendra shëndetësore që po i nënshtrohen rehabilitimit këtë vit.

“Programi i rehabilitmit të 300 qendrave shëndetësore për vitin 2019 fuqizohet me 100 qendra të reja shëndetësore, të cilat tashmë kanë filluar të rehabilitohen, pjesë e së cilës janë 9 qendrat shëndetësore dhe ambulancat që po i nënshtrohen rehabilitimit në rrethinat e Tiranës”,- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shoqërua nga deputetja e zonës, Blerina Gjylameti, e cila vlerësoi investimet që po kryen Ministria e Shëndetësisë në zonat periferike të Tiranës, duke ju përgjigjur dhe ndryshimeve demografike që kanë ndodhur në kryeqytet. Gjatë vitit 2018 vetëm në Tiranë u rehabilituan 15 qendra shëndetësore, ndërsa këtë vit janë në proces rindërtimi 9 qendra shëndetësore në zonat periferike të qytetit. Brenda vitit 2019 do të rehabilitohen 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca në vend.

Next Post
Veliaj me Gaz Pajën, në Vishnje: Rindërtojmë shtëpinë e rrënuar nga tërmeti

Veliaj me Gaz Pajën, në Vishnje: Rindërtojmë shtëpinë e rrënuar nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë, Gogu: Garanci proceduriale, efikasitet i drejtësisë, modernizim me standarde europiane

Ministri i Drejtësisë, Gogu: Garanci proceduriale, efikasitet i drejtësisë, modernizim me standarde europiane

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In