• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në Kavajë: Të vendosur të zbatojmë regjimin e ri në spitale

by Java News
27/02/2019 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë vijoi në spitalin e Kavajës takimet e hapura me qytetarët dhe personelin shëndetësor për përmirësimin e shërbimit shëndetësor, përshtatjen me profilet e sëmundshmërisë, ndryshimet demografike, nevojat e qytetarëve dhe pritshmëritë e personelit mjekësor

“Jemi të vendosur për të zbatuar regjimin e ri në spitale, duke kufizuar vizitat e familjarëve dhe duke i ndaluar ato ne shërbimet e urgjences”. Nga Kavaja, ku vijoi konsultimet, në kuadër te turit të takimeve të hapura me qytetarët, mjekët dhe infermierët, Ministrja Manastirliu theksoi se ndryshimi vjen së pari nga bluzat e bardha. “Është koha të vendosim një marëdhënie të re mjek-pacient dhe të zbatojmë regjimin e ri në spitale, me zbatimin rigoroz të disiplinës dhe rregullit”, tha Manastirliu gjatë takimit me stafin mjekësor të spitalit të Kavajës. Mjekët kërkuan mbrojtje dhe mbështetje për të kryer detyrën e tyre me dinjitet.

“Mos prisni qe ndryshimi të vijë nga lart. Ndryshim e bëni ju të parët. Nese ju i respektoni rregullat, komunikoni me kujdes me qytetarët, patjetër do të gjeni mirëkuptimin e tyre”, u shpreh Ministrja Manastirliu. Sipas urdhrit të Ministres për të gjitha spitalet në vend, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër, do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00 – 13:00 dhe mbasdite nga ora 17:00 -19:00. Ndërsa vizitat në shërbimin e reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00 – 12:00 dhe 18:00 – 19:00.
Spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake do të marrin masa të vendosin disiplinimin dhe rregullin në shërbimet e urgjencës, duke mos lejuar prezencën e personave të pa-autorizuar që nuk marrin shërbim shëndetësor, duke krijuar ambiente te posaçme për pritjen e familjarëve dhe komunikimin me mjekët, por nuk do të lejojnë familjarë në ambjente ku ofrohet shërbimi I urgjencës. Përjashtim bën rasti kur mjeku vlerëson praninë e një familjari.

Gjatë takimit me stafin mjekësor ishin prezente dhe tre mjeket e reja të specializuara në Pediatri, Onkologji dhe Endokrinologji. Në të gjithë vendin, 161 mjekë që perfundojnë specializimin brenda muajit Shkurt, të cilët kanë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë, do t’i shtohen ekipeve mjekësore në spitalet publike të vendit. Viti i parë i specializimeve, pas një bllokimi 4-vjeçar, do të sjellë 300 mjekë të rinj specialistë.

/a.meta

Next Post
Novoselë/ Investimet në rrjetin elektrik, Gjiknuri-Leli takim me bizneset

Novoselë/ Investimet në rrjetin elektrik, Gjiknuri-Leli takim me bizneset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In