• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Në 2018 vlerësojmë spitalet sipas cilësisë, ato që s’plotësojnë standartet bazë do të mbyllen!

by Java News
21/12/2017 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi standartet specifike për çdo strukturë shëndetësore, nga spitalet universitare dhe deri tek qendrat shëndetësore, klinikat apo njësi të tjera të shërbimit shëndetësor, plotësimi i të cilave do të jetë bazë për akreditimin e institucioneve shëndetësore por edhe për licensimin e tyre.

 “Ka ardhur koha të flasim cilësi dhe siguri! Çdo shërbim që aksesohet nga qytetarët dhe ofrohet për pacientët kudo në sistemin publik dhe privat, do kërkohet të plotësojë standartet dhe të akreditohet. Viti 2018 do të jetë viti i cilësisë, sigurisë dhe akreditimit, ku do të rankojmë (rendisim) sipas niveleve të akreditimit të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, që nga qendrat shëndetësore e deri të spitalet universitare për plotësimin e standarteve bazë, në shërbimin publik. Ndërsa përsa i takon strukturave shëndetësore jopublike, të cilat nuk i plotësojnë standartet bazë, bazuar në ligjin e kujdesit spitalor, aktiviteti i tyre do të pezullohet e më pas, do të mbyllet nëse nuk arrijnë të plotësojnë këto standarte”, u shpreh Ministrja Manastirliu në konferencën me temë “Përmirësimi i shërbimit spitalor nëpërmjet standardeve të akreditimit: Cilësi – Siguri -Efiçencë”, ku merrnin pjesë drejtues dhe mjekë të spitaleve publike dhe jopublike si dhe ekspertë të fushës.

Janë 54 spitale publike dhe jopublike, 415 QSH publike, rreth 1900 pika ambulatore, 122 klinika private, 408 laboratore private, 1416 klinika stomatologjike dhe rreth 1300 farmaci. Nga këto kemi vetëm 5 spitale të akredituara publik dhe jopublike, 1 qendër shëndetësore të akredituar. Ndërsa janë në proces akreditimi 48 qendra shendetësore dhe 11 klinika private.

Prej tre muajsh u punua për standartet specifike të spitaleve në të gjitha nivelet, standartet e spitaleve universitare të hartuara për herë të parë dhe standartet e rishikuara spitalore dhe parësore. Përmes një procesi gjithëpërfshirës, këto standarte u hartuan bazuar në standartet më të mira ndërkombëtare, në përputhje me vecoritë e vendit tonë, pas konsultimeve të gjera me ekspertë vendas dhe të huaj.

Janë 258 standarte bazë që do të duhet të plotësojë çdo strukturë universitare për tu konsideruar e tillë dhe 233 standarte optimale për të garantuar cilësinë maksimale të shërbimit.

Kemi përcaktuar 186 standarte bazë spitalore dhe 294 standarte optimale, ndërsa sa i takon kujdesit parësor.

Janë parashikuar 33 standarte bazë dhe 58 standarte optimale për ofrimin e shërbimit cilësor për pacientët.

“Me këtë process, do të kemi një lidhje të integruar ndërmjet programit të licensimit dhe akreditimit, ku të gjitha institucionet shëndetësore që përfshihen në procesin e akreditimit, do të duhet të kenë përmbushur 100% standartet bazë për t’u licensuar. Por më e rëndësishmja, ne do të garantojmë cilësinë e shërbimit që do të marrë çdo qytetar, për më shumë siguri në shërbimin që merr dhe do të ketë mundësi të zgjedhë objektivisht në institucionin ku ai beson”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

 Programi i akreditimit do të kalojë në dy faza:

Vlerësimi i institucioneve shëndetësore për plotësimin e standarteve bazë dhe më pas, vlerësimi i standarteve optimale të të të gjitha atyre institucioneve që I kanë plotësuar 100% standartet bazë në fazën e parë mbikqyrëse.

Duke filluar nga Janari 2018 tashmë me standartet e reja do të nisë procesi i akreditimit për të gjitha spitalet. Në përfundim të këtij vlerësimi, brenda vitit 2018, do të listojmë spitalet sipas standarteve që ato do të plotësojnë.

Rezultati do të jetë një proces më i efektshëm për strukturat e kujdesit shëndetësor, të cilat po kalojnë këtë proces, duke u lejuar atyre të përqëndrohen në atë çfarë ata bëjnë më mirë – duke u shërbyer pacientëve të tyre.

Next Post
Kasta elitare e diplomatëve, e vetmja që i mungon vendit

Kasta elitare e diplomatëve, e vetmja që i mungon vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

February 12, 2026
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

February 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

February 12, 2026
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

February 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026

February 12, 2026
“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

February 12, 2026
Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

February 12, 2026
Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In