• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Furnizim me barna në 90 qendrat e Dibrës

by Java News
12/11/2017 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në Dibër dhe spitalet e tjera Rajonale do të plotësojmë mungesat e mjekëve specialistë duke aplikuar bonusin deri në 2.5 milion lekë”.Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë vizitës në spitalin e Peshkopisë.

Znj. Manastirliu u shpreh se brenda vitit që vjen ky spital do të pajiset me mamograf të ri, ekografi dhe te gjitha pajisjet e nevojshme falë projektit me Bankën Botërore, ndërsa theksoi se ky spital, brenda muajit Prill do të ketë instrumentet e rinj kirurgjikalë, që do t’i japin fund një herë e mirë infeksioneve spitalore.

Me buxhetin e vitit 2018 do të rikonstruktohet dhe pajiset me të gjitha pajisjet biomjekësore gjithashtu edhe poliklinika e qytetit të Peshkopisë.

Falë planifikimit të mirë, spitali i Peshkopisë nuk ka mungesë barnash për trajtimin e pacientëve dhe sipas mjekut kirurg Gazmend Xhembulla, nevojat janë të plotësuara për të gjithë vitin.

“Më vjen mirë që në Peshkopi shohim këtë situatë me barnat dhe dua të sjell në vëmendje edhe një angazhim tjetër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të garantuar që tani furnizimin me barna për 90 qendrat shëndetësore në zonat e thella malore për të gjithë periudhën e bllokimit nga dëbora apo moti i keq”, tha Ministrja e MShMS.

Znj. Manastirliu ndoqi nga afër edhe aksionin e çlirimit të hapësirave brenda spitalit nga ndërtimet e paligjshme.

“Jemi të vendosur t’i kthejmë personelit mjekësor dhe qytetarëve hapësirat e zëna pa leje me aktivitete që nuk kanë aspak lidhje me spitalin”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë aksionit të pastrim-higjienizimit në spitalin Rajonal Dibër. /b.d

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Kreta dhe nevoja që PD të zyrtarizojë qëndrimin për kufirin detar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In