• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu e Kushi në Hungari: Projekte për studentët që të marrin diploma europiane në Shqipëri

by
07/06/2021 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi, kanë dhënë detaje rreth takimeve të zhvilluara në Hungari.

Nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetin social “Facebook” Manastirliu u shpreh se në këto takime u diskutua për diploma e doktoratura të përbashkëta si edhe praktika të studentore që mund të zhvillohen në Hungari, me qëllim thellimin e bashkëpunimeve mes vendeve.

“Kemi diskutuar për diploma të përbashkëta,doktoratura të përbashkëta dhe për praktika studentore që mund të zhvillohen në Hungari. I kemi bërë një ftesë rektorit të Universitetit të Hungarisë për të bërë një vizitë në Universitetin Mjekësor dhe në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza për të parë rrugët më të mira të bashkëpunimit që kanë në fokus zhvillimin e shëndetësisë. Do të ngrihen grupe punë të përbashkëta për t’i dhënë frymë këtij bashkëpunimi dhe besojmë se shumë shpejt do të finalizohet një memorandum mirëkuptimi mes dy palëve”, tha Manastirliu.

Ndërkohë Ministrja e Arsimit Evis Kushi sqaroi se një nga objektivat e këtij mandati qeverisës është rritja e cilësisë në Arsimin e Lartë.

Po ashtu Kushi bëri me dije se vijon angazhimi për hapjen e universiteteve shqiptare ndaj universiteteve prestigjioze europiane me programe e projekte të përbashkëta në mënyrë që studentët  të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane edhe në Shqipëri.

“Një nga objektivat më madhorë të mandatit të ri qeverisës është rritja e cilësisë në Arsimin e Lartë dhe hapja e dyerve të Universiteteve shqiptare për Universitet Europiane në mënyrë që studentët të kenë diploma që njihen edhe në vendet e BE. Në këtë kuadër ishte edhe takimi me dy rektorët e universiteteve në Budapest që shprehen interes për të thelluar bashkëpunimin që tashmë ekziston prej vitesh”, shtoi më tej Kushi.

/b.h

Next Post
FOTO/ Ky është 56-vjeçari që vrau me sëpatë gruan e tij dhe më pas i dha fund jetës

FOTO/ Ky është 56-vjeçari që vrau me sëpatë gruan e tij dhe më pas i dha fund jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

March 1, 2026
Shkarkimi i Ilir Prodës, reagon Noka: Tregon panikun e Ramës! Presioni i protestave të opozitës po çmonton …

Shkarkimi i Ilir Prodës, reagon Noka: Tregon panikun e Ramës! Presioni i protestave të opozitës po çmonton …

March 1, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

March 1, 2026
Trump kërcënon nëse ka varje, Irani i çon letër OKB: SHBA dhe Izraeli përgjegjës për vrasjet

Platforma\Drejtuesja e muxhahedinëve, Rajavi: Vdekja e Khameneit, mbarim i despotizmit fetar!

March 1, 2026
“Të ndalet dhuna në Lindjen e Mesme”, Papa Leoni XIV bën thirrje: Paqja nuk ndërtohet me armë, por me dialog

“Të ndalet dhuna në Lindjen e Mesme”, Papa Leoni XIV bën thirrje: Paqja nuk ndërtohet me armë, por me dialog

March 1, 2026
“Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës”, Rama takon artistët në Vilën 31

“Turp për çdo gjykatës që rinxjerr në rrugë këta keqbërës”, Rama takon artistët në Vilën 31

March 1, 2026
U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

U vra në operacionin e SHBA-së kundër Iranit/ Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja

March 1, 2026
Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

March 1, 2026
Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

Pamje të rënda nga dosja “Epstein”/ Del fotoja e një kirurgu që operon një vajzë mbi tavolinën e ngrënies!

March 1, 2026
Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

Traktori humb kontrollin dhe del nga rruga në Kolonjë, plagoset drejtuesi i mjetit

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In