• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu 2 orë takim me mjekët: Jemi në të njëjtën anë të llogores, 4 kërkesat e tyre do të diskutohen

by Ardit Rada
24/09/2020 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në përfundim të takimit me 4 përfaqësuesit e mjekëve në Kryeministri, bëri me dije se do të ngrihen grupe pune mes sindikatës dhe Ministrisë që do të nisin nga e mërkura e ardhshme për realizimin e 4 kërkesave të bluzave të bardha.

“Ne kemi diskutuar shumë konkretisht për pikat që përfaqësuesit e sindikatës kanë përcjellë, kemi një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë afat shkurtër, mesme dhe gjatë për të adresuar kërkesat ee tyre. Takimet do të fillojnë që prej javës që vjen, Ura e komunikimit me ta është e konsoliduar. Ministria e Shëndetësisë është shtëpia e tyre, aty do të zhvillohen të gjitha takimet. Në këtë situatë, forca më e madhe janë ata, do t’i dëgjojmë, do të marrin vendim për të ardhmen e tyre, janë 4 pika që do të diskutohen, janë çështje që do të diskutohen edhe në ekipe më të vogla se adresojnë situata të ndryshme, kërkojnë ekspertizë më të gjerë. Një vit e pak përpara në saj të punës që kemi bërë së bashku, ndryshimet në Kodin Penal janë realizuar dhe kjo është bërë falë vullnetit të qeverisë. Jemi së bashku, jemi në të njëjtën anë të llogores, do punojmë për të mirën e qytetarëve”, tha Manastirliu.

Pyetur për protestën që po zhvillohej paralel, Manastirliu tha “Ne jemi këtu për konsolidimin e kësaj platforme dhe kemi një rrugë të gjatë”, tha ajo.

Një fakt i tillë është konfirmuar edhe nga mjeku, Gentian Stroni, një nga përfaqësuesit në takim.

“Hodhëm bazat e bashkëpunimit, dhe bëmë një kalendar për realizimin e kërkesë. Do kemi grupet e punës që janë nga sindikata jonë dhe qeveria për të arritur në përfundimet që do të donim të ishin. Do jetë pjesë e një diskutimi tjetër në grupe më të vogla për detajet. Për t’u vlerësuar fakti që nga pala qeveritare u panë të drejtat për 4 kërkesat, tani do të punojmë për realizimin në detaje”, tha mjeku.

/e.rr

Next Post
Reduktohet aktiviteti sizmik, ekspertët: Situata e rrezikut ka kaluar

Përse ndodhin lëkundjet e tokës (Tërmetet)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

24-vjeçari vlonjat prej dy ditësh i zhdukur! Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

24-vjeçari vlonjat prej dy ditësh i zhdukur! Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

November 13, 2026
“Më mori dritën e syrit,” letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

“Më mori dritën e syrit,” letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

November 13, 2026
E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

November 13, 2026
Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të ‘fundosë’ interesat e Izraelit?

Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të ‘fundosë’ interesat e Izraelit?

November 13, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kuvendi me 100, 101 apo 140 deputetë?

November 13, 2026
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, aksidentohen 3 motra dhe një foshnjë në Lushnjë

November 13, 2026
Përplasja në distancë Trump-Zelensky, Vance paralajmëron: Të sulmosh presidentin amerikan nuk ndihmon Ukrainën

Trump premton luftë të re, nuk ka më vend për Vance në negociata me Iranin

November 13, 2026
Operacioni, kapen në kufirin me Greqinë 86 kg marijuanë, në pranga edhe një grua shqiptare!

Operacioni, kapen në kufirin me Greqinë 86 kg marijuanë, në pranga edhe një grua shqiptare!

November 13, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë!

Liga e Kombeve/ Shqipëria nuk ka kohë për pushim, e gjithë vëmendja te “finalja” në Hungari ndaj Bjellorusisë!

November 13, 2026
Pagesat me kartë më të lira që nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare dhe përgjysmohen kostot!

Pagesat me kartë më të lira që nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare dhe përgjysmohen kostot!

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In