Nga Hazbi Shehu
Shkencëtarët bazuar në studimet gjeologjike,sizmike,shpimet e thella,rezultatet
paleontollogjike,petrografike,gjeokimike,gjeofizike,etj. e përfytyrojnë planetin tonë të ndarë në tri pjesë kryesore: Korja, Manteli dhe Bërthama.[lit.1,2,3,4,5,6,7,8,9][fig.1 ,2]
KORJA e TOKES.-Përfaqëson oqeanet me trashësi (5-11km),dhe kontinentet me trashësi (30 deri50km).
MANTELI.- shkon deri ne thellësinë 2990 km. dhe përben rreth 70% të vëllimit të tokës. Sipas përbërjes shkëmbore manteli ndahet në dy pjesë: e poshtmja dhe e sipërmja. Pjesa e sipërme përfaqësohet nga Astenosfera dhe Litosfera, ndësa e poshtmja i takon Mezosferës. Litosfera paraqitet me thellësi deri në 100km. poshtë kores oqeanike dhe me thellësi afërsisht 250km. poshtë asaj kontinentale. Ajo përbëhet kryesisht nga silic dhe alumin, është e ngurtë dhe me densitet 3.5.
Astenosfera me thellësi deri në 900km. përbëhet kryesisht nga silic dhe magnez. Gjendja fizike e saj është plastike dhe me densitet 4.
Mezosfera paraqitet e ngurtë, përbëhet nga Ni-fe[Nikel-Hekur] dhe me densitet 5.5.Ajo ka nje temperaturë rreth 1000-3500c.
BERTHAMA: Ndahet në dy pjesë:E jashtmja me trashësi nga thellësia 2990km. deri në 5120km me përbërje nikel-hekur , densitet10 dhe supozohet të jetë e lengët. E poshtmja ose bërthama e brendshme, që shkon deri në qendër të tokës me thellësi 6370km paraqitet e ngurte me përberje hekur-nikel,densitet 12 dhe temperature 4000-4700 gradë.
Studjuesit e planetit tonë supozojnë se në astenosferë dhe në pjesën e sipërme të mantelit të poshtëm si rezultat i zbërthimeve të elementeve radioaktive lindin rryma të nxehta konvektive. Si rrjedhoj i nxehtësis të jashtëzakonshme shkëmbinjtë në gjendje plastike transformohen në të lengët dhe në gaze. Ky ndryshim i gjendjes fizike çon në rritjen e volumit dhe presioneve jashtëzakonisht të larta,të cilët shkaktojnë lëvizjen e tyre në drejtim të kundër presioneve më të vegjël d.m.th. në drejtim të sipërfaqes të tokës. Si rrjedhoj i shpërthimit të këtij materiali jashtzakonisht të nxehtë çahet litosfera dhe korja e tokës në blloqe ose pllaka me dimensione të mëdha apo të vogla dhe të çrregullta( teoria e tektonikes e pllakave). Këto pllaka janë gjithmonë në lëvizje mbi astenosferën plastike. Shpejtësia e lëvizjes të pllakave shkon deri në 15cm në vit. Janë vërejtur tri lloje lëvizje të pllakave:
1]Divergjente -kur i largohen njera tjetrës.
2]Konvergjente -kur ato përplasen me njera-tjetrën
3]Rrëshqitëse -kur pllakat çvendosen ose rrëshqasin sëbashku.
Të tri rastet e lëvizjeve shoqërohen me tërmete; ndërsa veprimtaria vullkanike lidhet me lëvizjet konvergjente dhe ato divergjente.
VEPRIMTARIA VULLKANIKE në vendin tonë dhe fqinjët.[lit.7,8]
Albanidet në vendin tonë paraqiten të rrudhosura dhe të tektonizuara me shtrirje të përgjithshme JJL-VVP dhe shprehen në dy treva: E brendshmja përfaqësohet nga zonat strukturalo-faciale: Korabi, Mirdita dhe Gashi ; ndërsa e jashtmja përfaqësohet nga zona e Alpeve Shqiptare,Krasta-Cukali, Kruja, Jonikja dhe Sazani. Koha e formimit të trevës brendshme eshtë më e hershme.
Në vendin tonë kemi komplekse të shkëmbinjve vullkanike të formuara në kohë të vjetra gjeologjike.Nga gjetja e fosileve makro dhe mikroskopike specialistët tonë, por dhe të huaj kanë dalluar tri formacione kryesore:
1) Formacioni vullkanogjeno-sedimentar Paleozoik [lit.7]
Takohet në zonën e Korabit. Mosha gjeologjike më e vjetër në vendin tonë[Ordovikiane 443-439 milione vjet]; sipas faunes konodonte ne disa shtresa gëlqerore përcaktuar nga paleontologu pro.dr. Selam Meço. Gjithashtu eshtë përcaktuar periudha Siluriane 439-408 milione vjetë me faunen Graptolite ne rreshpet argjilore të zeza përcaktuar nga paleontologu Pandeli Pashko.
2)Formacioni vullkanogjeno-sedimentar Triasik[lit.7]
Sipas përbërjes të shkëmbinjve sedimentarë rezulton se veprimtaria vullkanike eshtë zhvilluar në periudha gjatë Permian-Triasikut të poshtëm në kushte kontinentale [250-241 millione vjetë më parë], kryesisht depozitime terrigjene ranoro-konglomerate të ngjashme me ato të Mesdheut dhe takohen kryesisht ne zonën e Korabit; gjatë triasikut të poshtëm dhe të mesëm në kushte detare. Në rastin e dytë[241-235 milione vjetë më parë] kryesisht depositime karbonatike, silicore dhe reshpe radiolarike, që deshmojnë për kushte të thella detare. Formacioni vullkanogjeno-sedimentar i Triasikut të poshtëm dhe të mesëm përhapet në të gjitha zonat strukturalo-faciale të brendshme dhe të jashtme. Prodhimet vullkanikeTriasike në përgjithsi janë efuzive dhe piroklastike.
3)Formacioni vullkanogjen Jurasike. [lit.7]
Ky kompleks shkëmbinjsh vullkanik ka pak ndërshtresa sedimentare, kryesisht rreshpe silicore radiolarike, që deshmojnë se veprimtaria vullkanike ka ndodhur në kushte të thella detare, që mendohet të ketë qenë pjesë e oqeanit Tetis. Kohëzgjatja e formacionit Jurasiku i poshtëm dhe i mesëm ka qenë nga 205 deri në 158 milione vjetë, pra ka zgjatur rreth 47 milione vjete. Kjo eshtë periudha më e gjatë e aktivitetit vullkanik, që ka ndodhur në vendin tonë. Këto përfundime janë rezultat i punës shkencore të specialisteve tone.[lit.7]
Vullkanet dhe proçeset vullkanike në rajonet fqinjë në Mesdhe.
Në Itali[ rajoni i Siçilise] takohet vullkani i tipit Stromboli me shpërthime të përhershme [të rrallë në botë] me lava dhe shtresa piroklastike.Vullkani Etna,vullkan aktiv dhe më i larti në Europë[3350m] ndodhet në pjesën veriore të Sicilisë. Në pjesën e sipërme të vullkanit vërehen here pas here lavë dhe avuj ujësh me aktivitet të përhershëm në shkallë të ulët, por disa herë kalon në shpërthime shumë të forta me lavë dhe material piroklastike. Llogaritet me aktivitet shpërthyes rreth 2500vjetesh dhe me nje vjetërsi 2.5 milione vitesh.
Pra bazuar në materialet e paraqitur më sipër vullkanet dhe shpërthimet vullkanike kanë ekzistuar në rajonet e Mesdheut miliona vite më parë qysh në kohën e lëvizjeve divergjente të pllakave tektonike.[lit.1,2,3,4,5,67,8]
Sipas materialit faktik të paraqitur më lartë arrijmë në përfundim se: Ndërmjet pllakes tektonike Afrikane dhe asaj Europiano-Aziatike para paleozoit dhe gjate tij lava e nxehtë në saj të presioneve shumë të larta çau litosferen dhe koren e tokës duke krijuar nje të çarë të madhe dhe të thellë, që lidhi astenosferen me siperfaqen e tokës. Nëpërmjet kësaj çarje shpërthyen vullkanet pjesa kryesore e të cilëve dolën në sipërfaqe dhe duke u ftohur formuan shkëmbinjtë efuzive me materiale piroklastike, ndërsa pjesa tjetër e lavës mbeti në thellësi dhe formoi shkëmbinjte intruziv kristaline. Kjo ishte faza e parë e shpërthimeve të lavës se nxehtë, që shkaterroi gjithshka në sipërfaqen e tokës. Këto shpërthime shoqerohen me tërmete shumë të fuqishëm. Mbas nje fare pushimi relativ apo ndërprerje të shpërthimeve fillon faza e dytë, që lidhet me moshat Trias i poshtëm dhe i mesëm. Gjatë kësaj kohe ka pasur përsëri shpërthime të lavës nxëhtë, por më pak të fuqishme se të parat, me shkaterrime dhe te shoqëruara me tërmete të fuqishme. Më vonë vjen faza e tretë e moshës Jurasikut gjithmon me shperthime te fuqishme te laves, shkatërrime në sipërfaqen e tokës te shoqëruara me tërmete të fuqishme. Shpërthimet vullkanike nga fillimi i tyre e deri në mbarimin perkatës kanë ndodhur ne kushte të depozitimeve kontinentale dhe detare, ku formoheshin shtresa sedimentare me praninë e fosileve, që kanë përcaktuar moshën e këtyre shpërthimeve. Këto lava të nxehta gjate tre fazave përkatëse coptuan dhe shpartalluan pjesën J_P të pllakës europiane dhe pjesës veriore të asaj Afrikane duke formuar gadishuj dhe ishuj të panumrtë reth Mesdheut, siç shihet sot. Duhet theksuar se si rrjedhim i proçeseve të shpërthimeve të lavave vullkanike pjesët e coptuara të J-P te pllakes Euro zvoglohen dhe hollohen në trashësi. Kështu,që trashësia e tyre supozohet të luhatet nga 10 deri në 15 km, pra janë petëzuar. Prandaj në këto gadishuj dhe ishuj lëkundjet e tokës do të jenë më të fuqishme [Itali,Greqi,Turqi,etj.dhe ishujt përrreth tyre.]
Gjatë mbarimit të Jurasikut sasia e lavës vullkanike që arrin në siperfaqe zvogelohet derisa derdhja e saj ndalon. Kjo ndodh sepse zvoglohet numri i elementeve radioaktiv, që zbërthehen në astenosfere dhe nxehtësia që ata prodhojne nuk eshtë në gjendje të transformoi shkembinjte plastike të astenosferës në lavë ose prodhon nje sasi të vogël të lavës, që nuk është në gjendje të arrij në sipërfaqe të tokës. Ajo mund të formoi vetëm vullkane nëntoksore ose dërgon sasi shume të vogla që mund të kalojne nëpërmjet mikrocarjeve [p.sh. vullkanet e Sicilise në Itali]. Në këto kushte forca tërheqese gravicionale midis dy pllakave [Euro dhe Afrikane] paraqitet shumë më e fuqishme se forca e shpërthimit të lavës dhe krijon mundësinë e afrimit te dy pllakave. Si rrjedhoj fillon lëvizja konvergjente e dy pllakave d.m.th. kalimi nga lëvizja divergjente në ate konvergjente.
Duhet theksuar se gjatë lëvizjeve divergjente shpërthimet e vullkaneve dhe lava e nxehtë që dalin në sipërfaqe të tokës shoqërohen me lëkundje të fuqishme të tokës d.m.th. me tërmete shumë të fuqishëm. Pra në këto raste tërmetet janë si rezulltat i shpërthimeve vullkanike. Në sajë të forcave tërheqëse gravitative të dy pllakave; lëvizjet konvergjente krijojnë mundësinë e afrimit, përplasjes së tyre dhe lindjen e lëkundjeve të tokës[ tërmetet].
Pllaka Afrikane paraqitet me përmasa dhe trashësi gjigande.Ndërtimi gjeologjike i saj përfaqësohet nga shkëmbinj dhe depozitime me përberje komplekse ,kompakte, masive solide dhe me nje peshë kolosale në krahasim me pjesën J-P të pllakës Euroaziatike.Pikërisht kjo peshë shumë e rendë dhe kolosale i jep mundësinë dhe të drejtën,që duke lëvizur në drejtim të pllakës Euroaziatike të zhytet nën pjesën J-P të pllakës të saj.[fig.3]
Perse gjatë lëvizjeve konvergjente dhe përplasjeve të dy pllakave [Euro dhe Afrikane] TERMETET NDODHIN NE KOHE DHE VENDE TE NDRYSHME ?[Teoria e mikroblloqeve për trashësinë :Litosferë-kontinent].[lit.8]
Për të llogaritur Energjinë e trupave të stacionuara[siç janë dy pllakat kryesore[Euro-afrikane]dhe për të shprehur ekujvalencën e masës me energjinë përdoret formula:E=mc2 ,ku c përfaqëson shpejtësinë e lëvizjes të trupit,që lëviz;E.-eshtë energjia,që i përket ose ndodhet në nje trup të stacionuar;ndërsa m.- eshtë masa e trupit të stacionuar.Energjia,që i përket masës[m] të trupit të stacionuar eshtë e barabartë me këtë masë shumëzuar me shpejtësinë e lëvizjes së trupit në katror[jashtëzakonisht e madhe] dhe ,që shpreh sasinë e energjis për çdo njesi të masës.]Ejnstein lit.9]
Në se lëvizjet divergjente shkencëtarët i shpjegojnë duke u bazuar në shpërthimet e vullkaneve, lavave vullkanike dhe me lëkundjet e fuqishme të tokës dhe sipërfaqes saj[tërmetet e fuqishme];lëvizjet konvergjente shpjegohen kryesisht me lëkundjet e tokës[tërmetet e të gjitha shkallëve],por pjesërisht dhe me shpërthimet vullkanike sidomos ato nëntoksore.
Të dy pllakat kryesore[Euro dhe afrikane] përmbajnë në vetvehte energjinë e tyre përkatëse.Çdo gram i masës të dy pllakave zotëron energji të jashtzakonshme,por deri sa nuk shfaqet nuk mund të përcaktojmë energjinë e masës së pllakave në terësi.Energjia e tyre shfaqet gjatë përplasjes së pllakave, ku si rrjedhoj shkakton lëkundjet e tokës[termetet].
Gjatë përplasjes së parë të pllakave ndodh coptimi i pjesëve më të holla [kryesisht të kores toksore dhe fjesërsht asaj të pjesës sipërme të Litosferës ne zonën e kontaktit të pllakave.Po thuajse kryesisht coptimi dhe shkatërrimi lidhet me pjesën J-P të pllakës Euroaziatike[kjo shprehet qartë dhe vërtetohet me gadishujt dhe mijra ishujt,që vërehen sot në detin e Medheut[figë.1 harta].Coptimi në disa pjesë i shkëmbinjve të kores dhe litosferës mund të shpjegohet me zbërthimin e masës të atomit [M] në dy pjesë[M’ dhe M”],ku shuma e dy masaveM’ dhe M” eshtë më e vogël se sa masa origjinale[M],sepse gjatë zbërthimit humb nje pjese e energjis.Kështu ndodh dhe me ndarjen në mikroblloqe të kores dhe litosferës.Ato duke u ndare në pjesë më të vogla humbin nje sasi të energjise,që kthehet në nxehtësi ne flakë dhe tym ,që vërëtetohet nga të dhenat e fshatareve,të cilët gjate lëkundjeve të tokes[termetit] kane parë të dali flake dhe tym ne te çarat e tokës nga tërmeti .Në vazhdim të përplasjeve të dy plakave mikroblloqet shtërngohen, fërkohen,si rrjedhoj krijohet nxehtësi dhe presione të jashtzakonshme,që shtyjnë mikroblloqet të lëvizin në drejtim të kundërpresioneve më të vegjël d.m.th. drejt sipërfaqes tokës duke shkaktuar lëkundjet e tokës.Lëvizjet e mikroblloqeve kanë karakteristikat e tyre separiste duke lëvizur sejcili drejt vendeve të ndryshme të sipërfaqes dhe në kohët përkatëse.Kështu p.sh. nje ose dy blloqe kanë dhenë lëkundjet në Durrës në Nëntor, ndërsa kohë më
parë mikroblloqe të tjerë kanë shkaktuar lëkundje toksore në Korçë,Burel,Berat,Shkup,Greqi,Itali,Turqi,etj.Pra lëkundjet e tokës ndodhin në kohë të ndryshme në vende të ndryshme në përputhje me forcën e energjis kinetike dhe presioneve të larta,që lindin nga shtërngimi,fërkimi dhe coptimi i mikroblloqeve si rrjedhim i vazhdimit të përplasjeve të pllakave kryesore.
Në saj të veprimit të focave tërheqëse gravicionale të pllakave Euro-Afrikane vazhdojnë lëvizjet konvergjente , që sjellin përplasjen e pllakave dhe lëkundjet e tokës si rrjedhoj i lëvizjeve të mikroblloqeve në kohë dhe në vende të ndryshme. ..Pikërisht sipas kësaj teorie[teoria e mikroblloqeve] të gjithë rajonet e Mesdheut do të jenë vazhdimisht nën ndikimin e lëkundjeve të tokës[tërmetet],por këto lëkundje do të ndodhin në kohë dhe vende të ndryshme,jo njekohësisht në gjithë Mesdheun.Lëvizjet konvergjente do të vazhdojnë përplasjen ndërmjet pllakave deri sa litosfera e pllakës Afrikane të futet brenda astenosferës duke ju ngjitur pllakës Euro Aziatike dhe të krijohet bashkimi i tyre në nje të vetme.Si rrjedhoj do të kemi kalimin nga lëvizja konvergjente në lëvizjen rrëshqitëse të dy pllakave sëbashku si nje e vetme.E theksojme dhe njeherë se lëkundje të tokës apo termete do te ndodhin gjatë gjithe kohës të përplasjes se pllakave,por në kohe dhe vende të ndryshme.
Mekanizmi i lëkundjeve të tokës është i lidhur me proçesin e lëvizjeve të mikroblloqeve.Gjatë lëvizjeve konvergjente të dy pllakave[Euro dhe Afrikane] ato vazhdojnë afrimin, përplasjen dhe ngjitjen e tyre.Kjo sjellë në menyre të vazhdueshme coptimin e kores së tokës dhe të litosferës në mikroblloqe., të cilët si rrjedhoj i ngjeshjes dhe fërkimit të tyre prodhohet energji ,e cila shkakton nxehtësi dhe presione jashtëzakonisht të larta.Si rrjedhoj mikroblloqet përplasen njeri me tjetrin dhe lëvizin në drejtim të kundrapresioneve më të vegjël d.m.th. në drejtim të sipërfaqes së tokës duke shkaktuar ose lindur lëkundjet e tokës[tërmetet].Duhet theksuar se vetëm nje ose maksimumi dy mikroblloqe ngrihen ngrihen drejt siperfaqes dhe si rrjedhoj nje ose dy rajone lëkunden nga tërmeti;ndërsa rajonet e tjere mbeten në qetësi.Gjatë lëkundjeve të tokës energjia,që shkaktoi ngritjen e mikrobllokut shuhet gradualisht dhe presionet ulen.Dalja ose shpërthimi i nxehtësis në siperfaqe vërtetohet nga të dhenat e fshatareve apo malësorëve që shprehen se gjate tërmeteve kane pare flake dhe tym te zi ne të çarat e tokës.Këto janë fakte,që shprehin vertetimin e teoris së ekzistencës dhe lëvizjeve të mikroblloqeve .Ky proçes ndodh ne të gjithë rajonet e Mesdheut,por në vende dhe kohë të ndryshme.Ky eshtë ligji i formimit të tërmeteve apo të lëkundjeve të tokës gjatë proçesit të lëvizjeve konvergjente për të dy pllakat.Ky proçes do të vazhdoi deri në ngjitjen dhe bashkimin e të dy pllakave,që shpreh mbarimin e lëvizjeve konvergjente dhe fillimin e etapës trete d.m.th.lëvizjeve rrëshqitëse të pëbashkëta për të dy pllakat,por dhe në këte etapë lëkundjet e tokës apo tërmetet do të vazhdojnë.
Për të përcaktuar kohën e ndodhjes të tërmeteve ka dy mundësi:1Të përdorësh formulën e Ajnshtajnit[lit.8[sigurisht me përafërsi] dhe 2] Të llogaritësh mezataren e renieve të tërmeteve në kohë,përiudhat e renieve tërmeteve.
Rasti i parë: Zakonisht për të shprehur ekujvalencën e masës dhe energjisë[megjithse deri diku jo ekzakte] përdoret formula e Ajnshtajnit:E=mc2;ku[ c] paraqet shpejtësinë e lëvizjes së masës;ndërsa E=eshtë energjia,që ndodhet në nje trup të stacionuar[si p.sh. pllaka Afrikane ose ajo Euroaziatike] dhe [M] eshtë masa e saj. Energjia,që i përket masës[M] eshtë e barabartë me këtë masë shumëzuar me katrorin e shpejtësis.Nëse çdo gram e materialit përmban energji të jashtzakonshme atëhere përse energjia e masës[M] ngelet e panjohur e papërcaktuar? Përgjigja eshtë e thjeshtë:Për derisa asgje nga energjia e saj nuk del jasht d.m. th. nuk duket,ajo nuk mund të vërehet,sepse nuk shohim asgje.Eshtë njisoj sikur nje njeri,i cili eshtë prallor i pasur,por që nuk harxhon asnje cent ;atëher asnje njeri nuk mund të thotë se sa i pasur eshtë ai?! Gjatë zbërthimit radioaktiv i nje atomi të masës[M] ,ai ndahet ose coptohet në dy ayome M’dhe M” ,duke u shoqëruar me nje energji kinetike të jashtzakonshme.Energjia e këtyre masave të sjellë nga zbërthimi dhe të marre sëbashku janë më të varfëra në energji se sa eshtë atomi origjinal. Në përputhje me principin e ekujvalencës shuma e masave M’+M” të produktit të zbërthimit duhet të jetë më e vogël se masa origjinale[M] e atomit të zbërthyer.
Për të llogaritur energjinë potenciale të trupit të stacionuar[në këtë rast p.sh. pllaka gjigande Afrikane] duhet të përcaktojmë sipërfaqen,trashësinë dhe densitetin. Konkretisht:Sipërfaqja eshtë llogaritur rreth 30,2 milion km2.;trashësia e pllakës tektonike[litosfere+kore e tokës jepet 250km.Volumi=30.2oo.oookm2[sip.]shumezuar me 250km.trashesi.Ndersa pesha e pllakës=30.200.000 x 250 dhe x medensitetin[3.5 gram/cm3. prodhimi ikesaj shume shpreh energjinë potenciale të trupit në analize[pllakës Afrikane].Për të përcaktuar energjinë kinetike të pllakës në lëvizje duhet të përdorim raportin e. energjise potenciale të trupit të stacionuar me shpejtësin në katror [15cm2]të lëvizjes së pllakës tektonike Afrikane në çdo vit. E/v2. Ose E/c2. Duhet theksuar se pllaka tektonike Afrikane ,si të githa pllakat tektonike të planetit janë gjithmon në lëvizje të vazhdueshme me shpejtësi deri në 15cm. në vit.Këto lëvizje shoqërohen me lëkundje të tokës,por që nuk ndihen nga njeriu.Ato maten vetëm me anë të aparateve sizmike.Këto llojë lëvizjesh nuk shkaktojnë dëme në sipërfaqen e tokës;bile nuk ndihen fare,prandaj nuk shkaktojnë tërmetet,që sjellin fatkeqsi.Tërmetet apo lëkundjet e tokës,që i sjellin fatkeqsi në sipërfaqen e tokës ndodhin atëhere kur pllakat tektonike përplasen me njera tjetrën.Kështu tërmetet ,që ndodhin në rajonet e Mesdheut,ku ben pjesë dhe vendi ynë shkaktohen në çastin kur pllaka tektonike e Afrikës përplaset me pjesën J-P te pllakës Europës.Ky proçes ndodh ,sepse gjatë përplasjes të pllakave[Afrikane dhe Europes] gjatë buzëve të kontaktit të tyre ndodh shkatrrimi dhe coptimi i litosferes dhe kores tokes duke formuar mikroblloqet.Formimi i këtyre mikroblloqeve shoqërohet me zbërthimin e energjive te jashtzakonshme në formë të nxehtësis,flakëve dhe tymit të cilat janë vërejtur në sipërfaqe të tokës në të çarat e saj,nga fshatarët.Eshtë pikërisht kjo energji ,që shkakton lëvizjen e mikroblloqeve,përplasjen e tyre me njeri tjetrin dhe lëvizjen drejt sipërfaqes tokës,që shkakton dhe tërmetet apo lëkundjet e toks.Zgjatja e kohës të nje tërmeti eshtë e lidhur me shuarjen e energjise që shpërthen në sipërfaqe.Me shuarjen apo zhdukjen e kësaj energjie mikroblloku ose mikroblloqet e ngritura drejt siërfaqes pësojnë ulje graduale.Me uljen e tyre bije dhe forca goditese e tërmetit.Ky proçes do të përsëritet sa here që ndodhin përplasjet e dy pllakave.Mikroblloqet ndodhin gjithmon në lëvizje relativisht të vogla.Vetëm gjatë përplasjeve të pllakave ato aktivizohen dhe shkaktojnë lëkundje të forta,që sjellin fatkeqësi.
Mikroblloqet krijohen nga përplasja e pllakës afrikane me ate Europiane gjatë zonës kontaktit të tyre dhe për vendin tonë shtrihet nga kufiri jugor me Greqinë ,Leskovik, Berat,Fier,Lushnje Durrës,Tiranë,Shkodër ,Diber ,shkup,etj.kjo eshtë e vërtetuar nga tërmetet e ndodhura në këto rajone nga viti 1851[muaji Tetor] e deri ne vitin 2019[Nëntor].Këto tërmete kanë qenë të fuqishëm deri në 8 ballë dhe kanë shkaktuar viktima në njerës[p.sh. 400 njerës në Berat;40 në Shkodër e me rradhe;të shoqëruara me shkaterrime shtëpish].Nisur nga kjo linje apo zonë e duke ecur në drejtim të Greqis,Italis,turqis,etj, në rajonet e Mesdheut numëri i mikroblloqeve shtohet,sepse trashësia e pjesës J-P e Europes eshtë e shkatërruar dhe petëzuar nga lava e shpërthyer gjatë periudhës të lëvizjeve divergjente.Ndërsa duke kaluar apo spostuar nga linja Leskovik,Berat ,Fier ,Lushnje durres Shkoder,Diber,shkup etj.,drejt qendres se pllakës Europiane numëri i mikroblloqeve sa vjen e zvoglohet .Si rrjedhoj i këtij konkluzioni lëkundjet e tokës apo tërmetet në drejtim të Mesdheut[Greqi,Itali,turqi,etj. do të jenë relativisht të fuqishëm dhe më shumtë në numër.Ky përfundim shpjegohet me faktet konkrete,se rajonet me peshë[ose rëndesë] më të lehtë[siç janë rajonet e Mesdheut pësojnë lëkundje më të shpeshta dhe më të fuqishme.
Si konkluzion Llogike por dhe faktike del e qartë dhe e pranueshme se lëkundjet e tokës apo tërmetet janë rezultat i lëvizjeve të materies e lengët[lava e vullkaneve] ose e ngurtë duke lëvizur dhe goditur mbi materien konkretisht materia e pllakës afrikane mbi materien pllastike të astenosferës..Fuqia e tërmeteve lidhet me peshën apo rëndesën e materies, që lëviz.Kështu materie me peshë të lehtë jep lëkundje, që maten vetëm me aparate dhe nuk ndihen nga njeriu.Ndërsa materie të peshave të renda si pllaka tektonike e Afrikës shkaktojnë fatkeqsi natyrore në sipërfaqe të tokës.
2]Rasti i dytë në përcaktimin e kohës të ndodhjeve të tërmeteve mund të llogaritet afërsisht me mezataren e renieve të tërmeteve në nje rajon të caktuar[p.sh. Rajoni i Shkodrës termete të fuqishëm rreth 8 ballësh,që kanë sjellë shkatërrime dhe vdekje në vitin 1855 dhe në vitin 1976. D.m.th. koha nga nje tërmet shkatërrues në tjetrin del mbi 100 vjete. Le të shohim rajonin e Beratit:Tërmeti i parë shkatërrues me 400 të vdekur ka ndodhur në vitin 1851;ndërsa i dyti shkatërrues ka ndodhur në 1959 me 944 shtepi të shkatërruar dhe shume të vdekur. Këtu koha nga nje tërmet në tjetrin del mbi 100 vjetë.Le të analizojmë rajonin e Durrësit:Sipas prof.dr. Shyqyri Aliaj:Tërmetet në këte rajon kanë ndodhur qysh në kohët e lashta[viti 177 para Krishtit;viti 345 pas Krishtit;vitet:506,1273,1279,1869 dhe në Dhjetor të vitit 1926..Ndërsa i fundit ndodhi në 26 Nëntor të vitit 2019.Po të llogarisim kohë zgjatjen ndërmjet dy tërmeteve të fundit del 95 vjtë;d.m. th. afro 100 vjetë.Si perfundim i fakteve të paraqitura më sipër për të tre rajonet në studim arrim në përfundim se koha e ndodhjes të nje tërmeti shkatërrues tek tjetri në të njejtin rajon shkon rreth 100vjetë,e llogarritur për vendin tonë.Edhe sipas formulës të Ajnshtajnit të dhenë më sipër llogaritet afërsisht e njejta kohë. Gjithashtu forca e tërmeteve shkatërrues paraqitet rreth 8-9 ballë.Pra ndërtuesit duhet të kenë në qendër të vëmendjes:
1]Që themelet e ndërtesës ti vendosin brenda shkembit rrenjësor dhe
2]Konstrukti i ndërtesës të llogarritet për nje forcë tërmeti mbi 9ballë.
Literatura:
1]Supercontinent[ten billion years in life of our planet]…………Ten Nield 2007
2]Earth Story.The forces that hav shaped our planet………….Simon Lamb- David Sington; 1998.
3]Volcanoes………Mauro Rosi,Paolo Papale,Luca Lupi,Marco Stoppato…………2003
4]Earthquakes….Seymour Simon ………….1991
5]Here on Earth[a natural history of the planet]……………Tim Flannery……2010
6]Earth Science.Katherine Cullen.ph.D ………….2006
7]Shpërthime vullkanike në Shqipëri …….Prof.Dr Ismail Turku…….2015
8]Vullkanet dhe termetet Prof.dr. Hazbi M.Shehu………….2015
9]Ideas and opinions ………..Albert Einstein ………..2005