Një 16-vjeçar nga Mamurrasi është zhdukur në rrethana misterioze prej dy muajsh, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për të. Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10 në gjimnazin e Mamurrasit mëngjesit e datës 19 maj ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkolle, por në mesditë nuk u kthye si zakonisht.
Luljana Gjonaj nëna e adoleshentit rrëfen se ende nuk kanë rënë në gjurmët e djalit, i cili atë ditë nuk kishte marrë telefonin me vete. Ajo thekson një detaj, se i riu atë ditë ka pasur me vetë një orë të shtrenjtë që kushton gati 10 mijë euro.
Duke ngritur dyshimin se djali i saj është rrëmbyer pikërisht për këtë arsye, ajo i bën apel strukturave të rendit të zbardhin këtë ngjarje.