• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kriza greke “zgjidhet” në Athinë, por vjen në Tiranë

by
20/07/2015 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pas hapjes së bankave këtë javë, bizneset që punojnë me Greqinë nuk janë shumë optimiste që shteti helen do të rimëkëmbet shpejt, teksa ekonomia është përkeqësuar me shpejtësi muajt e fundit, çka do të ndikojë në rënien e porosive nga partnerët grekë.

Ndërsa u druheshim bankave greke në Shqipëri, bankat e mbyllura në Greqi po rezultojnë “Thembra e Akilit” edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Paraliza që ka kapluar aktivitetin ekonomik në Greqi është shtrirë edhe në vendin tonë. Biznese fason, shoqëri transporti, call center e kompani tregtare pothuajse kanë ndërprerë aktivitetin, pasi nuk kryejnë dot pagesat mes tyre. ..

Një ditë pas vendimit për të mbajtur të mbyllura sportelet e bankave në Greqi, e gjithë vëmendja shqiptare ishte te bankat me kapital grek. Kamera të disa mediave filmonin në bulevardin ‘Zogu I’ në Tiranë, dy prej këtyre bankave në “gjueti” të ndonjë fluksi më të lartë klientësh. Ekspertë të ekonomisë, e madje edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, u kujdes të përsërisë disa herë në daljet publike se bankat ishin të shkëputura e nuk do të sillte efekt. Por, në fakt, në këtë bulevard, pothuajse përkrah bankave gjenden një numër agjencish të shoqërive të transportit ndërkombëtar.

Me mbylljen e bankave në Greqi, problemet e filluara prej vitesh arritën kulmin. Për shkak të rregullave të qarkullimit ndërkombëtar, ata janë të detyruar të punojnë me partnerët grekë, me të cilët nuk kryejnë dot më transaksione. Pala greke s’ka asnjë mundësi të bëjë pagesa, ndërsa nuk vlen as mundësia e palës shqiptare të paguajë detyrimet, pasi kompanitë greke nuk mund t’i tërheqin ato.

Përpara Agjencisë Likometaj është një autobus i bardhë, i vetmi që do të synojë të mbushet gjatë ditës për t’u nisur për në Athinë. Adeni Pashaj, menaxher i shoqërisë që ka 38 agjenci në të gjithë vendin, thotë se fluksi i udhëtarëve ka rënë në mënyrë të theksuar. “Vitin e kaluar kishim tri orare nisje në ditë. Tani kemi zbritur në vetëm një orar”. Shoqëritë e transportit kanë si klientë kryesor emigrantët dhe familjarët e tyre. Në kontakt të përditshëm me ta, ata e ndiejnë mirë se çfarë po ndodh. Në zyrën e tij, një klient ka ardhur për të dërguar një kolltuk një familjari të tij në Greqi. Mes komentesh se çfarë po ndodh atje, thotë se kanë filluar të mbarojnë prerjet e vogla të euros, e përveçse ka lulëzuar qarkullimi cash i parasë (sjellje normale në Shqipëri), në Greqi, ndodh kur shitësi të kthen kusur vetëm 50 euro në vend të 60 eurove).

Historia e kthyer mbrapsht

Pakkush do ta kishte besuar 25 vite më parë se pikërisht sot do të ishte tërësisht ndryshe. Në fillim të viteve ’90, shumë të rinj janë kapur nga policia, keqtrajtuar e madje edhe vrarë kur kalonin në mënyrë klandestine kufirin grek, për të punuar si barinj, apo për të mbledhur agrume e ullinj. Kanë mbajtur familjet me paratë e emigracionit, por sot janë familjet nga Shqipëria që po u dërgojnë para.

Punonjësit e agjencive të udhëtimit na lënë të kuptojmë se shumë shqiptarë atje kanë mbetur peng, ose i depozitave që mund të kenë në banka dhe presin të hapen, ose i punës së mbaruar tashmë, por ende të papaguar. Ka të tjerë që kanë blerë shtëpi atje dhe nuk duan ta “falin” duke e shitur më lirë se ç’e kanë blerë. Në kontakt të përditshëm me emigrantët, Adenis Pashaj thotë se “ka emigrantë në ato raste ku familjet nga këtu detyrohen të çojnë para nga Shqipëria. Janë persona që duan të rrinë se kanë blerë shtëpinë, apo presin të marrin pagesat”. Dërgesat e mallrave duke filluar nga turshitë, janë një zakon i përhershëm i familjarëve, por agjentët e udhëtimit thonë se asnjëherë nevoja për t’i mbështetur emigrantët që janë atje nuk ka qenë më e madhe.

Dukuria

Adenis Pashaj, agjent i shoqërive të transportit: Ka emigrantë në ato raste ku familjet detyrohen të çojnë para nga Shqipëria

Fillojnë shkurtimet nga puna

Problemet me pagesat nga kompanitë partnere në Greqi, kanë bërë që shoqëria Alba Trans të përgjysmojë aktivitetin në këtë destinacion, të mbyllë agjenci e të pushojë dhjetëra punëtorë.

Fatos Vrapi, administrator i kësaj kompanie, thotë se ka dërguar në shtëpi rreth 60 punëtorë. “Ata i kemi pushuar nga puna, por ka mundësi të shkurtojmë ende vende pune. Kemi mbyllur dy agjenci në Tiranë”.

Sipas tij, puna me Greqinë është problematike prej dy vitesh, por muajt e fundit shënuan kulmin, kur pagesat me partnerët e shërbimit të transportit atje janë bërë të pamundura. “Prej 6 muajsh tashmë nuk kemi bërë asnjë rakordim me partnerët grekë. Për fat të keq, kriza është transferuar te ne”. Bllokimi i pagesave u ka dhënë goditjen e papërballueshme shoqërive të transportit, ndërsa drejtuesit e tyre thonë se prej muajsh janë në kufijtë e mbijetesës, për shkak të fluksit të reduktuar të pasagjerëve. Puna ka rënë 50% – thonë drejtuesit e agjencive. Ulja, edhe për shkak të numrit të madh të operatorëve në treg, duket se është ndier më shumë dhe ka ndikuar edhe në reduktimin e mëtejshëm të çmimit të biletës. Tiranë-Athinë tashmë kushton vetëm 20 euro me autobus. Agjentët e udhëtimit thonë se çmimi ka rënë 20% krahasuar me një vit më parë, kur e njëjta biletë kushtonte 25 euro. Ky është një çmim nën kosto për shumë operatorë.

Shumë kompani të transportit thonë se ky çmim është nën kosto e nuk do të mund të mbahet për shumë gjatë.

Mbijetesa është bërë e papërballueshme edhe për kompanitë, kryesisht ato të vogla, që po përpiqen të operojnë me para cash.

Fasoni në Jug, drejt bllokimit të plotë

Kjo është goditja e dytë më e madhe për fabrikat fason në Jug të vendit, pasi asaj të 2009-2010. Magazinat, të cilat kanë bllokuar eksportet që me mbylljen e bankave në Greqi, dita-ditës rrezikojnë të çojnë punonjësit në shtëpi, pasi nuk kanë mundësi t’i paguajnë. Edhe nëse kanë fonde në llogaritë e tyre, shoqëritë greke nuk arrijnë t’i paguajnë klientët shqiptarë. Edhe ky një efekt i paidentifikuar në fillim të krizës. Po t’iu rikthehemi bankave, të paktën deri tani rezulton të mos kemi probleme me bankat greke në Shqipëri, por pakkush kishte menduar se do të përbënin problem bankat në Greqi. Aleksandros Shumalevri, biznesmen grek në Gjirokastër, thotë se veçanërisht pas referendumit, gjithçka është vënë në pikëpyetje. Në mungesë të pagesave, mbyllja e fabrikës është në “prag të derës”.

“Kjo krizë po na tregon se sa e vështirë është jeta e të gjithëve ne. Për ditët në vijim nuk do të kemi mundësi të punojmë, sepse nuk do të kemi porosi e do të detyrohemi t’u japim pushim punonjësve”, thotë ai. Sipas Shumalevrit, “problemi është që klienti nuk mund të blejë bazën materiale nga Europa, ta dërgojë te ne dhe si rrjedhojë, nuk mund të funksionojmë, pasi nuk mund të paguhemi nëpërmjet Greqisë. Me pak fjalë, këtë javë unë nuk do të kem para të paguaj njerëzit”. Sipërmarrësit në Jug shpresojnë që të ketë një zgjidhje të shpejtë, pasi në të kundërt, të gjithë do të përfshihen në probleme financiare. “Shpresojmë që të mos arrijmë deri aty. Por, nëse Greqia vendos të ndërrojë monedhën atëherë do të ndryshojë gjithçka, do të ndryshojnë marrëdhëniet tregtare, madje do të ndryshojë edhe fakti se sa na intereson edhe ne të punojmë në Shqipëri apo të kthehemi në Greqi. Është diçka që nuk dua ta mendoj por ka një mundësi të vogël që të ndodhë”, tha Shumalevri.

Sipas kryetarit të Dhomës së Tregtisë Gjirokastër, transaksionet financiare po bëhen pengesë gjithnjë e më e fortë”. Përjashtim përbëjnë firmat e fuqishme që kanë numra llogarie në banka të tjera europiane dhe që aktualisht po i shfrytëzojnë për pagesa.

Edhe pas hapjes së bankave këtë javë, bizneset nuk janë shumë optimiste që shteti helen do të rimëkëmbet shpejt, teksa ekonomia është përkeqësuar me shpejtësi muajt e fundit, çka do të ndikojë në rënien e porosive nga partnerët grekë.

Monitor

Next Post

Foto/ Rita Ora gjen të dashurin e ri për pak orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

A do të takohet me ambasadorin e ri amerikan në Tiranë? Berisha shmang pyetjen

September 12, 2026
“Do përfundosh në burg! E shkatërrove PD-në”/ Qytetarët masakrojnë Berishën pas kthimit nga SHBA

“Do përfundosh në burg! E shkatërrove PD-në”/ Qytetarët masakrojnë Berishën pas kthimit nga SHBA

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com