• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mama po vdes, të dua…” Zbardhen bisedat e fundit mes George Floyd dhe policëve

by A R
09/07/2020 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë publikuar gjatë gjyqit që po bëhet ndaj oficerëve të akuzuar për vrasjen e afroamerikanti, George Floyd. Së fundmi janë bërë publike zbardhjet e bisedave nga kamerat e trupit që mbanin policët.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, oficeri që akuzohet për vrasjen, Derek Chauvin, i tha Floyd që të mos fliste ndërkohë që ai përpiqej të merrte frymë i shtrirë në tokë. Floyd qante për nënën dhe fëmijët, ndërkohë që i ka thënë policit se po e vriste në mënyrën si po e mbante.

Deri më tani e publikuar ka qenë një video e shpërndarë në rrjetet sociale. Transkriptet e bëra publike hedhin dritë mbi rolin e dy oficerëve, Thomas Lane dhe Alexandre Kueng, që arrijnë në vendin e ngjarjes derisa afro-amerikanit i jepet ndihma e parë në një ambulancë.

Floyd u ndalua jashtë një dyqani me argumentin se kishte përdorur 20 Dollarë të falsifikuara për të blerë cigare. Ai dëgjohet të thotë të paktën 20 herë se nuk mund të marrë frymë.

“Do të më vrasësh”, shprehej ai, ndërkohë që gjendej i shtrirë në tokë dhe i prangosur.

“Atëherë mos fol, mos bërtit. Duhet gjithë ai oksigjen që të flasësh”, i është përgjigjur, polici Chauvin, i cili mbajti gjurin në qafën e viktimës për 8 minuta.

Duket sikur Floyd në fillim të arrestimit është bashkëpunues. Ai dëgjohet teksa i kërkon falje policëve. Megjithatë një fjali e thënë prej tij është ende e paqartë se kujt i është referuar.

“Jam qëlluar edhe njëherë në të njëjtën mënyrë”, thotë ai. Floyd fillon të reagojë pasi policët kërkojnë ta fusin në makinë. Një prej oficerëve, Lane, e pyet nëse ka pirë lëndë narkotike.

“Jam i frikësuar”, është përgjigjur Floyd, duke argumentuar se është klaustrofobik. Pastaj ai është nxjerrë nga makina dhe e kanë shtrirë në tokë.

“Mama. Nuk mund ta besoj. Mama të dua. Të dua. Thuaji fëmijëve që i dua. Jam i vdekur”, dëgjohet të thotë Floyd.

Vrasja e tij ka shkaktuar protesta jo vetëm në Amerikë, por kudo në të gjithë botën. Për vrasjen e tij janë arrestuar 4 oficerë policie.

Derek Chauvin është ai që mbajti gjurin në qafën e tij dhe akuzohet për vrasje të shkallës së dytë. Ndërkohë tre oficerët e tjerë, Thomas Lane, Alexandre Kueng dhe Tou Thao akuzohen për bashkëpunim në vrasje.

/a.r

Next Post
Ngacmoi seksualisht kushërirën, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Ngacmoi seksualisht kushërirën, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duart larg studentëve!” Gazment Bardhi apel policisë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

“Shpalli diktaturën!”, Bardhi reagon për paketën ligjore: Rama i gatshëm t’ia nxjerrë sytë kujtdo që i rrezikon pushtetin

October 25, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Shqipëria kërkon një alternativë fituese të pushtetit

October 25, 2026
Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

October 25, 2026
Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

October 25, 2026
Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In