• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Malta bën pazar me Sauditët për pasaportat, i jep për 650 000 euro

by Java News
30/12/2018 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra shtetas sauditë që i përkasin dy familjeve më të pasura të vendit u bënë qytetarë maltezë – dhe kështu qytetarë të Bashkimit Evropian – vitin e kaluar pas pagimit të miliona dollarëve për të blerë pasaportat e vendit, raportoi gazeta Times of Malta.

Malta nisi procesin e debatueshëm të shitjes së pasaportave në vitin 2013 kur shtetësia malteze mund të blihej për 650,000 euro (743,000 dollarë). Pasaporta malteze lejon lirinë e lëvizjes brenda BE-së, pasi mbajtësi i pasaportës ka automatikisht shtetësi evropiane.

Gjatë kësaj jave, gazeta e qeverisë së Maltës publikoi emrat e 62 sauditëve që i përkisnin familjeve al-Muhaidib dhe al-Agil, të cilët u emëruan nga revista Forbes si ndër më të pasurit në botë. Gazeta theksoi se anëtarët e familjes, shumica prej tyre të mitur, u bënë qytetarë maltezë në 2017 dhe mund të mos kenë hyrë kurrë në territorin maltez. I themeluar në vitin 1946, grupi Al-Muhaidib merret me ndërtimet dhe produktet ushqimore. Ajo drejtohet nga Sulaiman Al-Muhaidib, pasuria e të cilit, sipas Forbes, tejkalon 3.4 miliardë dollarë.

Ai mori pasaportën malteze së bashku me 34 vëllezërit, bashkëshortët dhe anëtarët e familjes së tij. Familja al-Agil, e cila zotëron perandorinë e biznesit të Grupit Jarir, ka një pasuri prej mbi 1.7 miliardë dollarë dhe ka marrë 27 pasaporta malteze.

Grupi Jarir, i cili është i listuar në bursën e Arabisë Saudite, kontrollohet nga vëllezërit Mohammed, Abdulkarim, Abdulsalam, Abdullah dhe Nasser. Të gjithë ata morën pasaporta malteze. Sipas Times of Malta, lista e botuar nga gazeta nuk jep informacion mbi sasinë e parave të paguara nga familjet e Muhaidib dhe Agil për pasaportat.

Autoritetet e Maltës kanë refuzuar thirrjet për të publikuar një listë të të huajve që kanë marrë shtetësinë përmes pagesës dhe në vend të kësaj publikojnë emrat e shtetasve të rinj maltezë çdo vit, duke përfshirë edhe ata që kanë kaluar nëpër procesin e gjatë të natyralizimit.

Sipas Times of Malta, një pjesë e madhe e blerësve të pasaportës malteze janë nga Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit. (BW)

Next Post
FOTOT/ Motra e Encës përmend vulgarisht organin gjenital dhe ofendon

FOTOT/ Motra e Encës përmend vulgarisht organin gjenital dhe ofendon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

October 25, 2026

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In