Ngjarja e rëndë në Durrës ku humbën jetën 3 shoqe të ngushta tronditi sot mbarë opinionin shqiptar. Një makinë që udhëtonte në krahun e kundërt me shofer Sashnor Deliallisi përplasi për vdekje shtetaset Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti.
Mediat shkruajnë se Izabela Gega është vajza e dytë e familjes Gega që humb jetën në aksident automobilistik.
Familja Gega ka humbur vajzë 9 vjeç, Manjola Gega motrën e Izabelës, në vitin 1987, në një aksident në zonës e minierës së boksideve në Dajt. Bëhet fjalë për ngjarjen kur një autobus me nxënës shkolle u rrëzua pranë boksideve ku pati disa viktima.
Pëllumb Gega aktualisht jeton në Itali me vajzën e tretë që pas ngjarjes së sotme, fatkeqësisht mbetet e vetmja gjallë.
ma.me