• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maliqi shantazhon Ramën: E di mirë ti kush është ‘Dhelpra me dy koka’. Kam videon te lokali i Dash Pezës

by Java News
19/06/2020 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lefter Maliqi ka “shpërthyer” ndaj kryeministrit Edi Rama fill pasi ky i fundit e ironizoi në parlament lidhur me bashkëpunimin e tre viteve më parë në fushatën zgjedhore.

Para Kryesisë së Kuvendit, deputeti tha se ka vendosur që të rrëzojë qeverinë dhe se sipas tij kjo gjë do të vijë shumë shpejt.

Ndër të tjera ai ka renditur edhe disa akuza ndaj shefit të qeverisë për të cilat siguroi se ka fakte por që do t’i publikojë më vonë. Maliqi shantazhoi duke thënë se ka video dhe materiale kompromentuese ndaj Ramës.

Maliqi garantoi se opozita e bashkuar shumë shpejt do të vijë në pushtet.

“Për shqiptarët dhe socialistët e ndershëm është ditë zie sepse ka ikur një ndër figurat më të rëndësishme Moikom Zeqo dhe familjes së tij i shpreh ngushëllimet. Unë jam këtu, meqenëse ky frikacak, kam bërë rresht dy interpelanca me ministrin. Ai nuk pranoi të dilte përballë.

Dje në mungesën time, duke parë që nuk ishte në rreshtin e tij, njolla e zezë e kësaj figure, siç shiti Tahirin, Kokëdhimën, e Dakon foli. Nëse është burrë, sot nis deklaratat për të, pasi do e nxjerr lakuriq atje para Kuvendit siç është. Mos të kujtojë se ka vdekur Prifti dhe s’ka më kaseta.

Filmimet dhe kasetat tek Dashi i Pezës nuk mungojnë. Dua t’i them se ai i infiltruari që ka qenë në grupin e zjarrit dhe ka qëlluar, duhet të hetohet. Paketorin e ke aty o palaço.

Paketorin që vjedh paratë e shqiptarëve. Drejtorin e burgjeve e ke po aty. Ky njeri që kërcënoi me mesazhe zotin Basha ka frikë nga koalicionet. E vetmja mënyrë është grisja e marrëveshjes në Ambasadën Amerikane. Jo këta po çfarëdo partie të krijojë nuk fiton dot përballë shqiptarëve të ndershëm.

Për t’i dhënë edhe një përgjigje edhe më të sinqertë dhelprën me dy koka e di shumë mirë ai. Është shprehja e tij në një grup të madh pazarxhinjsh. Do t’ia them të gjitha ballë përballë. Tani u hapën letrat. Është mosmirënjohës.

Ky njeri duhet të marrë fund. Ky nervi im është i sinqertë, i drejtë. Ku të dojë të përballet, në votë dhe parlament. Mos t’iu duket se është trim, se aktron dhe me ju, bën batuta, batuta krimi. Është kriminel, është sharlatan, një belkëputur. Kujton se do blejë vota.”, tha Maliqi.

Duke iu përgjigjur akuzave të Ramës, se Maliqi kishte shkuar në parlament me votat e PD dhe se fushatë kishte bërë për të, deputeti tha se ai përfaqësonte opozitën jashtë.

“E patë zonjën Hajdari. Unë kam respekt për zonjën Hajdari, shiko se çfarë i bënë. Dhe bën aktrime tani. Ky është aktrim i pështirë. Le të merret me mua. Unë jam i sinqertë. Le të fusë kë të dojë, deputetë të fortë. Ky njeri do ikë me turp nga skena shqiptare. Përfaqësoj opozitën jashtë. Jam kundër korrupsionit të qeverisë dhe disa marrëveshjeve që bëri zoti Basha, ia kam thënë.”, pohoi Maliqi.

g.kosovari

Next Post
Detaje të reja/ Billa u qëllua para takimit me motrën, 5 ditë më parë erdhi nga Belgjika, autorët…

Kamerat e sigurisë i “nxjerrin zbuluar”/ Prokuroria “kopsit” dosjen e vrasjes së Hekuran Billës. Viktor Marku me të afërmit e tij ekzekutuan biznesmenin

Comments 2

  1. leka says:
    6 years ago

    Ti je nje bythelepires dhe pa moral.Nese ke fakte per Ramen dhe cdo kush tjeter coi ne prokurori por ben trimin ti ,qe populli shqiptar e di se kush je. Do te shohim do jesh depuet me !

    Reply
  2. Anna says:
    6 years ago

    Njeri i papërgjegjshëm që shkon sa majtas djathtas, çfarë tê ka mbetur më?

    Reply

Leave a Reply to Anna Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i Minneapolis: Qyteti është “nën rrethim”, po përballemi me intimidim nga vetë qeveria

Kryebashkiaku i Minneapolis: Qyteti është “nën rrethim”, po përballemi me intimidim nga vetë qeveria

January 19, 2026
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

January 19, 2026
“Ministri qokash!” Xhelal Mziu sulmon Bajram Begajn: President kukull, dekretove Diellën

Mziu sulmon Salianjin: Unë mbledh dy herë më shumë njerëz, por s’më jep televizori! Ai është patericë e Ramës

January 19, 2026
“I besuan Edit një mandat të fortë”, Linda Rama: U lidh filli mes prindërve dhe asaj që ëndërruam për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa

Linda Rama: Jeta me Edin më mësoi se është kollaj të kritikosh nga jashtë dhe se vërtet nuk i di të gjitha

January 19, 2026
Tragjedi në Spanjë: 24 të vdekur dhe 75 të plagosur nga përplasja e trenave

Tragjedi në Spanjë: 24 të vdekur dhe 75 të plagosur nga përplasja e trenave

January 19, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, dielli do të dominojë në të gjithë vendin

January 19, 2026
Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

Fshatrat më të shtrenjtë! Sa do jenë çmimet fiskale nga Lalëzi në Dhërmi, Ksamil e Velipojë

January 19, 2026
Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In