• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maliqi interpelancë me Gjonaj: Je keqpërdorur dhe ti nga Rama. Ministrja: Ndryshim rrënjësor në burgje, do luftojmë krimin

by Java News
22/10/2020 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka kërkuar interpelancë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjona.j. Teksa e quan “kolegia e Lleshajt”, Maliqi thotë se situata në burgje është e rëndë.

” Korrupsioni, tenderat korruptive, protesta dhe greva e të burgosurve. Jeni të keq përdorur nga kryeministri, të përgjigjesh të paktën 50% të realitetit. Besoj që të jesh transparente“, tha Maliqi.

Më tej deputeti i opozitës deklaroi se sekretajra e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve të tha prit dhe ste futi ne takim se ai po flet me Ramën në telefon.

“Zonja ministre marrim rasin e burgjeve, grevën e urisë. Edhe tek 313 kishte brohoritje për të drejtat e njeriut. E fillojmë me tenderat e ushqimit. Tender 347 mln për bukën, e njëjta firmë tenderin tjetër prej 250 mln për djathë dhe bukë, një firmë e dënuar.  Tender tjetër 600 e ca milionë lekë, për ilaçe, nga një firmë skandaloze, ka marrë nga 3 milionë e ca për maska në këtë kohë pandmie. Po marrin tenderin e vezëve qindra miliona lekë, me lokalet që janë nëpër burgje me çmime dy deri në trefish. Kur keni vajtur për të takuar drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve,  sekretarja të ka thënë prit se ai po flet me Ramën në telefon. Ai nuk të pyet fare, nuk të pret në zyrë. 250 janë komandimet në sistemin e burgjeve. Hoqi edhe disa drejtorët të tjerë, për të patur situatën e nën kontroll. Ai bën edhe sfilat mode nëpër zyra, i doni me foto ju?  Reformën në Drejtësi e keni bërë çorape, dhe e keni lënë vendin 2 vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Po fusni në burg gazetarët dhe qytetarë, kjo është reforma që ju bëni.”, tha Maliqi.

Në interpelancën e thirrur nga deputeti Lefter Maliqi, ministrja Etilda Gjonaj ka folur me gjuhën e shifrave mbi situatën në Burgje.

“Për tre vjet 937 kallëzime penale, 295 punonjës të burgjeve për futjen e sendeve të palejuara në burg. Kjo ka ndodhur sepse ligji është aty për gjithë. Për herë të parë u aplikua një regjim i mbikëqyrjes së veçantë. 110 të dënuar që kanë thyer rëndë që kanë thyer sigurinë dhe rendin në Burgje. Punësimet e të punonjësve sipas preferencave partiake dhe pa praktikë nuk është më. Pagat e punonjësve në burgje janë rritur me 11%. Stafi u pajis sot me uniformë ku u plotësuan në masën 80%. Sot falë ligjeve të reja punonjësit kanë një trajtim më të mirë, me grada dhe trajtim profesional. Drejtoria e Burgjeve ka arritur të fitojë 60% të proceseve gjyqësore, kemi ulur mbipopullimin në Burgje me 21%. Menazhuam situatën e termetit në Burgje, dhe tani prej 8 muaj që po menaxhojmë pandeminë dhe numrat kanë qenë në nivele shumë të ulëta. Por për këtë kufizuam takimet me familjare, që i kemi zëvendësuar për herë të parë me Skype. Ka ende shumë për të bërë, por siç është rasti i Zaharisë në Krujë. po marrim masat që të mbyllim Zaharinë në Krujë pas 30 vjetësh. Shqetësim ka qenë dhe greva në burgun e Peqinit, që filloi nga 41-bis. Përvec një hetimi që po kryhet nga një procedim në prokurori për të hetuar me kërkesën time këtë gjë”, tha Gjonaj.

g.kosovari

Next Post
Donald Trump apo Joe Biden? Meri Shehu jep parashikimin kush do i fitojë zgjedhjet në SHBA

Donald Trump apo Joe Biden? Meri Shehu jep parashikimin kush do i fitojë zgjedhjet në SHBA

Comments 2

  1. Anjeza says:
    5 years ago

    Flet maliqi qe ka vjedh sa i ka dash qefi ne kohen e komunave ne berat..flet maliqi qe gjithe shoqerin e ka me kriminela qe i ka sherbyer gjith jeten kudo ku ka qene drejtues policie…

    Reply
  2. Noku says:
    5 years ago

    Lefter ca te kujton viti 2012?! Mos eshte vit debimi ky? Hahahahap

    Reply

Leave a Reply to Anjeza Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In