• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mali i Zi, zbulohen dy pallate mbretërorë të Bardhylit e Teutës

by Java News
15/08/2016 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arkeologët polakë kanë bërë zbulim mjaft të rëndësishëm në Mal të Zi. Sipas Daily Mail ata kanë zbuluar 2 pallate mbretërore që thuhet se i përkasin mbretit Bardhyl dhe mbretëreshës Teuta të ilirëve.

Edhe pse një nga ndërtesat është e dëmtuar, Daily Mail thotë se ky zbulim është evidencë e ekzistencës së ilirëve, për të cilët pak dihet.

“Ilirët ishin një fis i lashtë indoevropian që jetonin në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe brigjet e gadishullit italian rreth 260 p.e.s. Shumë pak dihet për sundimtarët e tyre, por studiuesit thonë se tani kanë mundur të gjejnë dëshmi të pallateve të para të mbretërve ilirë në Mal të Zi Arkeologët gjetën dy pallate në Mal të Zi, të cilat i përshkruajnë si një zbulim i madh dhe i rendesishem”,- shkruan Daily Mail.

Arkeologët nga Varshava kanë nisur studimin e zonës që në vitin 2000, ndërsa profesori që udhëhoqi studimin, Piotr Dyczek: “Të gjitha të dhënat që kemi tregojnë se ne kemi zbuluar një kompleks të pallatit të sundimtarëve të Ilirisë, që i përkasin mbretit Bardhyl dhe Teuta. Bardhyli ishte themeluesi i mbretësisë ilire, ndërsa pas vdekjes së tij besohet se mbretëresha Teuta udhëhoqi perandorinë ilire”.

Vendndodhja e ndërtesave, si dhe teknikat e përdorura për ndërtimin e tyre janë unike, në krahasim me shembuj të tjerë të arkitekturës ilire. Profesor Dyczek shtoi se: “Është një rast i rrallë në arkeologji”.

Profesori sqaroi se pallati mendohet të jetë djegur nga një sulm i dhunshëm dhe një pallat i dytë është ndërtuar në majë të tij. “Pallati dytë kishte kate gëlqeror, blloqe dekorative, dhe hyrje të gjerë me dyer druri”, shton ai.

mali i zi 1mali i zi 2mali i zi 3mali i zi 4

Next Post

Tenisti Andy Murray, i pari në histori që fiton dy medalje të arta në këtë sport

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

November 2, 2026
Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

November 2, 2026
Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

November 2, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

November 2, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In