• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mali i Zi shfuqizon “bashkimin” me Serbinë

by A R
29/11/2018 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti malazez, pas 100 vitesh, pritet të shfuqizojë vendimet e të ashtuquajturit ‘Kuvend i Podgoricës’ me të cilat Nëntorin e vitit 1918 Mali i Zi iu ‘bashkua’ Serbisë dhe pushoi së qenuri shtet.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviç, ka komentuar të mërkurën reagimet kryesisht negative nga qarqe serbe në Beograd lidhur me këtë përvjetor.

“Me të vërtetë nuk do të lejojmë, me të vërtetë nuk do të lejojmë, që shteti ynë, interesi dhe identiteti ynë kombëtar, të ndërtohet nga jashtë. Ai do të krijohet në Mal të Zi. Ne e kuptojmë se Serbia ka probleme serioze edhe me Kosovën, edhe me Kroacinë, në njëfarë mënyre, edhe me Bosnjë-Hercegovinën. Ne promovojmë dialog dhe mirëkuptim”, tha Kryeministri malazez duke shtuar se vendi i tij nuk është armik i askujt, por nuk do të lëshojë pe përpara asnjë kërcënimi ndaj dinjitetit kombëtar e shtetëror.

Kreu i qeverisë malazeze ka komentuar edhe habinë e Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, se si është e mundur që vende mike të Maqedonisë, lejuan arratisjen nëpër territoret e tyre të ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Unë me të vërtet me kolegun Zaev kam marrëdhënie miqësore dhe në vend të përgjigjes do ta pyesja miqësisht mikun tim Zaev: Si mundi të lejojë Maqedonia jonë mike që Gruevski të braktisë Maqedoninë, sepse ky nuk është detyrim i vendeve tona por i vendit të tij. Zaev është mirë të merret me çështjen pse dhe si e braktisi Gruevski Maqedoninë, pse vendimi për fletë-arrest nuk u mor me kohë dhe si hyri ai në një vend anëtar të BE-së pa pasaportë”, ka pyetur Kryeministri i Malit të Zi gjatë një interviste për televizionin shtetëror në Podgoricë.

/b.d

Next Post
Samiti i G20, Trump anulon takimin me Putin

Samiti i G20, Trump anulon takimin me Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek Vasilis Varelas

January 26, 2026
Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojnë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojnë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

January 26, 2026
Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

January 26, 2026
“Pocaqi politike dhe morale”/ Blushi: Endrit Braimllari nuk u përjashtua nga PL, mungojnë para në arkën e partisë

Arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi: U keqtrajtua më keq se Alexei Navalny!

January 26, 2026
Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

January 26, 2026
VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

January 26, 2026
Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

January 26, 2026
SHBA, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq/ 17 të vdekur, mes tyre dhe një 16-vjeçare

SHBA, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq/ 17 të vdekur, mes tyre dhe një 16-vjeçare

January 26, 2026
“Shkrihet” kadastra e Vlorës, punonjësit në protestë! Reagon drejtuesi politik i PS-së Bledi Çuçi

“Shkrihet” kadastra e Vlorës, punonjësit në protestë! Reagon drejtuesi politik i PS-së Bledi Çuçi

January 26, 2026
“Nuk jam naiv si Millosheviçi!” Vuçiç: Fushatë e egër kundër Serbisë, Kosova si Groenlanda?

Vuçiç: SHBA paraqiti një kërkesë “politike” dhe një të lidhur me energjinë për të nisur Dialogun Strategjik

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In