• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mali i Zi kundër Serbisë për Srebrenicën, Spajiç: Votojmë për të dënuar gjenocidin! Jemi 100% dakord me politikën e jashtme të BE

by A M
10/05/2024 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mali i Zi do të votojë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në mbështetje të Rezolutës që shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, tha të enjten kryeministri malazez Milojko Spajiç, duke nxitur reagimin e partive pro serbe e pro ruse, që janë pjesë e koalicionit të tij qeveritar. “Ne do të votojmë për këtë dhe për të gjitha rezolutat që dënojnë gjenocidin. Jemi njëqind për qind dakord me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, tha kryeministri Spajiç gjatë një debati në parlamentin malazez.

Ai tha se Mali i Zi do të paraqesë dy amendamente në rezolutë, në të cilat thuhet se faji për gjenocidin është individual dhe nuk mund t’i atribuohet asnjë grupi apo komuniteti etnik e fetar.

Sipas tij, amendamenti i dytë i referohet paprekshmërisë së Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund luftës së viteve 1992 – 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kryeministri Spajiç tha se “amendamentet janë të shkëlqyera sepse tregojnë qëllimet e vërteta të të gjithëve”, ndërsa theksoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë të Malit të Zi për amendamentet e qeverisë së tij.

Gjatë disa ditëve të fundit pati reagime të shumta nga organizatat joqeveritare, analistë dhe parti politike opozitare, pasi qeveria paralajmëroi se do t’i dorëzojë amendamentet me ndërmjetësimin e Shtetet të Bashkuara të Amerikës, gjë që u mohua nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Duke komentuar pretendimet për ndërmjetësim në dorëzimin e amendamentit, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se Mali i Zi nuk ka nevojë për një ndërmjetës që zëri i tij të dëgjohet në OKB.

“Ne kemi parë projektin e amendamenteve që ata propozuan, por ata po punojnë drejtpërdrejt me propozuesit e Rezolutës dhe kjo është rruga e duhur”, tha zoti Escobar.

Në tekstin e Rezolutës të propozuar fillimisht nga Gjermania dhe Ruanda, mes tjerash dënohet çdo përpjekje për të mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe për të ngritur figurat e atyre, që janë dënuar për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë dhe vazhdimin e përpjekjeve për të nxjerrë para drejtësisë autorët e këtij krimi.

Partia Demokracia e Re Serbe e kryetarit të parlamentit malazez, Andrija Mandiç, një prej anëtarëve të ish-Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, tha se është kundër rezolutës dhe i bëri thirrje kryeministrit Spajiç që të mos e mbështesë atë.

Më 11 korrik të vitit 1995, më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë u ekzekutuan nga forcat e serbëve të Bosnjës në Srebrenicë. Masakra e cila ndodhi një javë pasi Srebrenica, që ishte shpallur nga Kombet e Bashkuara si zonë e sigurt u sulmua nga forcat serbe të Bosnjës, është vlerësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe ai ushtarak Ratko Mladiç, janë dënuar më burgim të përjetshëm nga Gjykata e OKB-së për krime lufte në ish Jugosllavi, për krime lufte dhe gjenocid në Srebrenicë.

Përveç tyre më shumë se 50 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet heqje lirie për gjenocid dhe krime në atë qytet.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e konfirmoi në vitin 2007 se në Srebrenicë është kryer gjenocid, duke theksuar gjithashtu se Serbia dështoi ta parandalojë atë.

Serbia dhe Republika Serbe po bëjnë fushatë kundër rezolutës duke mohuar që në Srebrenicë të ketë ndodhur gjenocid.

Next Post
Pse Sali Berisha dërgoi Luçiano Boçin si drejtues në Shkodër?

Pse Sali Berisha dërgoi Luçiano Boçin si drejtues në Shkodër?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

June 29, 2026
Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

June 29, 2026
Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

June 29, 2026
Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

Të vendosësh sipas ligjit kur publiku pret diçka tjetër

June 29, 2026
Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

June 29, 2026
Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

June 29, 2026
Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua…

Nga dhuna, te vjedhja dhe kanosja/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

June 29, 2026
Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!

Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!

June 29, 2026
Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik

Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik

June 29, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

Nga 1 korriku rreth 900 pensionistë përfitojnë nga indeksimi i ri, Koçiu: Pensionet janë rritur mbi 70% që nga viti 2013

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In