• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mali i Zi i rrezikuar nga ndikimi keqdashës rus

by Java News
25/12/2023 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studiues të ndikimit keqdashës rus në Mal të Zi thanë të hënën se vendi nuk ka një strategji afatgjatë për përballje dhe mbrojtje ndaj këtij fenomeni, që ka shënuar rritje që prej fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Në kuadër të konferencës “Dialogu strategjik: ballafaqimi me ndikimin keqdashës rus në Mal të Zi,” eksperti Drashko Jabuçanin pranë Qendrën Dixhitale të Forenzikës vuri theksin në rolin e prijësve fetarë në përhapjen e propagandës kundër Perëndimit.

Këto komente Jabuçanin i bëri në konferencën “Dialogu strategjik: ballafaqimi me ndikimin malinj rus në Mal të Zi”, organizuar nga organizata Aleanca Atlantike në Podgoricë.

“Kisha ortodokse serbe dhe ruse janë instrumente në duart e politikave shtetërore,” tha Jabuçanin.

Sipas Jabuçanin, ndër narracionet që Kremlini vazhdimisht përdorë në rajon është çështja e Kosovës.

“Makina ruse përdor pikat e dhimbjes së shoqërisë serbe, si bombardimet e NATO-s, për manipulim emocional dhe përhapje të ndikimit në Serbi”, theksoi ai.

Politologu Marko Saviq, bashkëpunëtor në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Malit të Zi, tha se institucionet e pazhvilluara i bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor të cenueshme ndaj ndikimit keqdashës rus.

Ai theksoi se si pjesë të studimit, ekspertët kanë përcjellë raportimet e mediave për të identifikuar mënyrat se si manipulohet informacioni dhe si shpërndahen lajmet e tilla nga Serbia në Bosnjë, Mal të Zi dhe Kosovë.

Studiuesit thanë se kanë identifikuar 89 raste të manipulimit të informacionit në 5 portale nga 350 lajme dhe 11 rrëfime të studiuara.

“Pjesa më e madhe e përmbajtjes manipuluese shërbeu për demonizimin e kundërshtarëve politikë, diskreditimin e Perëndimit, glorifikimin e Serbisë dhe ndërtimin e kultit të personalitetit të presidentit të Serbisë”, deklaroi Saviq./ VOA

Next Post
Zi në familjen Gjoni/ Ndahet nga jeta motra e madhe e dy këngëtareve Inis dhe Ingrid

Zi në familjen Gjoni/ Ndahet nga jeta motra e madhe e dy këngëtareve Inis dhe Ingrid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe pasagjeri tjetër

November 13, 2026
Autor i 6 librave shkollorë dhe monografi, ndahet nga jeta mësuesi i merituar Alqi Jani

Rritet me 80% financimi për trashëgiminë kulturore, ministri zbulon planet për vitin 2027

November 13, 2026
Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

Dubai, streha e të kërkuarve për trafik kokaine! Nga “Napoleoni” te bosët e klaneve shqiptare

November 13, 2026
Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror

November 13, 2026
Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

Tjetërsuan 44 mijë metra katror tokë shtetërore në Fier, në burg 3 ish-zyrtarë të Kadastrës dhe një notere

November 13, 2026
Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

Opozita e pashpresë, që fle me ëndrrën e sherrit Rama–Balluku

November 13, 2026
Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

Shqiptari vret gruan me 3 plumba dhe 40 goditje me kaçavidë, besonte se ajo ishte shtrigë

November 13, 2026
Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit politikë te “Vila e Kuqe”! Zbulohet çfarë u diskutua, fokusi te “Besa”, “Prania Besnike” dhe…

Sikur Rama të merrej me kazanin?

November 13, 2026
Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

Ligji për gjykatën speciale në Hagë drejt rivotimit, PDK kërkon kalimin e legjislacionit të pandryshuar, më pas amendimin e tij

November 13, 2026
VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In