Mali i Zi/ Ekstremistët serbë thyejnë kordonin e policisë dhe bllokojnë rrugët drejt Manastirit të Cetinjes (Video)

Mali

Mali i Zi po përballet tashmë me një kaos në disa rrugë me rastin e fronizimi të Mitropolitit Ioaniki të Malit të Zi.

Më parë një grup qytetarësh bllokuan rrugën kryesore Podgoricë-Cetinje. Më parë, ata bllokuan rrethrrotullimin në hyrje të Cetinjes.

Një grup ekstremistësh serbë kane thyer kordonin e policisë dhe tanimë janë drejt shkuarjes në Cetinje.

 

Sipas reporterit të “Vijesti”, qytetarët kanë derdhur gurë në rrethrrotullim.

Një pjesë e atyre që u mblodhën, të udhëhequr nga kleri i Kishës Ortodokse Malazeze (CPC), u drejtuan drejt “Pompës së benzinës” pranë rrethrrotullimit.

Më herët sot, një grup qytetarësh hoqën gardhin mbrojtës të vendosur në Dvorski trg, përballë manastirit të Cetinjes.

Që nga mëngjesi, banorët e Cetinjes janë indinjuar për shkak të gardheve që janë ngritur në qytet.

Të dielën, 5 Shtator, fronëzimi i Mitropolitit Ioaniki të Malit të Zi dhe Litoral është planifikuar në Manastirin e Cetinjes. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com