• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

by A R
26/02/2026 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave Petrit Malaj, në fjalën e tij sot në 26 shkurt përpara socialistëve deklaroi se viti 2025 shënoi një hap tjetër të rëndësishëm përsa i përket konsolidimit ekonomik dhe fiskal të vendit tonë.

“Rritja ekonomike për vitin 2025 parashikohet në masën 3.9%, ndërsa projeksioni ynë për periudhën afatmesme është 4%. Kjo rritje është ndjeshëm më e lartë edhe krahasuar me mesataren e Ballkanit Perëndimor, e cila parashikohet në masën 3%”, tha ai.

Malaj shtoi se papunësia është ulur në nivelin më të ulët historik në 30 vitet e fundit, duke arritur në masën 8.1% nga 17% që ishte 10 vite më parë.

“Kjo normë papunësie është po ashtu dukshëm më e ulët se sa norma mesatare e papunësisë në Ballkanin Perëndimor, e cila sot shënon 10.3%”, u shpreh ministri.

Fjala e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, në mbledhjen e Grupit të Partisë Socialiste

I nderuar z.Kryeministër,

Kolegë Ministra,

Të nderuar Deputetë,

Viti 2025 që sapo lamë pas shënoi një hap tjetër të rëndësishëm përsa i përket konsolidimit ekonomik dhe fiskal të vendit tonë.

Rezultatet që do të prezantoj në vijim janë fryt i një vizioni të qartë reformash që jemi duke zbatuar dhe padiskutim që kanë në themel garantimin një disipline të qëndrueshme makroekonomike dhe fiskale.

Rritja ekonomike për vitin 2025 parashikohet në masën 3.9%, ndërsa projeksioni ynë për periudhën afatmesme është 4%. Kjo rritje është ndjeshëm më e lartë edhe krahasuar me mesataren e Ballkanit Perëndimor, e cila parashikohet në masën 3%.

Vlen për t’u theksuar se në 5 vitet e fundit Prodhimi i Brendshëm Bruto i ekonomisë shqiptare është rritur me rreth 20%. Kjo është shifra më e lartë në rajon dhe tregon qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e ekonomisë shqiptare, si rezultat i politikave të ndjekura gjatë viteve të fundit. Nga ana tjetër, papunësia është ulur në nivelin më të ulët historik në 30 vitet e fundit, duke arritur në masën 8.1% nga 17% që ishte 10 vite më parë.

Kjo normë papunësie është po ashtu dukshëm më e ulët se sa norma mesatare e papunësisë në Ballkanin Perëndimor, e cila sot shënon 10.3%.

Gjithashtu, edhe ecuria e pagave ka ndjekur një trend rritës, me rritje mesatare të pagës nominale prej 10% krahasuar me vitin 2024. Sot që flasim paga mesatare në sektorin publik është 1,026 euro, ndërsa paga mesatare në sektorin privat është vetëm 785 euro. Megjithatë, edhe përmes buxhetit të vitit 2026, ne vazhduam me politikën e rritjes së pagave, duke prezantuar rritjen e mëtejshme të pagës minimale në shkallë vendi, nga 40 mijë lekë në 50 mijë lëkë. Gjithashtu, për herë të parë duke filluar nga vitit 2026 kemi nisur zbatimin e skemës së indeksimit të pagave në sektorin publik, për t’i dhënë një impuls shtesë fuqisë blerëse në vend.

Por, qëndrueshmëria ekonomike natyrisht reflektohet edhe te Borxhi Publik. Të dhënat më të fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se Borxhi Publik për vitin 2025 është vetëm 53% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nga 54.21% që ishte një vit më parë.

Sa i takon fluksit të Investimeve të Huaja Direkte, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për 9-mujorin e vitit 2025, ato arritën në 1.21 miliardë euro, duke shënuar kështu nivelin më të lartë historik për këtë periudhë, pra për periudhën 9-mujore, dhe me një rritje me 51 milionë euro krahasuar me 9-mujorin e vitit 2024.

Edhe këtu vlen për tu theksuar se gjatë 5 viteve të fundit, Shqipëria ka përthithur  përqindjen më të lartë të IHD- ve në raport me PBB, krahasuar me  mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Përsa i takon të Ardhurave, nga tatimet dhe doganat, përfshirë këtu edhe kontributet e sigurimeve Shoqërore e shëndetësore, për vitin 2025 ato ishin 6.7 miliardë euro, me një rritje me rreth 560 milionë euro më shumë se sa viti 2024.

Edhe për vitin 2026, ne planifikojmë të rrisim këto të ardhura me rreth 540 milionë euro më shumë se sa viti 2025.

Pra, vetëm në dy vite të ardhurat shkojnë mbi 1 miliard euro dhe këto të ardhura vijnë si rezultat i mirëadministrimit tatimor dhe doganor dhe jo si rezultat i rritjes së taksave.

Si rezultat i ecurisë së qëndrueshme të ekonomisë, përmes buxhetit tonë afatmesëm 2026-2028, parashikuam zbatimin e politikave të rëndësishme sociale, si:

•       Rritja dhe indeksimi i pensioneve;

•       Rritja e pagës minimale, por edhe indeksimi i pagave në administratën publike çdo 2 vjet.

Gjithashtu kemi planifikuar me rritje shpenzimet buxhetore për sektorët më të rëndësishëm si: Arsimi, mbrojtja sociale, shëndetësia, bujqësia e kështu me radhë.

Gjithashtu, dua të nënvizoj disa nga arritjet më të rëndësishme për vitin 2025.

Përveç zhvillimeve poziutive makroekonomike dhe fiskale, nga të cilat mund të përmend:

•       Emetimin e suksesshëm të Eurobondit në shkurt të vitit 2025, për 650 milionë euro. Raporti i mbulimit, ose thënë ndryshe kërkesa e investitorëve të huaj për Eurobondin shqiptar, tejkaloi 4.3 herë nevojat që ne kishim, duke shënuar kështu një nga kërkesat më të larta të arritura ndonjëherë.

•       Gjithashtu, përgjatë vitit 2025, miratuam Garancinë Sovrane për sektorin e Bujqësisë, e cila vë në dispozicion të fermerëve rreth 30 milionë euro për kredi të buta, me norma interesi 2%, dhe duke garantuar kreditë deri në masën 70%. Kjo skemë tashmë do të jetë fuksionale edhe përgjatë vitit 2026.

•       Gjithashtu, së bashku me Bankën e Shqipërisë, miratuam linjën e kredisë prej rreth 250 milionë euro, e cila mund të përdoret për financimin me kredi të buta me norma interesi deri 3%  për ndërmarrjet e vogla dhe të mesm.

•       Gjatë vitit 2025 krijuam shoqërinë shtetërore ”Albtrace”, për ofrimin e shërbimeve të pullave fiskale dhe markimin e karburanteve që deri dje ishin kontrata koncensionare dhe që sot do të bëhen nga shteti, ku ne parashikojmë të realizojmë të ardhura vjetore rreth 10 milionë euro në vit.

•       Në fund të vitit 2025 u themelua Banka Shqiptare e Zhvillimit, sipas modelit të Casa Depositi e Prestiti, një institucion financiar i cili synon të kreditojë sektorë të nën-financuar të ekonomisë, por edhe projekte strategjike të qeverisë me natyrë ekonomike apo sociale.

Ndërsa për vitin 2026,  dua të veçoj disa nga prioritetet më të rëndësishme të Ministrisë së Financave:

1.     Së pari, projektigjin “Për sigurimin e detyrueshëm nga tërmeti”;                                                                                                                                                                                                        

2.     Së dyti, skemën e sigurimit në Bujqësi, për sigurimin e produkteve bujqësore, që do të jetë një nismë e cila do të ndërmerret së bashku me MBZHR;

3.     Detyrimin dhe angazhimin që brenda vitit 2026 të bëjmë përafrimin e plotë të legjislacionit tatimor dhe doganor, në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian;

4.     Sikundër kemi dhe prioritet që brenda këtij viti të marrim akreditimin dhe zbatimin e Programit IPARD III;    

5.     Gjithashtu, viti 2026 do të jetë dhe viti i Inteligjencës Artificiale, ku do të zgjerojmë dhe thellojmë  implementimin e moduleve të AI në tatime dhe dogane, me qëllim rritjen e të ardhurave, uljen edhe rritjen e cilësisë së shërbimit.

Faleminderit.

Next Post
U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

February 26, 2026
“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

February 26, 2026
Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

February 26, 2026
Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

February 26, 2026
Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

February 26, 2026
“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

February 26, 2026
Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

February 26, 2026
Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In