• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Malaj mbron Blushin: Disa deputetë po mbysin debatin duke e dëmtuar PS

by A R
03/02/2016 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish Ministri i Financave Arben Malaj, në një intervistë në studion e Zërit të Amerikës në SHBA tha se tendenca e disa kolegëve brenda PS për të mbytur debatin në parti është një aspekt mjaft negativ. Malaj mori në mbrojtje deputetin socialist Ben Blushi duke dalë kundër deklaratave të bëra se ky i fundit po përdor gjuhën e Berishës në akuzat e tij kundrejt mospasjes së zgjedhjeve për kreun e PS. Malaj i është referuar dhe një shprehje të përdorur nga Ilir Meta se qeverisja aktuale mes PS dhe LSI është një duet dhe jo një duel. Sipas Ish Minstrit nëse në partitë politike shqiptare, e veçanërisht në PS nuk ka debate, atëherë shumë shpejt duetet do të shndërrohen në trio.

“Më vjen keq që në debatin që bëhet nga disa deputetë të PS, këtë diskutim që bën Blushi arrijnë ta konsiderojnë si një investim të PD, si gjuha e Berishës, ose se kjo zhurmë në parti po na vë në dyshim qeverisjen e vendit. Në asnjë vend të botës debatet që bëhen brenda Partisë nuk e dëmtojnë qeverisjen e një vendi.

Unë besoj se është një proces i vështirë, fatkeqësisht trendi nuk ka qenë pozitiv në vitet e fundit. Duhet më shumë angazhim dhe përgjegjshmëri, më shumë kontribut.. Duke pritur që të modernizohen partitë ne do të shikojmë se nga duelet do të shkojmë në duete dhe nga duetet do të shkojmë në trio.

Unë besoj që rreziku për PS nuk janë debatet e brendshme por stërmundimi i kolegëve të PS për të mbyllur debatet e brendshme.”- tha Malaj.

Ai nuk e përjashtoi rikthimin në politikë dhe jo detyrimisht përmes Partisë Socialiste.


Malaj foli gjithashtu edhe për ekonominë në vend dhe partneritetin e ri publik privat për mbledhjen e TVSH-së. Ai ka ardhur në Uashington për të marrë pjesë në ceremonitë tradicionale “Mëngjesi i Lutjeve” që zhvillohen çdo vit në kryeqytetin amerikan.

Next Post

Ambasadori Lu: Keni pyetje? M'i dërgoni me video

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

“Naltgjatësia” dhe 7 “xhuxhat elektoralë”

October 2, 2026
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

October 2, 2026
Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

October 2, 2026
“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

October 2, 2026
Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

October 2, 2026
“Denonconi!”, videot intime të artistëve, Luarasi: Turpi s’u përket grave, kush i filmoi?

“Denonconi!”, videot intime të artistëve, Luarasi: Turpi s’u përket grave, kush i filmoi?

October 2, 2026
Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

October 2, 2026
Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

October 2, 2026
E akuzuara për të shtënat në banesën e Rihannës rrezikon burgim të përjetshëm

E akuzuara për të shtënat në banesën e Rihannës rrezikon burgim të përjetshëm

October 2, 2026
Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com