• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maks Velo, pak Perëndim në Orientin e trishtuar të së shkuarës

by Lorenc Vangjeli
09/05/2020 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka njerëz të cilët janë si adresa për një qytet. Maks Velo është njeriu që i ka dhënë disa të tilla qytetit të Tiranës. Ka dhuruar pak shkëlqim në trishtim. Ka afruar pak fisnikëri në kohë brutale. Solli pak rikthim në kohën e atyre që ikin me radhë.

Adresat do të jenë edhe nesër: Te Maksi si piktor; Mbrapa Maksit si arkitekt; Mes Maksit si polemist, si estet dhe Maksit si e shkuar e trazuar e këtij vendi plot trazime dhe kujtesë për të ardhmen.

Maks Velo është dëshmia e gjallë e një vendi që nuk gjen dot ende paqen e ëndërruar. Sepse shpesh paqja nuk vjen as nga vdekja. Ndoshta sepse nuk ekziston, por është vetëm shpikje e fantazisë së të lodhurve dhe e indiferentëve; ndoshta është sajesë e njerëzve-bimë apo molusqeve-njerëz. Atyre që rriten ku i mbjell fati dhe lenë fatin t’i rrisë deri në zverdhje apo i atyre, që pavarësisht formës jashtë, rrallë, shumë rrallë ndodh edhe të mbajnë perla në brendësi. Maks Velo nuk pati kurrë paqe në jetën e tij. Ndoshta e deshte, por nuk ja dhanë! Atëherë kur mund ta kishte, e vetërefuzonte. Sepse ai ishte nga raca në zhdukje e njerëzve të trazuar, edhe kur vinte në orientin e lodhur shqiptar me certifikatë lindjeje Parisin, edhe kur jetonte në Tiranën provinciale si parizienët e fillimshekullit të shkuar.

Ka qenë fat i shkruar: Ka pasur shumë pak vend për pak Maks, në vendin ku mbret ishte tymi i qofteve, mbretëreshë ishte rakia e bekuar e sazeve, ëndërr ishte beli i çingieve ezmere dhe politikanëve absurdë e qesharakë, si absurditeti qesharak i të shkuarës që idiotët e quajnë më të mirë se ishte më keq. Thjesht sepse e keqja, njëlloj si marrëzia, është e pafundme!

Maks Velo nuk priti të ikte që të dëgjonte mirë për veten edhe nga njerëzit që nuk e donin. Nuk u ngut të jepte ndjesën, nëse do t’i kërkonin falje për kalvarin që i kishin shkaktuar bijtë e egërsisë shqiptare. Vetëdija e luftëtarit, që edhe kur flet për plagët e tij, e bën duke ikur drejt luftërave të së nesërmes, e bëri atë adresë që do të qëndrojë edhe mbas ikjes. E meritoi mermerin edhe kur urrejtësit e donin të ishte gur.

Latinët ngulnin këmbë dikur se një burrë, mbas të dyzetave fillon dhe mban përgjegjësi për portretin e tij. Maks Velo e kaloi dy herë e ca këtë kufi moshor. Ai vetë dhe fati i tij i trazuar, projektuan dhe gdhendën në mish e eshtra kryeveprën e tyre të përbashkët: portretin e tij vetjak. Atë pamje që me vite u shndërrua në një vepër arti që dëshmonte shpirtin e shqetësuar të artistit, të artistit njeri që tentuan ta vrasin, por i mbijetoi krimit, që e hodhën në turrën e druve, por dogji zjarrin, që e zhytën në terr, por doli në dritë që të dëshmonte për terrin, tmerrin dhe ferrin.

Maks Velo është më shumë se njeriu që do të ekzistojë si adresa e qytetarit në Tiranë, është më shumë sesa piktor, arkitekt dhe intelektual i trazuar. Ai është një dëshmi e gjallë që do të mbetet edhe mbas ikjes së tij, dëshmia e një kohe të shkuar të ligë dhe prolog i një të nesërmeje pa paqe.

Ka pak njerëz që dëshmojnë me jetën e tyre se një qytet nuk e bëjnë vetëm ndërtesat e tij. Nuk e bëjnë dot as rrugët, sheshet, statujat, godinat historike dhe vetë historia. Nuk e bashkojnë mozaikun e të qenët qytet as pjesët e tij të ndara nga lumenjtë, nuk mjaftojnë tempujt, teatrot e parqet. Një qytet nuk mund të jetë i tillë me të gjitha këto bashkë, pa adresën e qytetarëve të tij, pa praninë e atyre që duke gdhendur në mish, eshtra e shpirt portretin e tyre vetjak, kujtojnë ekzistencën e përjetshme të marrëdhënies së trishtuar mes Zotit dhe priftërinjve: botën e drejtojnë politikanët, por e kanë krijuar artistët!

Fjala.al

Next Post
Shqetësimi nga Kina/ A po preket nga një tjetër virus?!

Shqetësimi nga Kina/ A po preket nga një tjetër virus?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

February 26, 2026
Sezoni i virozave sapo ka nisur, mbushen qendrat shëndetësore me fëmijë

Bie kurba e gripit/ ISHP: Piku ishte në janar, humbi jetën një i sëmurë kronik

February 26, 2026
AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

February 26, 2026
“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

February 26, 2026
Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

February 26, 2026
Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

February 26, 2026
Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

February 26, 2026
“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

February 26, 2026
Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In