• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Makinën e mora borxh”/ Shqiptari kapet me drogë në Holandë: Erdha të takoj një vajzë që njoha në Tik-Tok

by
21/06/2022 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar u kap me 5 kg kokainë në afërsi të Denverit në Hollandë. Ai ishte duke drejtuar një automjet tip “Opel Insignia” kur u ndalua nga policia dhe iu gjet kokaina e fshehur nën kroskot.

Makina që ai drejtonte kaloi kufirin gjerman në Venlo përpara se të hynte në Belgjikë, ndaj Prokuroria holandeze dyshon se shqiptari është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Kur doli para gjykatës, i riu shqiptar është justifikuar se ai kishte ardhur në Holandë për të takuar një vajzë që e kishte njohur në rrjetin social Tik-Tok.

“Njoha një vazjë përmes Tik-Tokut dhe doja ta vizitoja”, mësohet të ketë thënë 30-vjeçari.

Gjithashtu shqiptari ka bërë të ditur se ai ia kishte marrë makinën hua një të panjohuri në Gjermani, shkruajnë mediat holandeze.

“A nuk është e çuditshme që dikush që nuk e njeh të jep hua makinën?”, pyeti gjykata të dyshuarin.

Ndërkohë, i riu shqiptar iu përgjigj duke thënë: “Kjo s’është ndonjë gjë e pazakontë për ne shqiptarët kur takohesh jashtë vendit”.

“Ju huazoni një makinë nga dikush që nuk e njihni dhe nuk ia dini emrin ose ku jeton. Kjo është një histori e çuditshme, zotëri”, ia ktheu gjykatësi.

Më tej reagoi edhe prokurori publik duke iu drejtuar me këto fjalë: “Këtu po flasim për krime të rënda. Trafikimi i drogave të forta shpeshherë shoqërohet me flukse parave dhe dhunë” të tepruar”.

Ndërkaq, avokati i shqiptarit, Alexander Admiral i tha gjykatës se klienti i tij nuk e kishte idenë që droga ishte fshehur në makinë dhe kërkoi lirimin e 30-vjeçarit shqiptar ndërsa iu referua vendimeve të gjykatave të tjera me raste të ngjashme.

“Ai nuk e kishte idenë se kishte një hapësirë të fshehur në makinën që mori hua. Klienti sigurisht që nuk e dinte që përmbante pesë kilogramë kokainë.”

Në makinën që drejtonte 30-vjeçari kishte një ndarje të fshehur, ku oficerët gjetën një tel. Pas hetimeve, rezultoi se ajo hapësirë ishte e aksesueshme përmes një truku të atillë ku fillimisht duhej ndezur motori, më pas duhej ndezur ngrohja e xhamit të pasmë dhe më pas vendosej një magnet. Në kroskot policia gjeti pesë pako me kokainë e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte shifrën e 350 mijë eurove.

“Nëse jeni të bindur se realisht kam qenë në dijeni për drogën në makinë, ju kërkoj të mos më dënoni me tre, por me tridhjetë vjet”, është shprehur shqiptari.

/e.d

Next Post
“Kthehuni në vendin tuaj të derrave”/ Polici gjerman ofendoi shqiptarin, e pëson keq

"Kthehuni në vendin tuaj të derrave"/ Polici gjerman ofendoi shqiptarin, e pëson keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In