• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Makinat me xhama të zinj/ Balluku: Do t’i japim një zgjidhje sa më shpejtë. Gonxhja: Procesi sipas standardeve

by Java News
12/09/2019 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot se problemi i ngritur nga qytetarët për penalitetet për automjetet që qarkullojnë me xhama të errët, do të gjejë zgjidhje efikase shumë shpejtë.

Ministrja Balluku dhe kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Blendi Gonxhja, zhvilluan sot një interpelancë me qytetarët kërkuar përmes platformës së bashkëqeverisjes lidhur me ankesat për penalitetet për automjetet që qarkullojnë me xhama të errët.

Ata theksuan se institucionet përkatëse po bashkërendojnë punën për t’i ofruar qytetarëve një standard të qëndrueshëm që i shërben përmirësimit të jetës dhe sigurisë.

“Kjo është një histori e vjetër që ndodh me drejtuesit e mjeteve dhe rregulloret që vijnë sipas standardeve të BE-së. Kemi një precedent pasi jo vetëm Shqipëria, por edhe vende të tjera e kanë shfaqur këtë problem të xhamave të errët në automjete, për arsye të sigurisë kombëtare dhe luftës kundër krimit të organizuar”, – tha Balluku.

Ministrja solli shembullin e Portugalisë që hasi problematikë kur vendosi për të mos lejuar xhamat të cilat kishin tejdukshmëri të reduktuar dhe me ligj në Portugali u vendos që shikueshmëria e xhamave duhet të ishte 100% . “Sigurisht që grupe interesi dhe qytetarësh e ankimuan këtë vendim dhe u hap një çështje mes Komisionit Europian kundër Portugalisë dhe gjykata europiane e konsideroj shkelje të traktatit të funksionit të BE-së, dekretin e vitit 2003 që kishte miratuar Portugalia”- tha Balluku, ndërsa theksoi se, kjo është një çështje e njohur botërisht dhe ne nisur nga ankesat tuaja, e kemi studiuar për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë”.

Ministrja deklaroj se publiku do të njoftohet nga sot e tutje, se cilat do të jenë hapat që do të ndërmerren për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë shterruese.

Fillimisht tha ajo, do të kemi një bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme për të gjetur mënyrën sesi do të vendosim zgjidhjen e kësaj çështje me qëllim që të mos i kthehemi më kësaj çështje dhe çfarë hapash duhet të ndërmarrin drejtuesit e automjeteve për këtë çështje.

Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja tha se, institucioni që ai drejton është në fazën përfundimtare të krijimit të akredit më të mirë për regjistrimin e automjeteve në regjistrin kombëtar të automjeteve, që ofron një akses të madh informativ për automjetin dhe individin, që sipas tij, shumë shpejtë do të sjellë shërbimin e identifikimit të mjetit për çdo të dhënë, vetëm nëpërmjet targës, pa qenë nevoja të ndalohet mjeti dhe të kontrollohet.

Në këtë kontekst, vijoi ai, edhe detaji i xhamave të mjetit do të jetë i raportuar në këtë regjistër.

“Shumë shpejtë në shërbimet online të drejtorisë që unë drejtoj, do të jepen udhëzimet përkatëse se si qytetarët dhe serviset do të bëjnë zëvendësimin e xhamave të mjeteve duke e unifikuar këtë element sipas standardeve më të mira. Janë 400 mijë mjete që do të donin të kishin përfitim nga një benefit i tillë. Duam të disiplinojmë këtë proces sipas standardeve” – tha Gonxhe.

Ditë e fundit Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se xhami i pasëm i automjeteve mund të errësohet me material xhami ose me qese/film, deri 75%. Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen. DPSHTRR bën të ditur se do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim për këtë proces.

g.kosovari

Next Post
“Harroje se kam dashuri për Bashën”/ Balla: Reforma Zgjedhore s’do mbetet peng i PD, Hajdari dhe Gjiknuri vijojnë komunikimin

"Harroje se kam dashuri për Bashën"/ Balla: Reforma Zgjedhore s'do mbetet peng i PD, Hajdari dhe Gjiknuri vijojnë komunikimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U zgjodh kryeministri i ri i Hungarisë, betohet Peter Magyar

U zgjodh kryeministri i ri i Hungarisë, betohet Peter Magyar

May 10, 2026
Spanja evakuon pasagjerët nga anija “Hondius” pas rastit me hantavirus

Spanja evakuon pasagjerët nga anija “Hondius” pas rastit me hantavirus

May 10, 2026
Zyrtari iranian: Mojtaba Khamenei në gjendje të mirë shëndetësore pas sulmit

Zyrtari iranian: Mojtaba Khamenei në gjendje të mirë shëndetësore pas sulmit

May 10, 2026
Mungesa e himnit shqiptar në kongresin e VLEN, ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: E ndaluan gjuhën!

Mungesa e himnit shqiptar në kongresin e VLEN, ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: E ndaluan gjuhën!

May 10, 2026
Sadushi pas vendimit të paraburgimeve: Drejtësia fiton autoritet kur gjyqtari vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi

Sadushi pas vendimit të paraburgimeve: Drejtësia fiton autoritet kur gjyqtari vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi

May 10, 2026
Dosja “SASPAC”, Beqaj kërkon lirim nga burgu, ofron garanci 20 mijë euro

Dosja “SASPAC”, Beqaj kërkon lirim nga burgu, ofron garanci 20 mijë euro

May 10, 2026
Dhunë në protestën e PD-së, policia procedon 6 persona, mes tyre edhe 3 shtetas italianë

Dhunë në protestën e PD-së, policia procedon 6 persona, mes tyre edhe 3 shtetas italianë

May 10, 2026
Sulmi ndaj Gonzatos,  BE ‘i mbyll derën’ akuzave të Berishës: Kemi besim të plotë te ambasadori

Sulmi ndaj Gonzatos, BE ‘i mbyll derën’ akuzave të Berishës: Kemi besim të plotë te ambasadori

May 10, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Tronditet Laçi! Shpërthim me tritol në derën e një dyqani, vetëm dëme materiale

May 10, 2026
Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In