Makina e Papa Françeskut do të kthehet në klinikë lëvizëse për fëmijët e Gazës

Një nga makinat e Papa Françeskut, të cilin ai e përdorte për të përshëndetur mijëra njerëz, do të shndërrohet në një klinikë shëndetësore të lëvizshme për të ndihmuar fëmijët e Gazës.

Automjeti i përdorur gjatë vizitës së tij në Betlehem në vitin 2014, po ripajiset me gjithçka që nevojitet për kujdesin shëndetësor, tha organizata bamirëse Caritas, e cila po mbikëqyr projektin.

“Do të ketë teste të shpejta, komplete qepjeje, shiringa, furnizime me oksigjen, vaksina dhe një frigorifer të vogël për ruajtjen e ilaçeve”, shpjegoi ajo në një deklaratë.

Sipas mediave të huaja, Vatikani tha se kjo ishte “dëshira e fundit e Papës për fëmijët e Gazës” para se të vdiste muajin e kaluar, ndërsa automjeti është aktualisht në Betlehem.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com