Kishte mbushur depon e shtëpisë me kokainë dhe armë, arrestohet shqiptari në Piza

Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë me një ngarkesë prej 21 kg kokainë të fshehur në depo dhe armatim, mesë tyre një automatik “Kallashnikov”.

Operacioni është realizuar në zonën e Piza, teksa mes sekuestrimeve, është edhe një armë pistoletë. I dyshuari është izoluar në Burgun e “Don Bosco”, në pritje të veprimeve të tjera hetimore.

Karabinierët e Kompanisë Firence Oltrarno, njoftuan se kryen një operacion që çoi në arrestimin e një shtetasi shqiptar në posedim të 21 pakove kokainë të cilësisë së lartë, secila me peshë 1 kg. Vlera e drogës shkonte në të paktën 600 mijë euro në çmim shumice.

Operacioni filloi pas një periudhe të kujdesshme vëzhgimi të të dyshuarit, i cili po tregonte sjellje të pazakonta. Bashkë me drogën u sekuestruan edhe disa telefona celularë, që po ekspertohen për t’i dekriptuar.

Bashkë me automatikun dhe pistoletën, u gjet edhe një sasi municioni. Shqiptari jetonte në një shtëpi buzë detit, teksa lëndën narkotike e mbante në depo. Po hetohet për të zbuluar edhe organizatën në të cilën i arrestuari dyshohet se bënte pjesë.

Ky aksion vjen vetëm pak ditë pasi më 9 prill, karabinierët arrestuan një tjetër të ri shqiptar në Capannori, në provincën e Lucca. Edhe në këtë rast, iu gjet në posedim 24 kilogramë kokainë, me një vlerë të vlerësuar prej rreth 700 mijë eurosh. Droga ishte e sistemuar në një kasolle pranë shtëpisë.

Mediat informojnë se autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë lëvizjet e trafikantëve të mundshëm të drogës dhe të forcojnë bashkëpunimin midis forcave të ndryshme policore për të luftuar në mënyrë efektive trafikimin e drogës.

“Prania e armëve në posedim të tregtarëve të drogës përfaqëson një element tjetër shqetësimi për sigurinë publike”, thanë autoritetet ligjzbatuese.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com