• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Majlinda po më vrasin”/ Rrëfehet motra e Saimir Sulës, të riut që i hoqën zemrën në spitalin e Spanjës: Po më marrin shpirtin!

by
10/01/2023 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Motra e Saimir Sulës, të riut që i morën zemrën në një spital në Spanjë ka rrëfyer historinë dhe fjalët e fundit që i tha vëllait

Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain.

“Po dhe më tha “Majlinda po më vrasin”. Atëherë, unë shkova tek spitali, nuk e di a vonova një orë a diçka e tillë, kur arrita tek spitali, tek recepsioni, nuk kishte asnjë njeri. Unë mendoj se në atë orar që nuk kishte asnjë njeri, unë mendoj se ato ishin mbledhur për të manipuluar rastin se “çfarë do të bëjmë ne tani kur ndodhi kjo që nuk e prisnim”. Pretendohet të jetë nervozuar dhe gjatë neutralizimit, këto zotërinjtë, i ka shpëtuar dora, nuk di se si ta them, pretendohet që i ka pushuar zemra”, tha e motra per emisionin Stop. 

Motra e Saimir Sulës: Saimiri kishte temperaturë 38 gradë, ishte kulmi i situatës së Covidit, kishim frikë dhe donim që të bënim një test Covidi. Ishte ora diku 11 e natës, vajtëm në spital për të bërë një test Covidi. Nuk e di nëse nga mëngjesi ose gjatë darkës u mor kampioni i Covidit dhe besoj nga mëngjesi, testi rezultoi negativ, pra nuk kishte Covid, por kishte këtë temperaturën 38 që ndoshta mund të ishte dhe një ftohje. Oksigjeni ishte 94, pra ishte shumë mirë.

Pastaj nga ora 11:00-11:30, e dërgojnë nga dhoma ku ishte, ku qëndronte në krevat, vjen një vajzë nga shoqërueset për ta marrë dhe për t’i bërë një grafi mushkërive. Kur kjo vajza vjen, Saimiri mund të ketë parë ndonjë gjë të dyshimtë në pavion, në dhomë duke folur me mjekët, nuk di se çfarë pa. Më telefonoi duke thënë: Majlindë po më vrasin, më merr urgjent sepse këtu po më marrin shpirtin. Nuk fola dot shumë gjatë. Bërtiti, qau dhe tha “Majlindë, mua këtu po më vrasin”.

Gazetari: Pra, të telefonoi nga numri i punonjëses së spitalit e cila po e çonte për të bërë skaner?

Motra e Saimir Sulës: Po dhe më tha “Majlinda po më vrasin”. Atëherë, unë shkova tek spitali, nuk e di a vonova një orë a diçka e tillë, kur arrita tek spitali, tek recepsioni, nuk kishte asnjë njeri. Unë mendoj se në atë orar që nuk kishte asnjë njeri, unë mendoj se ato ishin mbledhur për të manipuluar rastin se “çfarë do të bëjmë ne tani kur ndodhi kjo që nuk e prisnim”. Pretendohet të jetë nervozuar dhe gjatë neutralizimit, këto zotërinjtë, i ka shpëtuar dora, nuk di se si ta them, pretendohet që i ka pushuar zemra.

Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga Spitali u tha, që Saimir Sula është nervozuar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra.

Por pamjet tregojnë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjeksisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes.

Çështja u referua në Gjykatë në Barcelonë, por ngjarja nuk u zbardh sërish.

Avokati i familjes Sula, Carlo Sardinero tregon për emisionin investigativ “Stop” zhdukjen, apo mosmarrjen e provave kyçe për këtë dosje.

Avokati – Carlo Sardinero: Kam 29 vjet që e ushtroj këtë profesion dhe në asnjë rast gjatë këtyre viteve nuk jam hasur me një çështje të tillë, tejet hermetike dhe me kaq mangësi në prova, sidomos kur bëhet fjalë për prova tejet të thjeshta që janë në dorë të Gjykatës. Këto prova thelbësore janë së pari, marrja e deklarimeve të rojeve të sigurisë që u morën për parandalimin: Pse është e rëndësishme marrja e kësaj prove?

Është e rëndësishme sepse parandalimi që kanë bërë sipas raportit të autopsisë së kryer, ka kontribuar në vdekjen e pacientit. Në momentin që po flasim, ndodhemi përpara një vdekje të shkaktuar nga pakujdesia profesionale. Pra, nëse parandalimi ka ndikuar në vdekjen e personit, duhet marrë dëshmia e anëtarëve të forcave të sigurisë nën cilësinë e personave nën hetim.

Gjyqtari tha se duhej të merrej deklarimi, por e mori me shkrim, pra u pranua një dëshmi me shkrim që në Spanjë është e ndaluar me përjashtim të rasteve shumë specifike. Më tej, kemi kërkuar gjithashtu regjistrimet mbi masat parandaluese nëse ka dhe këto masa kanë ndikuar në vdekjen e Saimirit, atëherë këto masa kanë qenë jo proporcionale. Pse nuk na jepen këto imazhe? Pse gjyqtari nuk ka interes t’i shohë? Së dyti, dëshmia e mjekëve ligjorë është shumë rëndësishme. Për më tepër që edhe ligji e thotë që ata në çdo rast duhet të bëjnë ratifikimin gjyqësor të raportit mjeko-ligjor të kryer. Për më tepër që as kjo nuk u bë.

Kur ti ke në mendje pyetje që “çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur”, mbi të gjitha beson se një gjë e paligjshme fshihet pas kësaj, kjo nuk të lejon që të ecësh përpara në jetë, sidomos kur e di që është shumë e thjeshtë për të hedhur dritë mbi këtë nëpërmjet kryejes së analizave të thjeshta që mund të kryhen në Spanjë, situata është akoma dhe më e padrejtë, për më tepër dhe kur e di dhe më lejoni që ta them duke iu kërkuar falje për këtë, kur vendi yt nëpërmjet kanaleve zyrtare është duke u treguar i butë në rastin e mbrotjes së të drejtave të shtetasve të tij, situata rëndohet më shumë, duhet pyetur se çfarë do të bënte një shtet tjetër në situatën e vëllait të Majlindës, do të ishte më agresiv në qëndrimin e tij. Pra, të gjitha janë duke kontribuar së bashku në shtimin e dhimbjes së familjes.

Pas shumë peripecish, trupi i Saimir Sulës vjen pas 3 javësh në Shqipëri. Familjarët kërkuan bërjen e një tjetër autopsie.

Por Instituti i Mjeksisë Ligjore në Tiranë nuk mund të bënte dot autopsinë, pasi trupi kishte kaluar në fazën e dekompozimit. Mjekët konstatuan mungesën e zemrës në trupin e pajetë të 31-vjeçarit.

Shteti shqiptar regjistroi veprën penale për trafikim të organeve. Prokurorja Suela Salavaci shpjegon, se ka rreth 2 vjet, që janë dërguar 2 letra porosie në Spanjë për të bërë AND-në e zemrës, që autoritetet spanjolle pretendojnë, se e kanë në Spanjë.

Prokuroria ka kërkuar edhe kthimin e zemrës në Shqipëri për një test AND-je./tvklan.al

/e.d

Next Post
“Është në fazë rritëse”/ Brataj: Në vend të qarkullojë gripi australian, ja simptomat

"Është në fazë rritëse"/ Brataj: Në vend të qarkullojë gripi australian, ja simptomat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Dhjetor 2025

December 29, 2025
Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

December 29, 2025
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“Sterilizimi”, Beqaj kërkon t’i vendosen në dispozicion materialet audio të seancës së kaluar

December 29, 2025
Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

December 29, 2025
“Janë në lojë interesa të mëdha”, ish-ministri Milo analizon luftën Izrael-Iran

Kurti–Serbi? Akuzat e ndërsjella, Milo: Fitorja e forcon me fqinjët, është mesazh

December 29, 2025
Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

December 29, 2025
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

December 29, 2025
Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

December 29, 2025
Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

December 29, 2025
Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com